6
1
Shikoni se mos e zbatoni
drejtėsinė tuaj pėr sytė e njerėzve, qė ata tju shohin;
pėrndryshe nuk do tė keni shpėrblim prej Atit tuaj qė ėshtė nė
qiej.
2 Pra, kur jep lėmoshė, mos e trumbeto para teje,
siē bėjnė hipokritėt nė sinagoga dhe nėpėr rrugė, qė ti
nderojnė njerėzit. Me tė vėrtetė po ju them, ata e kanė marrė
shpėrblimin e tyre.
3 Por kur jep lėmoshė, tė mos e marrė vesh dora
jote e majtė se ēpo bėn e djathta,
4 nė mėnyrė qė lėmosha qė jep, tė mbetet e
fshehtė dhe Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.
5 Kur luteni, mos bėni si hipokritėt, sepse atyre u
pėlqen tė luten duke qėndruar nėpėr sinagoga e nėpėr qoshet e
rrugėve, qė tė shihen nga njerėzit. Me tė vėrtetė po ju them, ata
e kanė marrė shpėrblimin e tyre.
6 Por ti, kur tė lutesh, hyr brenda nė dhomėn
tėnde, dhe pasi ta kesh mbyllur derėn, lutju Atit tėnd qė nuk
shihet, dhe Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.
7 Kur luteni, mos llomotisni siē bėjnė paganėt,
sepse ata mendojnė se, duke folur shumė, do tė dėgjohen.
8 Pra, mos u ngjasoni atyre, sepse Ati juaj i di ato
qė ju nevojiten, pėrpara se tia kėrkoni.
9 Prandaj, lutuni kėshtu: Ati ynė qė je nė
qiej, u shenjtėroftė emri Yt,
10 ardhtė mbretėria Jote, u bėftė vullneti Yt, mbi
dhe siē ėshtė edhe nė qiej.
11 Bukėn tonė tė pėrditshme jepna sot.
12 Falna borxhet tona, ashtu si ua kemi falur edhe ne
borxhlinjve tanė.
13 Mos na shtjer nė ngasje, por na ēliro nga i ligu.
14 Sepse, po tua falni njerėzve fajet e tyre, edhe
Ati juaj qiellor do tju falė.
15 Por, po tė mos ua falni njerėzve fajet e tyre,
as Ati juaj nuk do tju falė fajet tuaja.
16 Kur tė agjėroni, mos merrni njė hije tė
brengosur, siē bėjnė hipokritėt, sepse ata prishen nė fytyrė pėr
tu dukur para njerėzve se po agjėrojnė. Me tė vėrtetė po ju
them, ata e kanė marrė shpėrblimin e tyre.
17 Por ti, kur tė agjėrosh, lyeje kokėn me vaj dhe
laje fytyrėn,
18 qė tė mos dukesh para njerėzve qė po agjėron,
por para Atit tėnd qė nuk shihet, dhe Ati yt qė sheh nė fshehtėsi,
do tė tė shpėrblejė.
19 Mos grumbulloni pėr vete thesare mbi dhe, ku i
bren mola e ndryshku dhe ku vjedhėsit hyjnė me dhunė e i vjedhin,
20 por grumbulloni pėr vete thesare nė qiell, ku as
mola e as ndryshku nuk i brejnė, dhe ku as vjedhėsit nuk hyjnė dot me
dhunė pėr tė vjedhur.
21 Sepse aty ku ke thesarin, aty do do tė jetė edhe
zemra jote.
22 Kandili i trupit ėshtė syri; prandaj po tė jetė
i kthjellėt syri yt, i gjithė trupi yt do tė jetė plot dritė.
23 Por po tė jetė i sėmurė syri yt, i gjithė
trupi yt do tė jetė nė errėsirė; prandaj po tė jetė errėsirė
drita qė ėshtė brenda teje, sa i madh do tė jetė terri!
24 Askush nuk mund tu shėrbejė dy zotėrinjve,
sepse o do tė urrejė njėrin e do tė dojė tjetrin, o do ti
shkojė pas njėrit e do tė pėrbuzė tjetrin. Nuk mund ti shėrbeni
edhe Perėndisė edhe Mamonit.
25 Prandaj po ju them, mos u shqetėsoni pėr jetėn
tuaj, pėr ēfarė do tė hani dhe pėr ēfarė do tė pini, as pėr
trupin tuaj se ēdo tė vishni. A nuk vlen vallė jeta mė shumė se
ushqimi dhe trupi mė shumė se veshja?
26 Shikoni zogjtė e qiellit, qė nuk mbjellin, as nuk
korrin, as nuk grumbullojnė nė grunar e megjithatė Ati juaj qiellor i
ushqen. A nuk vleni ju mė shumė se ata?
27 Cili prej jush, sado tė shqetėsohet, mund ti
shtojė njė orė jetės sė vet?
28 Pėrse bėheni merak pėr veshjen? Shikoni si
rriten zambakėt e fushės, qė as nuk punojnė e as nuk endin.
29 Por po ju them qė as Solomoni, me gjithė lavdinė
e vet, nuk ishte i veshur si njė prej tyre.
30 Por nėse Perėndia e vesh kėshtu barin e fushės,
qė sot ėshtė e nesėr do tė hidhet nė furrė, a nuk do tė bėjė
shumė mė tepėr pėr ju, o njerėz besėpakė?
31 Prandaj mos u merakosni, duke thėnė: Ēfarė
do tė hamė? Ēfarė do tė pimė? Ēfarė do tė veshim?
32 Sepse tė gjitha kėto i kėrkojnė paganėt, dhe
Ati juaj qiellor e di qė keni nevojė pėr tė gjitha kėto.
33 Por kėrkoni mė parė mbretėrinė e Tij dhe
drejtėsinė e Tij dhe tė gjitha kėto gjėra do tju shtohen.
34 Prandaj mos u bėni merak pėr tė nesėrmen, sepse
e nesėrmja do tė shqetėsohet vetė pėr hallet e veta.
Secilės ditė i mjafton e keqja e vet. |