24
1
Jezusi doli nga tempulli dhe, kur po largohej, iu afruan dishepujt e Tij
pėr ti treguar ndėrtesat e tempullit.
2 Ai u pėrgjigj dhe u tha: "A nuk i shihni tė
gjitha kėto gjėra? Me tė vėrtetė po ju them, nuk do mbesė kėtu
gur mbi gur pa u rrėnuar."
3 Kur ishte ulur nė Malin e Ullinjve, iu afruan
dishepujt vetėm pėr vetėm dhe thanė: "Na thuaj, kur do tė
ndodhin kėto gjėra? Cila do tė jetė shenja e ardhjes Sate dhe e
fundit tė jetės?"
4 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha: "Hapni sytė se
mos ju mashtron njeri.
5 Sepse shumė do tė vijnė nė emrin Tim, duke
thėnė: Unė jam Krishti dhe do tė mashtrojnė shumė njerėz.
6 Do tė dėgjoni luftėra e jehona luftėrash.
Shikoni tė mos trembeni, sepse kėshtu duhet tė ndodhė, por ky nuk
ėshtė ende fundi.
7 Sepse kombi do tė ngrihet kundėr kombit dhe
mbretėria kundėr mbretėrisė; vende-vende do tė ketė zi buke dhe
tėrmete.
8 Por tė gjitha kėto janė fillimi i dhembjeve.
9 Pastaj do tju dorėzojnė pėr tortura e do tju
vrasin dhe do tė urreheni nga tė gjitha kombet pėr hir tė emrit Tim.
10 Atėherė shumė do tė shkandullohen, do tė
tradhtojnė njėri-tjetrin dhe do tė urrejnė njėri-tjetrin.
11 Do tė dalin shumė profetė tė rremė dhe do tė
mashtrojnė shumė njerėz.
12 Kur tė vėrshojė paudhėsia, dashuria e shumė
njerėzve do tė ftohet.
13 Ai qė qėndron deri nė fund, ky do tė
shpėtohet.
14 Ky ungjill i mbretėrisė do tė predikohet nė
mbarė botėn si dėshmi pėr tė gjitha kombet dhe atėherė do tė
vijė fundi.
15 Pra, kur tė shihni neverinė e shkretimit duke
qėndruar nė vend tė shenjtė, pėr tė cilėn ėshtė folur
nėpėrmjet profetit Daniel (kush lexon, le ta kuptojė),
16 atėherė ata qė janė nė Jude, le tia mbathin
ndėr male.
17 Kush ėshtė mbi pullaz, tė mos zbresė pėr tė
marrė plaēkat prej shtėpisė sė vet.
18 Kush ėshtė nė arė, tė mos kthehet prapa pėr
tė marrė rrobėn e vet.
19 Mjerė ato qė janė shtatzėna dhe ato qė japin
gji nė ato ditė!
20 Lutuni qė ikja juaj tė mos ndodhė nė dimėr, as
tė shtunėn,
21 sepse atėherė do tė ketė mundim aq tė madh, sa
nuk ka ndodhur prej fillimit tė botės deri tani dhe as qė ka pėr tė
ndodhur kurrė.
22 Po tė mos shkurtoheshin ato ditė, askush nuk do
tė shpėtohej, por pėr hir tė tė zgjedhurve, ato ditė do tė
shkurtohen.
23 Pastaj, po tju thotė ndokush: Ja, kėtu
ėshtė Krishti, ose Ėshtė atje, mos e besoni,
24 sepse Krishta tė rremė e profetė tė rremė do
tė dalin e do tė bėjnė shenja tė mėdha e mrekulli pėr tė
mashtruar, po tė ishte e mundur, edhe tė zgjedhurit.
25 Ja, jua kam thėnė qė mė parė.
26 Prandaj, po tju thonė: Ja, ėshtė nė
shkretėtirė, mos dilni, ose Ja ku ėshtė, brenda nė shtėpi,
mos u besoni.
27 Sepse ashtu si vetėtima qė del nga lindja e
flakėron deri nė perėndim, ashtu do tė jetė ardhja e Birit tė
Njeriut.
28 Kudo qė tė ketė kėrma, aty do tė mblidhen
korbat.
29 Menjėherė pas mundimit tė madh tė atyre ditėve
dielli do tė errėsohet, hėna nuk do tė japė shkėlqimin e saj, yjet
do tė bien prej qiellit dhe fuqitė e qiejve do tė tunden.
30 Pastaj do tė shfaqet shenja e Birit tė Njeriut
nė qiell dhe atėherė tė gjitha fiset e dheut do tė vajtojnė e do
tė shohin Birin e Njeriut duke ardhur mbi retė e qiellit me fuqi e
lavdi tė madhe.
31 Ai do tė dėrgojė engjėjt e Vet me trumbetėn e
madhe dhe ata do tė mbledhin tė zgjedhurit e Tij nga tė katėr anėt,
nga njėri skaj i qiejve deri te tjetri.
32 Dhe tani, mėsoni kėtė shėmbėlltyrė nga fiku;
sapo dega e tij bėhet e njomė dhe nxjerr gjethet, ju e merrni vesh qė
vera ėshtė afėr.
33 Po ashtu edhe ju, kur ti shihni tė gjitha
kėto, merreni vesh qė ėshtė pranė, tek dera.
34 Me tė vėrtetė po ju them, ky brez nuk do tė
kalojė pa ndodhur tė gjitha kėto gjėra.
35 Qielli dhe toka do tė kalojnė, por fjalėt e Mia
nuk do tė kalojnė.
36 Askush nuk di gjė pėr atė ditė dhe atė orė,
as engjėjt e qiejve, as Biri, por vetėm Ati.
37 Siē ishte nė ditėt e Noes, ashtu do tė jetė
ardhja e Birit tė Njeriut.
38 Sepse siē ishte nė ato ditė para pėrmbytjes, njerėzit
hanin e pinin, martoheshin dhe jepeshin pėr martesa, deri nė
ditėn nė tė cilėn Noeja hyri nė arkė,
39 dhe nuk e morėn vesh derisa erdhi pėrmbytja dhe i
pėrpiu tė gjithė; ashtu do tė jetė edhe ardhja e Birit tė Njeriut.
40 Atėherė dy njerėz do tė jenė nė arė,
njėri do tė merret e tjetri do tė lihet.
41 Dy gra do tė jenė duke bluar nė
mulli, njėra do tė merret e tjetra do tė lihet.
42 Hapni sytė, pra! Sepse nuk e dini nė ēditė
do tė vijė Zoti juaj.
43 Por merrni vesh kėtė, qė po ta dinte i zoti i
shtėpisė nė ēorė tė natės vjen vjedhėsi, do tė rrinte zgjuar
e nuk do tė linte ti hynin pėr tė vjedhur nė shtėpinė e tij.
44 Prandaj edhe ju tė jeni gati, sepse nė atė orė
qė ju nuk e mendoni, do tė vijė Biri i Njeriut.
45 Kush vallė ėshtė ai shėrbėtor besnik dhe i
menēur, tė cilin i zoti e vuri pėrmbi shėrbėtorėt e shtėpisė,
pėr tu dhėnė ushqimin nė kohė?
46 Lum ai shėrbėtor, i cili, kur i vjen i zoti, e
gjen duke vepruar kėshtu.
47 Me tė vėrtetė po ju them, ai do ti besojė
atij gjithė pasurinė e vet.
48 Por mendoni sikur ai shėrbėtor i lig tė thotė
nė zemrėn e vet: Im zot po vonohet
49 dhe tė fillojė ti rrahė shokėt e vet dhe tė
hajė e tė pijė me tė dehurit.
50 I zoti i atij shėrbėtori do tė vijė nė njė
ditė kur ai nuk e pret dhe nė orėn qė ai nuk e di.
51 Do ta bėjė copė-copė dhe do tia caktojė
vendin bashkė me hipokritėt; atje do tė ketė kujė e kėrcėllimė
dhėmbėsh." |