Home
Dhjata e Re
Mateu


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26
kap 27
kap 28

Mateu

25
1
"Atėherė mbretėria e qiejve do t’u ngjajė dhjetė virgjėreshave, qė morėn kandilėt e tyre dhe dolėn pėr tė pritur dhėndrin.
2 Pesė prej tyre ishin mendjelehta dhe pesė tė menēura;
3 mendjelehtat morėn kandilėt, por nuk morėn vaj me vete.
4 Tė menēurat morėn enė me vaj sė bashku me kandilėt e tyre.
5 Meqė dhėndri po vonohej, tė gjitha dremiteshin dhe i zuri gjumi.
6 Nė mes tė natės u dėgjua njė britmė: ‘Ja dhėndri, dilini pėrpara!’
7 Atėherė tė gjitha virgjėreshat u zgjuan dhe bėnė gati kandilėt e tyre.
8 Mendjelehtat u thanė tė menēurave: ‘Na jepni nga vaji juaj, sepse po na fiken kandilėt.’
9 Por tė menēurat u pėrgjigjėn dhe thanė: ‘Ndoshta nuk mjafton as pėr ne as pėr ju. Shkoni mė mirė tek ata qė shesin vaj e blini pėr veten tuaj.
10 Nė kohėn qė ato shkuan pėr tė blerė, erdhi dhėndri; ato qė ishin gati, hynė bashkė me tė nė dasmė dhe dera u mbyll.
11 Mė vonė erdhėn edhe virgjėreshat e tjera dhe thanė: ‘Zotėri, zotėri, na e hap derėn
12 Por ai u pėrgjigj dhe tha: ‘Vėrtet po ju them, nuk ju njoh.’
13 Hapini sytė pra, sepse ju nuk e dini as ditėn as orėn.
14 Sepse do tė jetė si puna e atij njeriu qė do tė merrte udhė tė largėt, thirri shėrbėtorėt e tij dhe ua besoi mallin e vet.
15 Njėrit i dha pesė talenta, tjetrit dy e tjetrit njė, secilit sipas aftėsisė sė tij, dhe u nis pėr udhė tė largėt.
16 Ai qė mori pesė talentat, shkoi dhe i vuri menjėherė nė pėrdorim dhe fitoi pesė tė tjerė.
17 Po ashtu ai qė mori dy talenta, fitoi dy tė tjerė.
18 Ndėrsa ai qė mori njė, shkoi dhe gėrmoi njė gropė nė tokė dhe e fshehu paranė e tė zotit tė vet.
19 Pasi kishte kaluar njė kohė e gjatė, erdhi i zoti i atyre shėrbėtorėve dhe bėri llogaritė me ta.
20 Ai qė mori pesė talentat, iu afrua dhe i solli pesė talenta tė tjerė dhe tha: ‘Zotėri, pesė talenta mė besove. Shiko, fitova pesė talenta tė tjerė.’
21 I zoti i tha: ‘Tė lumtė, o shėrbėtor i mirė dhe besnik. U tregove besnik nė pak gjė, unė do tė tė besoj shumė gjėra. Merr pjesė nė gėzimin e zotit tėnd.
22 Ai qė kishte marrė dy talentat, u afrua e tha: ‘Zotėri, dy talenta mė besove. Shiko, fitova dy talenta tė tjerė.’
23 I zoti i tha: ‘Tė lumtė, o shėrbėtor i mirė dhe besnik. U tregove besnik nė pak gjė, unė do tė tė besoj shumė gjėra. Merr pjesė nė gėzimin e zotit tėnd.’
24 Pastaj erdhi ai qė kishte marrė njė talent dhe tha: ‘Zotėri, e dija qė je njeri i ashpėr, qė vjel aty ku nuk ke mbjellė dhe mbledh aty ku nuk ke hedhur farė.
25 Meqė kisha frikė, shkova dhe e fsheha talentin tėnd nė tokė. Ja ku e ke.’
26 I zoti u pėrgjigj dhe i tha: ‘O shėrbėtor i lig dhe i mefshtė. E dije, apo jo, qė unė korr aty ku nuk kam mbjellė e mbledh aty ku nuk kam shpėrndarė?
27 Prandaj ti duhet t’i ēoje paratė e mia te kėmbyesit e parave, dhe, kur tė vija unė, tė merrja tė miat bashkė me kamatėn.
28 Merrjani pra, talentin dhe jepjani atij qė ka dhjetė talenta.
29 Sepse gjithkujt qė ka, do t’i jepet dhe ai do tė ketė me tepri; por atij qė nuk ka, do t’i merret edhe ajo qė ka.
30 Flakeni shėrbėtorin e paaftė jashtė nė errėsirė. Aty do tė ketė kujė dhe kėrcėllimė dhėmbėsh.’
31 Kur tė vijė Biri i Njeriut me lavdinė e Tij dhe tė gjithė engjėjt bashkė me Tė, atėherė Ai do tė ulet nė fronin e lavdisė sė Vet.
32 Tė gjitha kombet do tė mblidhen pėrpara Tij dhe Ai do t’i veēojė ato nga njėri-tjetri, ashtu si veēon bariu delet nga dhitė.
33 Delet do t’i vėrė nga e djathta e Vet, ndėrsa dhitė nga e majta.
34 Pastaj Mbreti do t’u thotė atyre nga e djathta e Vet: ‘Ejani, ju o tė bekuar nga Ati Im, trashėgoni mbretėrinė qė ėshtė pėrgatitur pėr ju qė nga themelimi i botės.
35 Sepse isha i uritur dhe ju mė dhatė pėr tė ngrėnė; kisha etje dhe ju mė dhatė pėr tė pirė; isha i huaj dhe ju mė pritėt;
36 isha i zhveshur dhe ju mė veshėt; isha i sėmurė dhe ju u kujdesėt pėr mua; isha nė burg dhe ju erdhėt tek Unė.
37 Atėherė tė drejtėt do t’i pėrgjigjen, duke thėnė: ‘Zot, kur vallė tė pamė tė uritur e tė dhamė pėr tė ngrėnė, apo tė pamė tė etur e tė dhamė pėr tė pirė?
38 Kur tė pamė tė huaj dhe tė pritėm si mik apo tė zhveshur e tė veshėm?
39 Kur tė pamė tė sėmurė apo nė burg dhe erdhėm te Ti?’
40 Mbreti do t’u pėrgjigjet e do t’u thotė: ‘Me tė vėrtetė po ju them, ēfarėdo qė tė keni bėrė pėr njėrin nga kėta vėllezėrit e Mi mė pak tė rėndėsishėm, e keni bėrė pėr Mua.’
41 Pastaj do t’u thotė edhe atyre nga e majta: ‘Ikni prej Meje, ju o tė mallkuar, nė zjarrin e parreshtur, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij.
42 Sepse isha i uritur dhe nuk mė dhatė pėr tė ngrėnė; kisha etje dhe nuk mė dhatė pėr tė pirė.
43 Isha i huaj dhe nuk mė pritėt; isha i zhveshur dhe ju nuk mė veshėt; isha i sėmurė e nė burg dhe ju nuk erdhėt tė mė shihni.’
44 Pastaj edhe ata do tė pėrgjigjen, duke thėnė: ‘Zot, kur vallė tė pamė tė uritur, apo me etje, apo tė huaj, apo tė zhveshur, apo tė sėmurė, apo nė burg dhe nuk u kujdesėm pėr Ty?’
45 Atėherė Ai do tė pėrgjigjet dhe do t’u thotė: ‘Me tė vėrtetė po ju them, pėrderisa nuk e keni bėrė pėr njėrin prej kėtyre mė pak tė rėndėsishėm, as pėr Mua nuk e keni bėrė.’
46 Kėta do tė largohen pėr nė ndėshkimin e pėrjetshėm, ndėrsa tė drejtėt pėr nė jetėn e amshuar."