19
1
Dhe ndodhi qė kur Jezusi i mbaroi kėto fjalė, u largua nga Galileja
dhe shkoi nė krahinėn e Judesė pėrtej Jordanit.
2 Turma tė mėdha i vajtėn pas dhe Ai i shėroi ata
atje.
3 Farizenjtė iu afruan dhe thanė pėr ta vėnė nė
provė: "A ėshtė e ligjshme qė njeriu tė lėrė gruan e vet
pėr ēfarėdo shkaku qoftė?"
4 Ai u pėrgjigj dhe tha: "A nuk keni lexuar qė
Ai qė krijoi njerėzit nė fillim, i bėri ata mashkull e femėr,
5 dhe tha: Pėr kėtė arsye njeriu do tė lėrė
atin e nėnėn dhe do tė bashkohet me gruan e vet dhe tė dy do tė
jenė njė mish?
6 Kėshtu pra, nuk janė mė dy, por njė mish.
Prandaj atė ēka bashkon Perėndia, tė mos e ndajė njeriu."
7 Ata i thanė: "Pėrse atėherė Moisiu
urdhėroi ti jepej gruas shkresa e ndarjes dhe pastaj ta lėshonin
atė?"
8 Ai u tha: "Pėr shkak tė ngurtėsisė sė
zemrave tuaja Moisiu ju lejoi ti lini gratė, por nė fillim nuk ka
qenė kėshtu.
9 Por po ju them, kushdo qė tė lėrė gruan,
pėrveē rastit tė imoralitetit, dhe tė martohet me njė tjetėr,
shkel kurorėn."
10 Dishepujt [e Tij] i thanė: "Po qe kėshtu
puna e njeriut me gruan e tij, atėherė ėshtė mė mirė tė mos
martohesh."
11 Ai u tha: "Jo tė gjithė e kuptojnė [kėtė]
thėnie, por vetėm ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė.
12 Sepse ka eunukė qė janė lindur tė tillė qė
nė bark tė nėnės; ka eunukė qė janė bėrė tė tillė nga
njerėzit dhe ka eunukė qė janė bėrė vetė tė tillė pėr hir tė
mbretėrisė sė qiejve. Ai qė ėshtė nė gjendje ta pranojė, le ta
pranojė."
13 Pastaj i sollėn fėmijė tė vegjėl, qė tė
vinte duart mbi ta dhe tė lutej. Por dishepujt i qortuan.
14 Jezusi tha: "Lėrėni fėmijėt e vegjėl e
mos i pengoni tė vijnė tek Unė, sepse atyre u pėrket mbretėria e
qiejve."
15 Ai vuri duart mbi ta dhe u largua prej andej.
16 Dhe ja, u afrua njėri dhe i tha: "Mjeshtėr,
ētė mirė duhet tė bėj qė tė gėzoj jetėn e amshuar?"
17 Ai i tha: "Pėrse mė pyet Mua pėr tė
mirėn? Vetėm njėri ėshtė i mirė; por nė qoftė se do qė
tė hysh nė jetė, zbato urdhėrimet."
18 Ai i tha: "Cilat?" Jezusi tha: "Mos
vrit, mos tradhto gruan, mos vidh, mos jep dėshmi tė rreme.
19 Ndero atin e nėnėn dhe duaje tė afėrmin tėnd
ashtu si veten."
20 Djaloshi i tha: "Tė gjitha kėto i kam
zbatuar. Ēmė mungon tjetėr?"
21 Jezusi i tha: "Po deshe tė jesh i pėrsosur,
shko e shit mallin tėnd, jepua tė vobektėve dhe do tė kesh thesar
nė qiej. Pastaj eja e mė ndiq Mua."
22 Por djaloshi, kur dėgjoi kėtė fjalė, u largua i
hidhėruar, sepse kishte shumė pasuri.
23 Jezusi u tha dishepujve tė Vet: "Me tė
vėrtetė po ju them, i pasuri do tė hyjė me vėshtirėsi nė
mbretėrinė e qiejve.
24 Edhe njė herė po ju them: Mė tė lehtė e ka
njė deve tė kalojė nėpėr vrimėn e gjilpėrės, sesa i pasuri tė
hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė."
25 Kur e dėgjuan dishepujt, u habitėn jashtė mase
dhe thanė: "Atėherė kush mund tė shpėtohet?"
26 Jezusi, duke i vėshtruar, u tha: "Pėr
njerėzit kjo ėshtė e pamundur, por pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė
e mundur."
27 Pastaj Pjetri u pėrgjigj dhe i tha: "Ja, ne i
lamė tė gjitha dhe erdhėm pas Teje; atėherė ēdo tė bėhet me
ne?"
28 Jezusi u tha: "Me tė vėrtetė po ju them,
nė ripėrtėritjen e tė gjitha gjėrave, kur Biri i Njeriut tė ulet
nė fronin e lavdisė sė Tij, ju qė mė ndoqėt pas, do tė uleni nė
dymbėdhjetė frone dhe do tė gjykoni tė dymbėdhjetė fiset e
Izraelit.
29 Kushdo qė ka lėnė shtėpitė, vėllezėrit ose
motrat, atin ose nėnėn, ose fėmijėt, ose arat pėr hir tė emrit
Tim, do tė marrė njėqind herė mė shumė dhe do tė trashėgojė
jetėn e amshuar.
30 Shumė qė janė tė parėt, do tė jenė tė
fundit dhe tė fundit do tė jenė tė parėt."
|