Home
Dhjata e Re
1 Pjetri


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5

1 Pjetri

1
1
Pjetri, apostull i Jezus Krishtit, atyre qė banojnė si tė huaj, tė shpėrndarė nėpėr Pont, Galaci, Kapadoki, Azi dhe Bitini, tė zgjedhurve
2 sipas paranjohjes nga Perėndia Atė, nėpėrmjet punės shenjtėruese tė Frymės, pėr t’iu bindur Jezus Krishtit dhe pėr t’u spėrkatur me gjakun e Tij: Hiri dhe paqja qoftė me begati pėr ju.
3 I bekuar qoftė Perėndia dhe Ati i Zotit tonė Jezus Krisht, i cili me mėshirėn e Vet tė madhe na ka bėrė tė lindim sėrish me njė shpresė tė gjallė nėpėrmjet ngjalljes sė Jezus Krishtit nga tė vdekurit,
4 pėr njė trashėgimi qė nuk mund tė prishet, nuk mund tė pėrlyhet dhe as tė kalbet – tė ruajtur nė qiej pėr ju,
5 tė cilėt mbroheni nėpėrmjet besimit nga fuqia e Perėndisė pėr shpėtimin qė ėshtė gati pėr t’u zbuluar nė mbarim tė kohėve.
6 Pėr kėtė gėzohuni, megjithėse tani, po tė jetė nevoja, pėr pak kohė mund tė trishtoheni nga sprova tė ndryshme,
7 tė cilat kanė ndodhur qė besimi juaj, qė ėshtė shumė mė i ēmuar se ari qė prishet edhe pse ka kaluar provėn e zjarrit, tė dalė pėr lėvdatė, lavdi e nder kur tė zbulohet Jezus Krishti,
8 tė cilin, megjithėse nuk e keni parė, e doni. Edhe pse tani nuk e shihni, por besoni nė Tė, mbusheni me njė gėzim tė papėrshkrueshėm dhe plot me lavdi,
9 sepse arrini qėllimin e besimit tuaj, shpėtimin e shpirtrave tuaj.
10 Pėr kėtė shpėtim, profetėt, qė profetizuan pėr hirin qė do t’ju vinte, bėnė kėrkime dhe hetime me imtėsi
11
dhe u pėrpoqėn tė dinin kohėn dhe rrethanat qė po tregonte Fryma e Krishtit qė ishte ndėr ta, kur parashikonte vuajtjet e Krishtit dhe lavditė qė do tė vinin mė pas.
12 Perėndia u zbuloi atyre se ata nuk po i shėrbenin vetes sė tyre, por juve, kur ju folėn pėr ato gjėra qė ju janė shpallur tani nėpėrmjet atyre qė predikuan ungjillin te ju me anė tė Frymės sė Shenjtė qė u dėrgua nga qielli, gjėra tė cilat edhe engjėjt dėshirohen t’i sodisin.
13 Prandaj, mblidheni mendjen, qėndroni esėll, varini tė gjitha shpresat nė hirin qė do t’ju jepet kur tė zbulohet Jezus Krishti.
14 Si fėmijė tė bindur, mos shkoni pas dėshirave qė keni pasur mė parė kur ishit tė paditur,
15 por, ashtu si Ai qė ju thirri ėshtė i shenjtė, edhe ju vetė tė jeni tė shenjtė nė ēdo sjellje tuajėn.
16 Sepse ėshtė shkruar: "Tė jeni tė shenjtė, sepse Unė jam i shenjtė."
17 Dhe po t’i drejtoheni si Atė Atij qė gjykon nė mėnyrė tė paanshme sipas veprės sė secilit, kohėn e shtegtimit tuaj mbi tokė ta kaloni me frikė,
18 duke e ditur se shpengimi qė ju ēliroi nga mėnyra juaj e kotė e jetesės qė keni trashėguar nga etėrit tuaj nuk u bė me gjėra qė prishen si argjendi ose ari,
19 por me gjakun e ēmuar tė Krishtit, si tė njė qengji pa cen e tė panjollė.
20 Ai vėrtet ka qenė njohur qė pėrpara themelimit tė botės, por u shfaq nė kohėt e fundit pėr hirin tuaj.
21 Nėpėrmjet Tij ju besoni nė Perėndinė, qė e ngjalli Atė prej tė vdekurve dhe i dha lavdi, qė besimi juaj dhe shpresa tė jenė te Perėndia.
22 Tani qė keni pastruar shpritrat tuaj duke iu bindur tė vėrtetės pėr njė dashuri vėllazėrore tė pashtirur, duajeni fort njėri-tjetrin me zemėr [tė pastėr],
23 sepse jeni lindur pėrsėri jo prej farės qė prishet, por prej asaj qė nuk prishet, nėpėrmjet fjalės sė Perėndisė qė ėshtė i gjallė dhe qė mbetet pėr jetė.
24 Sepse "I gjithė mishi ėshtė si bari dhe e gjithė lavdia e tij ėshtė si lulja e barit. Bari fishket dhe lulja bie,
25 por fjala e Zotit mbetet pėrgjithmonė." Kjo ėshtė fjala qė ju ėshtė predikuar juve.