Home
Dhjata e Re
Mateu


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26
kap 27
kap 28

Mateu

23
1
Pastaj Jezusi i foli turmės dhe dishepujve tė Vet
2 dhe tha: "Skribėt dhe farizenjtė u ulėn nė ndenjėsen e Moisiut.
3 Pra, duhet tė bėni dhe tė zbatoni tė gjitha ato qė t’ju thonė, por mos bėni sipas veprave tė tyre, sepse ata nuk i bėjnė ato qė thonė.
4 Sepse ata lidhin barrė tė rėnda [e tė vėshtira pėr t’u mbajtur] dhe i vėnė mbi shpatullat e njerėzve, por ata vetė nuk duan t’i lėvizin as me gisht.
5 Tė gjitha punėt e tyre i bėjnė pėr t’u dukur para njerėzve: i zgjerojnė rripat e tyre tė lutjes dhe i zgjasin thekėt e petkave tė tyre.
6 Duan vendin e nderit nėpėr gosti dhe ndenjėset e para nė sinagoga,
7 u pėlqejnė pėrshėndetjet nė treg dhe duan qė njerėzit t’i thėrrasin: ‘Rabbi’.
8 Por ju nuk duhet t’ju thėrrasin ‘Rabbi’, sepse Njė ėshtė Mjeshtri juaj dhe ju tė gjithė jeni vėllezėr.
9 Askėnd mos e thėrrisni ‘atė’ mbi tokė, sepse Njė ėshtė Ati juaj, qė ėshtė nė qiej.
10 As mjeshtėr tė mos thirreni, sepse Njė ėshtė Mjeshtri juaj, Krishti.
11 Por mė i madhi mes jush do tė jetė shėrbyesi juaj.
12 Kushdo qė do ta lartėsojė veten, do tė pėrulet, dhe kushdo qė do ta pėrulė veten, do tė lartėsohet.
13 Mjerė ju, skribė dhe farizenj, ju hipokritė! Sepse ju ua mbyllni njerėzve nė fytyrė mbretėrinė e qiejve. Sepse ju nuk hyni, as nuk i lini tė hyjnė ata qė pėrpiqen tė hyjnė.
14 [Mjerė ju, skribė dhe farizenj, ju hipokritė! Sepse ju pėrlani shtėpitė e vejushave, dhe pėr sy e faqe bėni lutje tė gjata; prandaj ju do tė merrni dėnim mė tė madh.]
15 Mjerė ju, skribė e farizenj, ju hipokritė! Sepse ju kaloni det e tokė pėr tė bėrė dikė tė kthejė fe dhe, kur ai kthehet, ju e bėni pjellė tė ferrit dy herė mė shumė se veten tuaj.
16 Mjerė ju, o udhėrrėfyes tė verbėr, qė thoni: ‘Kushdo qė bėn be pėr tempullin, kjo nuk vlen, por kushdo qė betohet pėr arin e tempullit, ka detyrim.’
17 Ju, o tė marrė e tė verbėr! Ē’gjė ėshtė mė e madhe, ari apo tempulli qė ka shenjtėruar arin?
18 Gjithashtu thoni: ‘Kushdo qė bėn be pėr altar, kjo nuk vlen, por kushdo qė betohet pėr dhuratėn mbi altar, ka detyrim.’
19 O tė verbėr! Ē’gjė ėshtė mė e madhe, dhurata apo altari qė shenjtėron dhuratėn?
20 Pra, ai qė bėn be pėr altarin, betohet pėr tė dhe pėr gjithēka mbi tė.
21 Dhe ai qė bėn be pėr tempullin, betohet pėr tė dhe pėr Atė qė rri nė tė.
22 Ai qė bėn be pėr qiellin, betohet pėr fronin e Perėndisė dhe pėr Atė qė ėshtė ulur nė tė.
23 Mjerė ju, skribė e farizenj, ju hipokritė! Sepse ju jepni tė dhjetėn e mendrės, tė koprės, tė qimnonit dhe keni lėnė pas dore ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė ligjit: gjykimin, dhembshurinė dhe besimin. Kėto duhet tė bėnit, pa lėnė edhe ato tė tjerat.
24 Ju, udhėrrėfyes tė verbėr, qė pastroni nė kullesė mushkonjėn dhe gėlltisni devenė.
25 Mjerė ju, skribė e farizenj, ju hipokritė! Sepse ju e pastroni nga jashtė kupėn dhe pjatėn, por nga brenda ato janė plot plaēkitje e shfrenime.
26 Ti, o farize i verbėr, pastro mė parė pjesėn e brendshme tė kupės, qė edhe pjesa e jashtme e saj tė jetė e pastruar.
27 Mjerė ju, skribė e farizenj, ju hipokritė! Sepse ju ngjani me varret e lyera me gėlqere, qė nga jashtė duken vėrtet tė bukura, por nga brenda janė plot eshtra tė vdekurish e gjithė papastėrti.
28 Po kėshtu edhe ju, nga jashtė dukeni vėrtet njerėz tė drejtė, por nga brenda jeni plot hipokrizi dhe paudhėsi.
29 Mjerė ju, skribė e farizenj, ju hipokritė! Sepse ju ndėrtoni varret e profetėve dhe stolisni pėrmendoret e tė drejtėve
30 dhe thoni: ‘Po tė ishim nė ditėt e etėrve tanė, nuk do tė kishim marrė pjesė me ta nė derdhjen e gjakut tė profetėve.’
31 Kėshtu ju dėshmoni pėr veten tuaj se jeni bij tė atyre qė vranė profetėt.
32 Mbusheni edhe ju masėn e etėrve tuaj!
33 Ju gjarpėrinj, pjella nepėrkash, si do t’i shpėtoni dėnimit nė ferr?
34 Prandaj ja, Unė ju dėrgoj profetė, njerėz tė menēur e skribė dhe disa prej tyre do t’i vrisni e do t’i kryqėzoni; tė tjerėt do t’i fshikulloni nė sinagogat tuaja e do t’i pėrndiqni nga qyteti nė qytet,
35 qė mbi ju tė bjerė i gjithė gjaku i drejtė qė ėshtė derdhur mbi tokė, nga gjaku i Abelit tė drejtė deri te gjaku i Zakarisė, birit tė Barakias, tė cilin ju e vratė midis tempullit dhe altarit.
36 Me tė vėrtetė po ju them, tė gjitha kėto do tė bien mbi kėtė brez.
37 O Jeruzalem, Jeruzalem, qė vret profetėt e qėllon me gurė ata qė dėrgohen te ti, sa herė kam dėshiruar tė mbledh fėmijėt e tu sė bashku, ashtu si mbledh pula zogjtė e vet nėn krahė, por ju nuk deshėt!
38 Ja, shtėpia juaj ju ka mbetur e shkretė.
39 Sepse po ju them se tani e tutje nuk do tė mė shihni mė, derisa tė thoni: "I bekuar ėshtė Ai qė vjen nė emėr tė Zotit!"