Home
Dhjata e Re
Mateu


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26
kap 27
kap 28

Mateu

26
1
Dhe ndodhi qė kur Jezusi i mbaroi tė gjitha kėto biseda, u tha dishepujve tė Vet.
2 "Ju e dini qė pas dy ditėsh janė Pashkėt dhe Biri i Njeriut do tė dorėzohet pėr t’u kryqėzuar."
3 Atėherė kryepriftėrinjtė dhe pleqtė e popullit u mblodhėn nė pallatin e kryepriftit, qė quhej Kaifa.
4 Ata thurrėn njė plan pėr ta kapur Jezusin me dredhi e pastaj ta vritnin.
5 Por thoshin: "Jo nė ditė feste, se mos bėhet ndonjė trazirė nė popull."
6 Kur Jezusi ndodhej nė Betani, nė shtėpinė e Simonit, tė gėrbulurit,
7 iu afrua njė grua qė kishte njė enė alabastri me vaj erėmirė shumė tė ēmueshėm dhe, kur Ai u ul tė hante, e derdhi mbi kokėn e Tij.
8 Kur dishepujt e panė kėtė, u zemėruan dhe thanė: "Pėrse bėhet ky shpenzim?
9 Sepse ai vaj mund tė shitej shtrenjtė dhe paratė t’u jepeshin tė varfėrve."
10 Kur e mori vesh Jezusi, u tha: "Pėrse e mėrzitni kėtė grua? Ajo mė bėri njė shėrbim tė mirė.
11 Tė varfrit do t’i keni gjithmonė me vete; ndėrsa Mua nuk do tė mė keni gjithmonė.
12 Sepse ajo, duke derdhur kėtė vaj erėmirė mbi trupin Tim, e bėri pėr tė mė pėrgatitur pėr varrim.
13 Me tė vėrtetė po ju them, kudo qė tė predikohet ky ungjill, nė tėrė botėn, do tė flitet edhe pėr kėtė qė bėri ajo, nė kujtim tė saj."
14 Pastaj, njėri nga tė dymbėdhjetėt, i quajtur Juda Iskarioti, shkoi te kryepriftėrinjtė
15 dhe u tha: "Ēfarė doni tė mė jepni qė unė t’jua dorėzoj?" Ata i peshuan tridhjetė monedha argjendi.
16 Qė nga ajo kohė ai kėrkonte tė gjente rastin pėr ta dorėzuar.
17 Tė parėn ditė tė Bukės sė Ndorme dishepujt iu afruan Jezusit dhe thanė: "Ku dėshiron qė tė pėrgatisim pėr tė ngrėnė Pashkėt?"
18 Ai tha: "Shkoni nė qytet tek akėcili, dhe i thoni: ‘Mjeshtri thotė, koha Ime ėshtė afėr, Pashkėt do t’i bėj tek ti bashkė me dishepujt e Mi’."
19 Dishepujt bėnė siē i porositi Jezusi dhe pėrgatitėn Pashkėt.
20 Kur ra mbrėmja, Ai u ul pranė sofrės me tė dymbėdhjetėt.
21 Ndėrsa hanin, Ai tha: "Me tė vėrtetė po ju them qė njėri prej jush do tė mė tradhtojė."
22 Ata u hidhėruan pa masė dhe secili filloi t’i thoshte: "Mos jam unė, Zot?"
23 Ai u pėrgjigj dhe tha: "Ai qė e futi dorėn nė ēanak bashkė me Mua, ai do tė mė tradhtojė.
24 Vėrtet Biri i Njeriut po shkon, siē ėshtė shkruar pėr Tė, por mjerė ai qė e tradhton Birin e Njeriut! Mirė do tė ishte pėr atė njeri tė mos ishte lindur."
25 Juda, i cili e tradhtoi, u pėrgjigj dhe tha: "Mos jam unė, Rabbi?" Ai i tha: "Ti po e thua."
26 Kur po hanin, Jezusi mori bukėn, e ndau duke e bekuar, ua dha dishepujve dhe tha: "Merreni, hajeni! Ky ėshtė trupi Im."
27 Mori njė kupė dhe, si tha lutjen e falėnderimit, ua dha atyre dhe tha: "Pini tė gjithė nga kjo,
28 sepse ky ėshtė gjaku Im i besėlidhjes, qė u derdh pėr shumė njerėz pėr faljen e mėkateve.
29 Por po ju them, qė tani e tutje nuk do tė pi mė nga ky fryt i hardhisė, deri nė atė ditė kur ta pi tė re bashkė me ju nė mbretėrinė e Atit Tim."
30 Pasi kėnduan njė himn, dolėn pėr nė Malin e Ullinjve.
31 Atėherė Jezusi u tha: "Tė gjithė ju do tė shkandulloheni kėtė natė pėr shkakun Tim, sepse ėshtė shkruar: ‘Do tė godas bariun dhe delet e grigjės do tė shkapėrdahen.
32 Por kur tė jem ngritur, do tė shkoj pėrpara jush nė Galile."
33 Pjetri u pėrgjigj dhe i tha: "Nėse tė gjithė do tė shkandullohen pėr shkakun Tėnd, unė kurrė nuk do tė shkandullohem."
34 Jezusi i tha: "Me tė vėrtetė po tė them, qė nė kėtė natė, pėrpara se tė kėndojė kėndesi, ti do tė mė mohosh tri herė."
35 Pjetri i tha: "Edhe sikur tė mė duhet tė vdes me Ty, kurrė nuk kam pėr tė tė mohuar." Po ashtu thanė tė gjithė dishepujt.
36 Pastaj Jezusi shkoi me ta nė njė vend tė quajtur Getsemani dhe u tha dishepujve: "Uluni kėtu, ndėrsa Unė po shkoj atje e po lutem."
37 Si mori me vete Pjetrin dhe dy djemtė e Zebedeut, filloi tė ngashėrehej plot ankth nė zemėr.
38 Pastaj u tha: "I ligėshtuar ėshtė shpirti Im deri nė vdekje. Qėndroni kėtu e rrini zgjuar bashkė me Mua."
39 Si shkoi pak mė tutje, u ul me fytyrė pėrdhe dhe filloi tė lutej, duke thėnė: "Ati Im, nėse ėshtė e mundur, largoje prej Meje kėtė kupė, megjithatė jo siē dua Unė, por siē do Ti."
40 Pastaj u kthye te dishepujt dhe, kur i gjeti duke fjetur, i tha Pjetrit: "Pra, ju nuk mundėt tė rrini zgjuar as njė orė me Mua?
41 Hapni sytė e lutuni, qė tė mos bini nė tundim. Vėrtet shpirti ėshtė i gatshėm, por mishi ėshtė i dobėt."
42 Ai u largua edhe njė herė pėr sė dyti dhe u lut, duke thėnė: "Ati im, nėse nuk ėshtė e mundur qė kjo kupė tė largohet prej Meje pa e pirė, u bėftė vullneti Yt."
43 Kur erdhi, i gjeti ata pėrsėri duke fjetur, sepse u ishin rėnduar sytė.
44 I la ata e u largua pėrsėri dhe u lut pėr herė tė tretė, duke thėnė prapė po ato fjalė.
45 Pastaj u afrua te dishepujt dhe u tha: "Ende po flini e po pushoni? Ja, ora po afron dhe Birin e Njeriut do ta dorėzojnė nė duart e mėkatarėve.
46 Ngrihuni, shkojmė! Ja, ai qė do tė mė tradhtojė, ka ardhur."
47 Ishte ende duke folur, kur ja ku erdhi Juda, njė nga tė dymbėdhjetėt, e bashkė me tė njė turmė e madhe njerėzish me shpata e shkopinj, tė dėrguar nga kryepriftėrinjtė dhe pleqtė e popullit.
48 Ai qė do ta tradhtonte, u dha shenjė, duke u thėnė: "Atė qė do tė puth, Ai vetė ėshtė. Kapeni."
49 Iu afrua menjėherė Jezusit dhe tha: "Tungjatjeta, Rabbi" dhe e puthi.
50 Por Jezusi i tha: "O mik, pėr kėtė paske ardhur?" Pastaj ata iu afruan, iu hodhėn dhe e kapėn Jezusin.
51 Ja, njėri prej atyre qė ishin me Jezusin, zgjati dorėn, nxori shpatėn dhe, duke e goditur shėrbėtorin e kryepriftit, i kėputi veshin.
52 Atėherė Jezusi i tha: "Vėre shpatėn nė vend tė vet, sepse tė gjithė ata qė nxjerrin shpatėn, prej shpatės do tė vdesin.
53 Apo mendon se nuk mund t’i lutem Atit Tim qė tė mė dėrgojė tani mė shumė se dymbėdhjetė legjione me engjėj?
54 Por si do tė pėrmbushen Shkrimet, qė thonė se kėshtu duhet tė ndodhė?"
55 Nė po atė orė Jezusi i tha turmės: "Paskeni dalė me shpata e shkopinj, si kundėr njė kusari, pėr tė mė kapur Mua? Pėrditė rrija ulur nė tempull duke i mėsuar njerėzit dhe nuk mė kapėt.
56 Por e tėra kjo u bė qė tė pėrmbushen Shkrimet e profetėve." Atėherė tė gjithė dishepujt e lanė dhe ikėn.
57 Ata qė e kapėn Jezusin, e ēuan tek Kaifa, kryeprifti, ku ishin mbledhur skribėt dhe pleqtė.
58 Pjetri e ndiqte nga larg deri nė oborrin e kryepriftit dhe, si hyri brenda, u ul me shėrbyesit pėr tė parė pėrfundimin.
59 Tani, kryepriftėrinjtė dhe i tėrė kėshilli i lartė kėrkonin dėshmi tė rreme kundėr Jezusit, qė ta vrisnin.
60 Por nuk gjetėn gjė, megjithėse u afruan shumė dėshmitarė tė rremė. Mė nė fund erdhėn dy veta
61 dhe thanė: "Ky ka thėnė: ‘Unė mund ta shkatėrroj tempullin e Perėndisė e ta ndėrtoj brenda tri ditėsh’."
62 Kryeprifti u ngrit dhe i tha: "Asnjė pėrgjigje nuk po jep? Ē’ėshtė kjo qė dėshmojnė kėta kundėr Teje?"
63 Por Jezusi nuk foli. Kryeprifti i tha: "Po tė vė nė be nė emėr tė Perėndisė sė gjallė qė tė na thuash nėse Ti je Krishti, Biri i Perėndisė."
64 Jezusi i tha: "Ti po e thua. Megjithatė po ju them, qė tani e tutje do ta shihni Birin e Njeriut tė ulur nga e djathta e tė Fuqishmit dhe duke ardhur mbi retė e qiellit."
65 Pastaj kryeprifti shqeu petkat e veta dhe tha: "Ka thėnė blasfemi. Pėrse na duhen ende dėshmitarė? Ja, sapo e dėgjuat blasfeminė.
66 Ēfarė mendoni?" Ata u pėrgjigjėn dhe thanė: "Ėshtė fajtor, meriton dėnim me vdekje!"
67 Pastaj e pėshtynė nė fytyrė, e goditėn me grushte dhe i ranė me shuplaka,
68 duke thėnė: "Na e zbulo me profeci, o Krisht, kush tė goditi?"
69 Pjetri ishte ulur jashtė nė oborr. Iu afrua njė shėrbėtore dhe i tha: "Edhe ti ke qenė bashkė me Jezusin e Galilesė."
70 Por ai e mohoi pėrpara tė gjithėve, duke thėnė: "Nuk e di ē’po thua."
71 Kur doli te dera e jashtme, njė tjetėr e pa dhe u tha atyre qė ishin atje: "Ky ka qenė me Jezusin e Nazaretit."
72 Ai e mohoi pėrsėri me be: "Nuk e njoh atė njeri."
73 Pas pak iu afruan ata qė po rrinin aty dhe i thanė Pjetrit: "Vėrtet edhe ti je njė prej tyre, sepse tė tradhton e folura jote."
74 Atėherė ai filloi tė mallkonte e tė pėrbetohej: "Nuk e njoh atė njeri." Po nė atė ēast kėndoi kėndesi.
75 Pjetrit iu kujtua fjala e Jezusit, qė i kishte thėnė: "Para se tė kėndojė kėndesi, do tė mė mohosh tri herė." Dhe doli jashtė e qau me hidhėrim.