8
1
Kur zbriti nga mali, Atij
i shkuan pas turma tė mėdha.
2 Dhe ja, iu afrua njė i gėrbulur, u ul nė gjunjė
para Tij dhe tha: "Zot, po tė duash, Ti mund tė mė
pastrosh."
3 Jezusi zgjati dorėn, e preku dhe tha:
"Po, dua, qofsh i pastruar!", dhe menjėherė gėrbula iu
pastrua.
4 Jezusi i tha: "Shiko se mos i thua njeriu; por
shko, paraqitu te prifti dhe ēoji dhuratėn qė ka urdhėruar Moisiu,
qė ta kesh si dėshmi pėr ta."
5 Kur hyri nė Kapernaum, iu afrua njė kryeqindės,
duke e lutur,
6 dhe tha: "Zot, shėrbėtori im dergjet ulok nė
shtėpi dhe po heq tė zitė e ullirit."
7 Jezusi i tha: "Do tė vij Unė dhe do ta
shėroj."
8 Kryeqindėsi iu pėrgjigj dhe i tha: "Zot, nuk
jam i denjė qė Ti tė hysh nėn pullazin tim, por vetėm thuaj njė
fjalė dhe shėrbėtori im do tė shėrohet,
9 sepse edhe unė jam njeri i varur nga tė tjerėt
dhe kam nėn vete ushtarė; dhe i them kėtij: Shko dhe ai shkon,
e i them njė tjetri: Eja dhe ai vjen, dhe i them
shėrbėtorit tim: Bėje kėtė dhe ai e bėn."
10 Jezusi, kur dėgjoi kėto, u mrekullua dhe u tha
atyre qė i vinin pas: "Me tė vėrtetė po ju them, asnjė njeri
nuk kam gjetur nė Izrael me kaq shumė besim.
11 Po ju them qė shumė do tė vijnė nga Lindja dhe
nga Perėndimi dhe do tė shtrohen nė tryezė me Abrahamin, Isakun dhe
Jakobin, nė mbretėrinė e qiejve,
12 kurse bijtė e mbretėrisė do tė flaken jashtė,
nė errėsirė; atje do tė ketė vajtim dhe kėrcėllimė
dhėmbėsh."
13 Jezusi i tha kryeqindėsit: "Shko, siē ke
besuar, ashtu tu bėftė." Nė atė ēast shėrbėtori u
shėrua.
14 Kur Jezusi hyri nė shtėpinė e Pjetrit, pa
vjehrrėn e tij qė dergjej nė shtrat me ethe.
15 Ia preku dorėn dhe atė e lanė ethet. Ajo u ngrit
dhe filloi ti shėrbejė.
16 Kur erdhi mbrėmja, i sollėn shumė njerėz
tė pushtuar nga demonėt. I dėboi frymėt me njė fjalė dhe i shėroi
tė gjithė tė sėmurėt,
17 qė tė pėrmbushej ajo qė ishte thėnė
nėpėrmjet profetit Isaia: "Ai Vetė mori sėmundjet tona dhe
mbarti lėngatat tona."
18 Jezusi, kur pa se po rrethohej nga njė turmė
njerėzish, urdhėroi tė kalonin matanė bregut.
19 Atėherė iu afrua njė skrib dhe i tha:
"Mjeshtėr, do tė tė ndjek kudo qė tė shkosh."
20 Jezusi i tha: "Dhelprat kanė strofulla dhe
zogjtė e qiellit kanė fole, por Biri i Njeriut nuk ka ku tė
mbėshtesė kokėn."
21 Njė tjetėr nga dishepujt e Tij i tha: "Zot,
mė lėr mė parė tė shkoj e tė varros tim atė."
22 Por Jezusi i tha: "Ndiqmė Mua dhe lėri tė
vdekurit tė varrosin tė vdekurit e tyre."
23 Pastaj Ai hipi nė lundėr dhe dishepujt e Tij e
ndoqėn pas.
24 Dhe ja, njė stuhi e furishme shpėrtheu papritur
nė det, saqė lundra u mbulua nga dallgėt; por Ai flinte.
25 Dishepujt iu afruan dhe e zgjuan duke thėnė:
"Zot, na shpėto se po mbytemi."
26 Ai u tha: "Pėrse keni kaq frikė, o njerėz
besėpakė?" Pastaj, si u ngrit, qortoi erėrat dhe detin e u bė
njė bunacė e madhe.
27 Njerėzit mbetėn tė mrekulluar dhe thoshin:
"Ēnjeri ėshtė ky qė edhe erėrat, edhe deti, i binden!"
28 Kur kaloi pėrtej nė vendin e gadarasve, Atė e
takuan dy njerėz tė pushtuar nga demonėt, qė po dilnin nga varrezat;
kaq shumė tė tėrbuar ishin, saqė askush nuk guxonte tė kalonte nga
ajo rrugė.
29 Ata bėrtitnin e thonin: "Ēpunė ke Ti me
ne, Jezus, Bir i Perėndisė? Paske ardhur kėtu qė tė na
torturosh para kohe?"
30 Jo larg tyre ndodhej njė kope e madhe derrash duke
kullotur.
31 Demonėt filluan ti luten, duke thėnė:
"Po na pėrzure prej kėtej, na dėrgo te kopeja e derrave."
32 Ai u tha: "Shkoni." Me tė dalė, ata u
futėn te derrat; dhe ja, e gjithė kopeja u turr poshtė shkrepit tė
thepisur mbi det dhe u mbyt nė ujė.
33 Ata qė kullosnin derrat, ua mbathėn kėmbėve dhe
u larguan pėr nė qytet, ku treguan gjithēka, si dhe atė qė kishte
ndodhur me tė mbėrthyerit nga demonėt.
34 Dhe ja, i gjithė qyteti kishte dalė pėr tė
takuar Jezusin dhe, kur e panė, iu lutėn qė tė largohej nga krahina
e tyre. |