Home
Dhjata e Re
1 Pjetri


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5



1 Pjetri

2
1
Prandaj, duke lėnė mėnjanė ēdo ligėsi, ēdo mashtrim, hipokrizi, smirė e shpifje tė ēdo lloji,
2 dėshironi si foshnja tė sapolindura qumėshtin e pastėr tė fjalės, qė me anė tė tij tė rriteni pėr shpėtimin tuaj,
3 tani qė keni shijuar mirėsinė e Zotit.
4 Duke iu afruar Atij, gurit tė gjallė, qė u hodh poshtė nga njerėzit, por u zgjodh dhe u ēmua prej Perėndisė,
5 edhe ju, si gurė tė gjallė, po ndėrtoheni si njė shtėpi shpirtėrore pėr njė priftėri tė shenjtė, pėr tė bėrė flijime shpirtėrore tė pranueshme pėr Perėndinė nėpėrmjet Jezus Krishtit.
6 Prandaj thuhet nė Shkrim: "Ja, po vė nė Sion njė gur tė zgjedhur, njė gur themeli tė ēmuar dhe ai qė beson nė Atė, nuk do tė turpėrohet kurrė."
7 Ai ėshtė i ēmueshėm pra, pėr ju, qė besoni. Por pėr ata qė nuk besojnė: "Guri, tė cilin e hodhėn poshtė ndėrtuesit, u bė guri i kėndit"
8 dhe "gur qė i bėn njerėzit tė pengohen dhe shkėmb qė i bėn ata tė rrėzohen." Ata pengohen sepse janė tė pabindur ndaj fjalės, pėr tė cilėn edhe ishin caktuar.
9 Por ju jeni njė fis i zgjedhur, njė priftėri mbretėrore, njė komb i shenjtė, njė popull qė i pėrket Perėndisė, qė tė shpallni virtytet e shkėlqyera tė Atij qė ju thirri nga errėsira nė dritėn e Vet tė mrekullueshme.
10 Dikur nuk ishit popull, por tani ju jeni popull i Perėndisė; dikur ju nuk u mėshiruat, por tani gėzoni mėshirė.
11 Tė dashurit e mi, ju kėshilloj, si tė huaj e si tė ardhur, tė hiqni dorė nga pasionet e mishit, tė cilat bėjnė luftė kundėr shpirtit.
12 Silluni mirė midis paganėve, qė megjithėse ju pėrflasin si keqbėrės, tė shohin veprat tuaja tė mira dhe t’i japin lavdi Perėndisė nė ditėn e ardhjes sė Tij.
13 Nėnshtrojuni pėr hir tė Zotit ēdo autoriteti njerėzor, qoftė mbretit, si mė i larti,
14 apo qeveritarėve, qė dėrgohen prej tij pėr tė ndėshkuar keqbėrėsit dhe pėr tė lėvduar bamirėsit.
15 Sepse i tillė ėshtė vullneti i Perėndisė, qė, duke bėrė mirė, tė mund t’i mbyllni gojėn padijes sė njerėzve tė marrė.
16 Jetoni si njerėz tė lirė, por mos e pėrdorni lirinė si veshje pėr tė keqen, por jetoni si shėrbėtorė tė Perėndisė.
17 Tė gjithė t’i nderoni, vėllazėrinė e besimtarėve ta doni, Perėndinė ta keni frikė, mbretin ta nderoni.
18 Shėrbėtorė, nėnshtrojuni me plot frikė zotėrinjve tuaj, jo vetėm atyre qė janė tė mirė dhe tė butė, por edhe atyre qė janė tė ashpėr.

19 Sepse ėshtė e lėvdueshme kur dikush duron hidhėrime duke vuajtur padrejtėsisht dhe kėtė e bėn sepse ėshtė i ndėrgjegjshėm ndaj Perėndisė.
20 Sepse ku ėshtė lavdia, nėse duroni kur ju rrahin pėr mėkatin qė keni bėrė? Por nėse vuani kur bėni mirė dhe duroni, kjo ėshtė pėr t’u lėvduar para Perėndisė.
21 Pėr kėtė jeni thirrur, sepse edhe Krishti vuajti pėr ju, duke ju lėnė njė shembull qė tė ecni pas gjurmėve tė Tij.
22 Ai nuk bėri mėkat, as nuk u gjet mashtrim nė gojėn e Tij.
23 Kur e fyenin, nuk ua kthente me fyerje; kur vuante, nuk bėnte kėrcėnime, por ia besonte veten Atij qė gjykon nė mėnyrė tė drejtė.
24 Ai Vetė i barti mėkatet tona nė trupin e Vet nė drurin e kryqit, qė ne tė vdisnim ndaj mėkateve, dhe tė jetonim pėr drejtėsinė; prej plagėve tė Tij u shėruat ju.
25 Sepse ju ishit si dele qė kanė humbur, por tani jeni kthyer te Bariu dhe Ruajtėsi i shpirtrave tuaj.