Home
Dhjata e Re
Mateu


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26
kap 27
kap 28

Mateu

14
1
Nė atė kohė tetrarkut Herod i vajti nė vesh fama e Jezusit
2 dhe u tha shėrbėtorėve tė vet: "Ky ėshtė Gjon Pagėzori; ai u ngjall nga tė vdekurit. Prandaj veprojnė tek ai fuqi pėr tė bėrė mrekulli."
3 Herodi, pasi e kishte kapur Gjonin, e lidhi dhe e futi nė burg pėr shkak tė Herodiadės, gruas sė Filipit, vėllait tė vet.
4 Sepse Gjoni i thoshte: "Nuk tė lejohet ta mbash atė."
5 Donte ta vriste Gjonin, por kishte frikė turmėn, sepse e mbanin pėr profet.
6 Kur u festua ditėlindja e Herodit, e bija e Herodiadės vallėzoi para tyre dhe Herodit i pėlqeu kaq shumė,
7 saqė i premtoi, duke u betuar, se do t’i jepte ēfarėdo qė t’i kėrkonte.
8 Ajo, e nxitur nga e ėma, tha: "Ma jep kėtu nė pjatė kokėn e Gjon Pagėzorit."
9 Mbreti u pikėllua shumė, por pėr hir tė betimit dhe tė atyre qė ishin shtruar me tė nė tryezė, urdhėroi qė t’ia jepnin.
10 Dėrgoi dhe i prenė kokėn Gjonit nė burg.
11 E sollėn kokėn e tij nė pjatė dhe ia dhanė vajzės, e cila ia ēoi sė ėmės.
12 Kur erdhėn dishepujt e Gjonit, morėn kufomėn e tij, e varrosėn dhe shkuan e i treguan Jezusit.
13 Jezusi, me ta dėgjuar, iku prej andej me lundėr nė njė vend tė shkretė, nė vetmi, dhe, kur e morėn vesh turmat, e ndoqėn mė kėmbė nga qytetet.
14 Me tė zbritur nė tokė, Ai pa njė turmė tė madhe dhe, duke ndjerė keqardhje pėr ta, i shėroi tė sėmurėt e tyre.
15 Me tė ardhur mbrėmja, iu afruan dishepujt dhe i thanė: "Ky ėshtė njė vend i shkretė dhe ora tashmė ka kaluar; nisi turmat, qė tė shkojnė nėpėr fshatra e tė blejnė diēka pėr tė ngrėnė."
16 Jezusi u tha: "Nuk ėshtė nevoja tė largohen; jepuni ju diēka tė hanė."
17 Ata i thanė: "Kėtu kemi vetėm pesė bukė dhe dy peshq."
18 Ai tha: "M’i sillni kėtu."
19 Si e urdhėroi turmėn tė ulej nė bar, mori pesė bukėt dhe dy peshqit dhe, duke shikuar lart nga qielli, i bekoi, i copėtoi bukėt dhe ua dha dishepujve dhe dishepujt ia ndanė turmės.
20 Hėngrėn tė gjithė e u nginjėn dhe me copat qė tepruan, mbushėn dymbėdhjetė shporta plot.
21 Ata qė hėngrėn, ishin rreth pesė mijė burra, veē grave dhe fėmijėve.
22 Pastaj Ai i urdhėroi menjėherė dishepujt e Vet tė hipnin nė lundėr dhe t’i dilnin pėrpara nė bregun tjetėr, derisa tė pėrcillte turmėn.
23 Me tė nisur turmėn, u ngjit nė mal nė vetmi pėr t’u lutur. Kur erdhi mbrėmja, Ai ishte atje i vetėm.
24 Por lundra tashmė ishte nė mes tė detit larg bregut, duke u pėrplasur nga dallgėt, sepse era frynte nė drejtim tė kundėrt.
25 Nė orėt e para tė mėngjesit Ai shkoi tek ata, duke ecur mbi det.
26 Kur dishepujt e panė duke ecur mbi det, i zuri frika dhe thanė: "Ėshtė fantazmė" dhe bėrtitėn tė trembur.
27 Por Jezusi u foli menjėherė dhe u tha: "Qetėsohuni, jam Unė. Mos kini frikė."
28 Pjetri iu pėrgjigj dhe i tha: "Zot, nėse je Ti, mė thuaj qė tė vij tek Ti mbi ujė."
29 Ai tha: "Eja!" Pjetri zbriti nga lundra dhe filloi tė ecte mbi ujė duke shkuar te Jezusi.
30 Por kur pa erėn [e tėrbuar], e pushtoi frika dhe, me tė parė qė po fundosej, thirri, duke thėnė: "Zot, shpėtomė!"
31 Jezusi i zgjati dorėn menjėherė, e kapi dhe i tha: "O njeri besėpakė, pėrse dyshove?"
32 Kur hipėn nė lundėr, era pushoi.
33 Ata qė ishin nė lundėr, e adhuruan duke thėnė: "Vėrtet je Biri i Perėndisė!"
34 Pasi kaluan matanė, zbritėn nė tokė nė Gjenezaret.
35 Njerėzit e atij vendi, kur e njohėn Jezusin, dėrguan fjalė anembanė vendit dhe i sollėn tė gjithė ata qė kishin sėmundje.
36 I luteshin qė vetėm sa t’i preknin kindin e rrobės dhe tė gjithė ata qė e preknin, shėroheshin.