Home
Dhjata e Re
Mateu


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26
kap 27
kap 28

Mateu

16
1
Farizenjtė dhe saducenjtė iu afruan dhe, pėr ta vėnė nė provė, i kėrkuan t’u tregonte njė shenjė nga qielli.
2 Por Ai u pėrgjigj dhe u tha: "Kur ngryset, ju thoni: ‘Do tė kemi mot tė mirė, sepse qielli kuqėlon.’
3 Dhe nė mėngjes thoni: ‘Do tė kemi mot me stuhi sot, sepse qielli kuqėlon dhe ėshtė i vrenjtur.’ Sa mirė dini tė dalloni pamjen e qiellit, ndėrsa shenjat e kohėve nuk arrini t’i dalloni?
4 Ky brez i lig dhe kurorėshkelės dashka njė shenjė, por asnjė shenjė nuk ka pėr t’iu dhėnė, veē shenjės sė Jonas." Dhe si i la ata pas, u largua.
5 Kur dishepujt kaluan nė bregun tjetėr, harruan tė merrnin me vete bukėt.
6 Jezusi u tha: "Kini kujdes e ruhuni nga majaja e farizenjve dhe e saducenjve."
7 Filluan ta shqyrtonin kėtė midis tyre, duke thėnė: "E thotė ngaqė nuk morėm bukė me vete."
8 Jezusi, qė e mori vesh, tha: "O njerėz besėpakė, pėrse flisni midis jush, se nuk paskeni bukė?
9 Ende nuk e keni marrė vesh? A nuk ju kujtohen pesė bukėt pėr pesė mijė vetat dhe sa shumė shporta mbushėt?
10 As shtatė bukėt e katėr mijė vetave dhe sa shumė shporta mbushėt?
11 Si nuk e merrni vesh, se nuk ju fola pėr bukėt? Por ruhuni nga majaja e farizenjve dhe e saducenjve."
12 Pastaj ata e kuptuan qė Ai nuk u kishte thėnė tė ruheshin nga majaja e bukės, por nga mėsimi i farizenjve dhe i saducenjve.
13 Kur Jezusi erdhi nė krahinėn e Cezaresė sė Filipit, i pyeti dishepujt e Vet: "Kush thonė njerėzit se ėshtė Biri i Njeriut?"
14 Ata thanė: "Disa thonė, Gjon Pagėzori; tė tjerė, Elia; disa tė tjerė, Jeremia ose njėri nga profetėt."
15 Ai u tha: "Po ju, kush thoni se jam Unė?"
16 Simon Pjetri u pėrgjigj dhe tha: "Ti je Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė."
17 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Lum ti, o Simon, bir i Jonės, sepse kėtė nuk ta zbuloi mishi dhe gjaku, por Ati Im qė ėshtė nė qiej.
18 Edhe unė po tė them, qė ti je Pjetri; mbi kėtė shkėmb do ta ndėrtoj kishėn Time dhe portat e ferrit nuk do ta mposhtin dot.
19 Ty do tė t’i jap ēelėsat e mbretėrisė sė qiejve dhe ēdo gjė qė tė lidhėsh nė tokė, do tė jetė e lidhur nė qiej, dhe ēdo gjė qė tė zgjidhėsh nė tokė, do tė jetė e zgjidhur nė qiej."
20 Pastaj i porositi dishepujt qė tė mos i thoshin askujt qė Ai ishte Krishti.
21 Qė nga ajo kohė Jezusi filloi t’u shpjegonte dishepujve tė Vet se i duhej tė shkonte nė Jeruzalem, ku do tė kalonte shumė vuajtje nga pleqtė, kryepriftėrinjtė dhe skribėt, do tė vritej dhe tė tretėn ditė do tė ngjallej.
22 Pastaj Pjetri e mori mėnjanė dhe filloi ta qortonte, duke i thėnė: "Mėshiroje Veten, o Zot! Kjo nuk do tė ndodhė kurrė Ty."
23 Por Ai u kthye dhe i tha Pjetrit: "M’u hiq sysh, Satan; ti je shkandull pėr Mua, sepse nuk e ke mendjen te punėt e Perėndisė, por tek ato tė njerėzve."
24 Pastaj Jezusi u tha dishepujve tė Vet: "Nėse ndokush dėshiron tė vijė pas Meje, duhet tė mohojė vetveten, tė marrė kryqin e vet e tė mė ndjekė Mua.
25 Sepse, kushdo qė kėrkon ta shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė, dhe kushdo qė e humbet jetėn e vet pėr shkakun Tim, do ta gjejė atė.
26 Sepse ē’dobi ka njeriu, nėse fiton gjithė botėn dhe humbet shpirtin e vet? Ose ē’mund tė japė njeriu si shkėmbim pėr shpirtin e vet?
27 Sepse Biri i Njeriut do tė vijė nė lavdinė e Atit tė Vet me engjėjt e Vet dhe atėherė do tė shpėrblejė secilin sipas veprave tė tij.
28 Me tė vėrtetė po ju them, ka disa nga ata kėtu, qė nuk kanė pėr ta shijuar vdekjen derisa tė shohin Birin e Njeriut duke ardhur nė mbretėrinė e Tij."