Home
Dhjata e Re
Mateu


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26
kap 27
kap 28

Mateu

20
1
"Sepse mbretėria e qiejve i ngjan atij zotit tė shtėpisė, i cili doli herėt nė mėngjes pėr tė pajtuar argatė pėr vreshtin e tij.
2 Pasi u mor vesh me argatėt pėr njė denar ditėn, i dėrgoi nė vresht.
3 Kur doli aty nga ora e tretė, pa tė tjerė qė po rrinin pa punė nė treg
4 dhe u tha: ‘Shkoni edhe ju nė vresht dhe do t’ju jap hakun e punės.’
5 Kėshtu ata shkuan. Pastaj doli pėrsėri rreth orės sė gjashtė e tė nėntė dhe bėri po tė njėjtėn gjė.
6 Aty nga ora e njėmbėdhjetė doli e pa tė tjerė qė po rrinin dhe u tha: ‘Pėrse rrini gjithė ditėn pa punė?’
7 Ata i thanė: ‘Sepse askush nuk na ka marrė nė punė.’ Ai u tha: ‘Shkoni edhe ju nė vresht.’
8 Kur erdhi mbrėmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit tė vet: ‘Thirri argatėt e jepu mėditjen duke filluar nga tė fundit tek tė parėt.’
9 Kur erdhėn ata qė u pajtuan rreth orės sė njėmbėdhjetė, morėn secili nga njė denar.
10 Kur erdhėn tė parėt, menduan se do tė merrnin mė shumė, por edhe ata morėn nga njė denar secili.
11 Pasi e morėn, filluan tė pėshpėrisnin kundėr tė zotit tė shtėpisė,
12 duke thėnė: ‘Kėta tė fundit punuan vetėm njė orė dhe i bėre njėlloj me ne, qė mbajtėm barrėn dhe duruam afshin e ditės.’
13 Por ai u pėrgjigj dhe i tha njėrit prej tyre: ‘O mik, hakun s’ta kam ngrėnė. A nuk u morėm vesh bashkė pėr njė denar?
14 Merr denarin tėnd dhe shko. Kėtij tė fundit dua t’i jap po aq sa edhe ty.
15 A nuk kam tė drejtė tė bėj ē’tė dua me gjėrat e mia? Apo syri yt ėshtė smirėzi, meqė unė jam i mirė?’
16 Kėshtu qė tė fundit do tė jenė tė parėt dhe tė parėt tė fundit."
17 Jezusi, ndėrsa ngjitej pėr nė Jeruzalem, i mori tė dymbėdhjetė [dishepujt] mėnjanė dhe u tha gjatė rrugės:
18 "Ja, po ngjitemi pėr nė Jeruzalem, ku Biri i Njeriut do t’u dorėzohet kryepriftėrinjve dhe skribėve dhe ata do ta dėnojnė me vdekje.
19 Do t’ua dorėzojnė kombeve qė ta tallin, ta fshikullojnė e ta kryqėzojnė dhe tė tretėn ditė Ai do tė ngjallet."
20 Pastaj iu afrua e ėma e bijve tė Zebedeut me bijtė e saj, ra nė gjunjė para Tij dhe po i kėrkonte diēka.
21 Ai i tha: "Ēfarė do?" Ajo i tha: "Urdhėro qė kėta dy bijtė e mi tė ulen njėri nė tė djathtėn Tėnde dhe tjetri nė tė majtėn Tėnde nė mbretėrinė Tėnde."
22 Jezusi u pėrgjigj dhe tha: "Ju nuk dini ē’kėrkoni. A mund tė pini kupėn qė do tė pi Unė?" Ata i thanė: "Mund ta pimė."
23 Ai u tha: "Ju vėrtet do tė pini kupėn Time, por tė ulesh nė tė djathtėn e nė tė majtėn Time, kjo nuk mė takon Mua ta jap, por do t’u jepet atyre tė cilėve ua ka pėrgatitur Ati Im."
24 Kur e dėgjuan kėtė, tė dhjetė tė tjerėt u zemėruan me dy vėllezėrit.
25 Por Jezusi i thirri dhe u tha: "Ju e dini qė krerėt e kombeve sundojnė mbi njerėzit e tyre dhe mė tė mėdhenjtė ushtrojnė mbi ta pushtetin e tyre.
26 Midis jush nuk do tė jetė kėshtu; pėrkundrazi, kushdo qė dėshiron tė bėhet i madh midis jush, do tė jetė shėrbyesi juaj,
27 dhe kushdo qė dėshiron tė jetė i parė midis jush, do tė jetė shėrbėtori juaj;
28 ashtu si Biri i Njeriut nuk erdhi qė t’i shėrbenin, por qė tė shėrbejė dhe qė tė japė jetėn e Vet si shpėrblesė pėr shumė."
29 Kur po largoheshin nga Jerikoja, Atij i vajti pas njė turmė e madhe.
30 Dhe ja, me tė dėgjuar qė po kalonte Jezusi, dy tė verbėr qė ishin ulur pranė rrugės, thirrėn: "Ki mėshirė pėr ne, [o Zot], Bir i Davidit!"
31 Turma i qortoi qė tė mbanin qetėsi, por ata thėrrisnin mė fort duke thėnė: "Mėshirė pėr ne, o Zot, Bir i Davidit!"
32 Jezusi u ndal, i thirri dhe u tha: "Ēfarė doni t’ju bėj?"
33 Ata i thanė: "Zot, duam tė na hapen sytė."
34 Jezusit i erdhi keq pėr ta dhe u preku sytė; menjėherė atyre u erdhi drita e syve dhe i shkuan pas.