Home
Dhjata e Re
Mateu


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26
kap 27
kap 28

Mateu

5
1 Kur pa turmat, Ai u ngjit nė mal, dhe si u ul, iu afruan dishepujt e Vet.
2 Filloi t’i mėsonte duke thėnė:
3 "Lum ata qė janė tė varfėr nė shpirt, sepse e tyrja ėshtė mbretėria e qiejve.
4 Lum ata qė vajtojnė, sepse ata do tė ngushėllohen.
5 Lum ata qė janė zemėrbutė, sepse ata do tė trashėgojnė tokėn.
6 Lum ata qė janė tė uritur dhe tė etur pėr drejtėsi, sepse ata do tė nginjen.
7 Lum tė mėshirshmit, sepse ndaj tyre do tė tregohet mėshirė.
8 Lum ata me zemėr tė pastėr, sepse ata do ta shohin Perėndinė.
9 Lum ata qė punojnė pėr paqen, sepse ata do tė thirren bij tė Perėndisė.
10 Lum ata qė janė pėrndjekur pėr shkak tė drejtėsisė, sepse e tyre ėshtė mbretėria e qiejve.
11 Tė lumėt ju kur t’ju shajnė e t’ju pėrndjekin dhe, duke gėnjyer, tė thonė tė gjitha tė kėqijat kundėr jush pėr shkakun Tim.
12 Gėzohuni dhe ngazėllohuni, sepse i madh ėshtė shpėrblimi juaj nė qiej, sepse kėshtu i pėrndoqėn edhe profetėt qė kanė qenė pėrpara jush.
13 Ju jeni kripa e tokės, por nėse kripa amėshtohet, me ēfarė do tė njelmėsohet? Nuk vlen mė pėr asgjė veē pėr t’u hedhur jashtė e pėr t’u shkelur nga njerėzit.
14 Ju jeni drita e botės. Nuk mund tė fshihet qyteti qė ėshtė nė majė tė malit.
15 As kandilin nuk e ndezin dhe nuk e vėnė nėn karroqe, por e vendosin nė shandan, qė t’u bėjė dritė tė gjithėve qė janė nė shtėpi.
16 Kėshtu, le tė shndritė drita juaj pėrpara njerėzisė, qė ata tė mund tė shohin veprat tuaja tė mira dhe t’i thurin lavdi Atit tuaj qė ėshtė nė qiej.
17 Mos mendoni se kam ardhur qė tė shfuqizoj Ligjin ose Profetėt; nuk kam ardhur pėr t’i shfuqizuar, por pėr t’i plotėsuar.
18 Sepse me tė vėrtetė po ju them, sa tė jetė qielli dhe toka, asnjė shkronjė dhe asnjė presje nuk do t’i hiqet Ligjit, derisa tė pėrmbushen tė gjitha.
19 Pra, kushdo qė tė shkelė edhe mė tė voglėn prej kėtyre porosive dhe t’i mėsojė njerėzit tė veprojnė ashtu, do tė quhet mė i vogli nė mbretėrinė e qiejve; por kushdo qė i zbaton ato porosi dhe ua mėson tė tjerėve, ky do tė quhet i madh nė mbretėrinė e qiejve.
20 Sepse po ju them qė, nėse drejtėsia juaj nuk ia kalon asaj tė skribėve dhe tė farizenjve, nuk do tė hyni nė mbretėrinė e qiejve.
21 E keni dėgjuar ē’kanė thėnė mė tė vjetrit: ‘Nuk do tė vrasėsh; kushdo qė do tė vrasė, do t’i nėnshtrohet gjykimit.’
22 Por po ju them qė kushdo qė zemėrohet me vėllanė e vet, do tė pėrgjigjet para gjyqit, dhe kushdo qė i thotė vėllait tė vet ‘raka’, do tė jetė fajtor para kėshillit tė lartė, dhe kushdo qė i thotė ‘i marrė’, do t’i nėnshtrohet ferrit tė zjarrtė.
23 Prandaj, nėse e sjell dhuratėn tėnde nė altar dhe atje kujtohesh qė yt vėlla ka diēka kundėr teje,
24 lėre aty dhuratėn para altarit. Shko mė parė tė pajtohesh me vėllanė tėnd dhe pastaj eja tė sjellėsh dhuratėn.
25 Ndaje sa mė shpejt sherrin me kundėrshtarin tėnd qė kur je rrugės me tė, se mos kundėrshtari tė dorėzon te gjykatėsi dhe gjykatėsi te roja dhe tė flakin nė burg.
26 Me tė vėrtetė po ta them, se kurrė nuk ke pėr tė dalė prej andej, pa paguar mė parė edhe qindarkėn e fundit.
27 Keni dėgjuar qė ėshtė thėnė: ‘Mos e shkel kurorėn’,
28 por Unė po ju them, qė kushdo qė e shikon me lakmi gruan e tjetrit, ka shkelur tashmė kurorėn me tė nė zemrėn e vet.
29 Nėse syri yt i djathtė tė shtyn nė mėkat, nxirre dhe flake tej, sepse ėshtė mė mirė qė tė humbasėsh njė pjesė tė trupit tėnd, sesa tė tė hidhet i gjithė trupi nė skėterrė.
30 Nėse dora e djathtė tė shtyn nė mėkat, preje dhe flake tej, sepse ėshtė mė mirė qė tė humbasėsh njė pjesė tė trupit tėnd, sesa tė tė pėrfundojė i tėrė trupi nė skėterrė.
31 Ėshtė thėnė qė kushdo qė lė gruan e vet, duhet t’i japė shkresėn e ndarjes.
32 Por po ju them, qė ēdo njeri qė e ndan gruan e vet, me pėrjashtim tė rastit tė imoralitetit, e bėn atė ta shkelė kurorėn, dhe kushdo qė martohet me grua tė ndarė, shkel kurorėn.
33 Veē kėsaj, ju keni dėgjuar qė ėshtė thėnė nga mė tė vjetrit: ‘Mos bėj be tė rreme, por mbaji betimet qė bėn pėrpara Zotit.’
34 Por po ju them: mos bėni asnjė lloj beje, as pėr qiellin, sepse ai ėshtė froni i Perėndisė,
35 as pėr dheun, sepse ėshtė stoli pėr kėmbėt e Tij, as pėr Jeruzalemin, sepse ėshtė qyteti i Mbretit tė madh,
36 as pėr kokėn tėnde mos bėj be, sepse nuk mund ta bėsh tė bardhė ose tė zezė as edhe njė fije floku tė vetme.
37 Por fjala juaj duhet tė jetė ‘Po, po’ ose ‘Jo, jo’, sepse ēdo gjė mė tepėr se kėto vjen nga i ligu.
38 Ju keni dėgjuar qė ėshtė thėnė, ‘Sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb’,
39 por Unė po ju them qė tė mos i kundėrviheni njeriut tė lig. Kur dikush tė godet nė faqen e djathtė, ktheja edhe tjetrėn.
40 Nėse dikush tė hedh nė gjyq e tė merr kėmishėn, lėrja edhe setrėn.
41 Kur dikush tė detyron tė ecėsh njė milje, ti bėj dy bashkė me tė.
42 Atij qė tė lyp, jepi, dhe mos i kthe krahėt atij qė kėrkon tė marrė hua prej teje.
43 Keni dėgjuar qė ėshtė thėnė: ‘Duaje tė afėrmin tėnd dhe urreje armikun tėnd’,
44 por Unė po ju them, duajini armiqtė tuaj dhe lutuni pėr ata qė ju pėrndjekin,
45 qė tė jeni bij tė Atit tuaj qė ėshtė nė qiell, qė bėn diellin e Vet tė lindė mbi tė ligjtė e tė mirėt dhe e bėn shiun tė bjerė mbi tė drejtėt e tė padrejtėt.
46 Sepse nėse doni ata qė ju duan, ēfarė shpėrblimi do tė keni? A nuk bėjnė tė njėjtėn gjė edhe tagrambledhėsit?
47 Nėse pėrshėndesni vetėm vėllezėrit tuaj, ēfarė po bėni mė tepėr se tė tjerėt? A nuk bėjnė tė njėjtėn gjė edhe paganėt?
48 Prandaj, tė jeni tė pėrsosur, ashtu siē ėshtė i pėrsosur Ati juaj qiellor.