2
1
Dhe ja, sapo lindi Jezusi nė Betlehem tė Judesė nė ditėt e mbretit
Herod, arritėn nė Jeruzalem magėt nga Lindja,
2 duke thėnė: "Ku ėshtė Ai qė ka lindur
mbret i judenjve? Sepse ne pamė yllin e Tij nė Lindje dhe erdhėm ta
adhurojmė."
3 Me tė dėgjuar kėtė, mbreti Herod u turbullua dhe
bashkė me tė gjithė Jeruzalemi.
4 Si mblodhi tė gjithė kryepriftėrinjtė dhe
skribėt e popullit, ai kėrkoi tė dinte prej tyre vendin ku do tė
lindte Krishti.
5 Ata i thanė: "Nė Betlehem tė Judesė, sepse
kėshtu ėshtė shkruar nga profetėt,
6 Dhe ti Betlehem, nė tokėn e Judės, nuk je
aspak i parėndėsishėm ndėr zotėrit e Judės, sepse prej teje do tė
dalė njė prijės, i cili do tė drejtojė popullin tim Izraelin."
7 Pastaj Herodi i thirri fshehtas magėt dhe mėsoi
prej tyre kohėn e saktė kur qe shfaqur ylli.
8 Ai i dėrgoi ata nė Betlehem dhe u tha:
"Shkoni dhe kėrkoni me kujdes pėr fėmijėn dhe, sapo ta gjeni,
mė njoftoni qė tė shkoj edhe unė ta adhuroj."
9 Ata, pasi dėgjuan mbretin, u larguan; dhe ja, ylli
qė kishin parė nė Lindje, u printe pėrpara, derisa erdhi e qėndroi
aty ku ishte fėmija.
10 Kur panė yllin, ata u gėzuan pa masė.
11 Me tė hyrė nė shtėpi, panė fėmijėn me
Marinė, nėnėn e Tij, dhe u pėrkulėn duke e adhuruar. Pastaj ata
hapėn thesaret e tyre dhe i dhanė si dhuratė ar, temjan e mirrė.
12 Pastaj, si u paralajmėruan nga Perėndia
nė njė ėndėrr qė tė mos ktheheshin te Herodi, u larguan pėr nė
vendin e tyre duke ndjekur njė rrugė tjetėr.
13 Dhe ja, sapo u larguan, njė engjėll i Zotit iu
shfaq Jozefit nė ėndėrr dhe i tha: "Ngrihu, merr foshnjėn me
nėnėn e Tij dhe ik nė Egjipt. Atje tė qėndrosh derisa tė tė
lajmėroj unė, sepse Herodi do ta kėrkojė fėmijėn dhe ka ndėr mend
ta vrasė."
14 U ngrit, mori me vete qėmenatė fėmijėn me
nėnėn e Tij dhe u largua pėr nė Egjipt.
15 Atje qėndroi derisa vdiq Herodi. Dhe kėshtu u
pėrmbush ajo qė ishte thėnė nga Zoti nėpėrmjet profetit: "Nga
Egjipti e thirra Birin Tim."
16 Pastaj Herodi, duke parė qė magėt ia kishin
hedhur, u tėrbua nga zemėrimi dhe dėrgoi e zhduku tė gjithė
fėmijėt djem qė ishin nė Betlehem e nė rrethinat e tij, nga dy
vjeē e poshtė, sipas kohės qė kishte mėsuar prej magėve.
17 Kėshtu u pėrmbush ajo qė ishte thėnė
nėpėrmjet profetit Jeremia,
18 "Njė zė u dėgjua nė Ramė; vajtim e kujė
e madhe; Rakela qė qante fėmijėt e vet dhe nuk donte tė
ngushėllohej, sepse ata nuk rrojnė mė."
19 Por, ja, pas vdekjes sė Herodit, njė engjėll i
Zotit iu shfaq nė ėndėrr Jozefit nė Egjipt
20 dhe i tha: "Ngrihu, merr fėmijėn me nėnėn
e Tij dhe shko nė tokėn e Izraelit, sepse ata qė kėrkonin tė
merrnin jetėn e fėmijės, kanė vdekur."
21 Ai u ngrit, mori fėmijėn me nėnėn e Tij dhe
hyri nė tokėn e Izraelit.
22 Por me tė dėgjuar qė nė Jude mbretėronte
Arkelau nė vend tė Herodit, atit tė tij, i hyri frika tė shkonte
atje dhe, si u paralajmėrua nė njė ėndėrr, u tėrhoq pėr nė
krahinat e Galilesė.
23 Dhe erdhi e u vendos nė qytetin me emrin Nazaret.
Kėshtu u pėrmbush ajo qė ishte thėnė nga profetėt, "Do tė
quhet nazaretas". |