Home
Dhjata e Re
Mateu


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26
kap 27
kap 28

Mateu

13
1
Atė ditė Jezusi doli nga shtėpia dhe u ul buzė detit.
2 Rreth Tij u mblodhėn turma aq tė mėdha, saqė iu desh tė hipte nė njė lundėr dhe u ul; e gjithė turma qėndronte nė breg.
3 Pastaj Ai u foli atyre pėr shumė gjėra me shėmbėlltyra, duke thėnė: "Ja, bujku doli pėr tė mbjellė
4 dhe ndėrsa mbillte, disa fara ranė gjatė rrugės dhe zogjtė erdhėn e i pėrlanė tė gjitha.
5 Por njė pjesė tjetėr ranė ndėr gurishte, ku nuk kishte shumė dhe; ato mbinė menjėherė, sepse dheu nuk ishte shumė i thellė.
6 Me tė dalė dielli, ato u pėrcėlluan dhe, meqė nuk kishin rrėnjė, u fishkėn.
7 Disa tė tjera ranė nėpėr driza dhe drizat u rritėn dhe ua zunė frymėn.
8 Pjesa tjetėr ra nė tokė tė mirė dhe dha fryt, njėra njėqind, njė tjetėr gjashtėdhjetė, njė tjetėr tridhjetėfish.
9 Kush ka veshė, le tė dėgjojė."
10 U afruan dishepujt dhe i thanė: "Pėrse u flet atyre me shėmbėlltyra?"
11 Ai u pėrgjigj dhe u tha: "Sepse juve ju ėshtė dhėnė mundėsia tė njihni tė fshehtat e mbretėrisė sė qiejve, por atyre nuk u ėshtė dhėnė.
12 Sepse atij qė ka, do t’i jepet, dhe ai do tė ketė me tepri, por kushdo qė nuk ka, atij do t’i merret edhe ajo qė ka.
13 Prandaj u flas me shėmbėlltyra, sepse megjithėse shikojnė, nuk shohin, megjithėse dėgjojnė, nė tė vėrtetė as nuk dėgjojnė, as nuk kuptojnė.
14 Tek ata ėshtė pėrmbushur profecia e Isaias, qė thotė: ‘Pėr tė dėgjuar, do ta dėgjoni, por nuk do tė merrni gjė vesh; me sytė hapur do tė vėshtroni, por nuk do tė shihni.
15 Sepse zemra e kėtij populli ėshtė ngurtėsuar dhe veshėt u janė rėnduar; sytė i kanė mbyllur. Pėrndryshe mund tė shihnin me sy, tė dėgjonin me veshė, tė kuptonin me zemėr e tė ktheheshin, dhe Unė do t’i shėroja.’
16 Lum sytė tuaj qė shohin dhe veshėt tuaj qė dėgjojnė.
17 Sepse, me tė vėrtetė ju them, shumė profetė dhe njerėz tė drejtė kanė pasur dėshirė tė shohin ato qė shihni ju, por nuk i kanė parė dot, tė dėgjojnė ato qė dėgjoni ju, por nuk i kanė dėgjuar dot.
18 Prandaj, dėgjoni shėmbėlltyrėn e mbjellėsit.
19 Kur dikush dėgjon fjalėn e mbretėrisė dhe nuk e merr vesh, vjen i ligu dhe i rrėmben atė ēka ishte mbjellė nė zemrėn e tij. Kjo ėshtė fara qė ishte mbjellė gjatė rrugės.
20 Kurse fara e mbjellė nė gurishte ėshtė ai qė dėgjon fjalėn dhe e pret menjėherė me gėzim.
21 Por, meqė nuk ka rrėnjė nė vetvete, nuk jeton gjatė dhe, kur vjen mundimi e pėrndjekja pėr shkak tė fjalės, ai menjėherė rrėzohet.
22 Fara e mbjellė nė driza ėshtė ai qė e dėgjon fjalėn, por shqetėsimet e kėsaj bote dhe mashtrimi i pasurisė e mbysin fjalėn dhe ajo nuk jep fryt.
23 Por fara e mbjellė nė tokė tė mirė, ėshtė pikėrisht ai qė dėgjon fjalėn dhe e kupton; ky madje jep edhe fryte dhe prodhon njėri njėqind, tjetri gjashtėdhjetė, i treti tridhjetėfish."
24 Ai u tregoi njė shėmbėlltyrė tjetėr dhe tha: "Mbretėria e qiejve i ngjason njė njeriu qė mbolli farė tė mirė nė arėn e vet.
25 Por kur njerėzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjėr pėrmes grurit dhe u largua.
26 Kur mbiu bari dhe nxori kallinj, atėherė mbiu edhe egjra.
27 Shėrbėtorėt e tė zotit tė shtėpisė erdhėn dhe i thanė: ‘Zotėri, a nuk mbolle farė tė mirė nė arėn tėnde? Atėherė nga doli egjra?’
28 Ai u tha: ‘Kėtė e ka bėrė ndonjė njeri armik.’ Shėrbėtorėt i thanė: ‘A do qė tė shkojmė ta tėharrim?’
29 Ai tha: ‘Jo, sepse ka rrezik qė duke tėharrur egjrėn, mund tė shkulni bashkė me tė edhe grurin.
30 Lėrini tė rriten sė bashku derisa tė vijnė tė korrat dhe atėherė do t’u them korrėsve: "Mblidhni mė parė egjrėn dhe lidheni nė duaj pėr ta djegur, kurse grurin shtjereni nė grunarin tim".’"
31 Ai u tregoi njė tjetėr shėmbėlltyrė dhe tha: "Mbretėria e qiejve i ngjason kokrrės sė sinapit, tė cilėn e mori dikush dhe e mbolli nė arėn e vet.
32 Ajo vėrtet ėshtė mė e vogla nga tė gjitha farat, por kur rritet, ua kalon tė gjitha barėrave dhe bėhet pemė, aq sa vijnė zogjtė e qiellit dhe bėjnė fole nė degėt e saj."
33 Ai u tha njė shėmbėlltyrė tjetėr: "Mbretėria e qiejve i ngjason majasė qė mori njė grua dhe e shtiu nė tre shinikė miell, derisa u mbrujt i tėri."
34 Tė gjitha kėto Jezusi ia tha turmės me shėmbėlltyra; asgjė nuk u thoshte pa shėmbėlltyrė.
35 Kėshtu u pėrmbush ajo qė ishte thėnė nėpėrmjet profetit: "Do ta hap gojėn Time me shėmbėlltyra dhe do tė flas gjėra qė kanė qenė tė fshehta qė prej themelimit tė botės."
36 Pastaj, si e la turmėn, hyri nė shtėpi dhe dishepujt e Tij iu afruan e i thanė: "Na shpjego shėmbėlltyrėn e egjrės nė arė."
37 Ai u pėrgjigj dhe tha: "Ai qė mbjell farėn e mirė, ėshtė Biri i Njeriut.
38 Ara ėshtė bota dhe fara e mirė janė bijtė e mbretėrisė; ndėrsa egjra janė bijtė e tė ligut.
39 Armiku qė i mbolli ato, ėshtė djalli; tė korrat janė fundi i jetės dhe korrėsit janė engjėjt.
40 Pra, ashtu si mblidhet egjra e digjet nė zjarr, po ashtu do tė ndodhė nė fund tė jetės.
41 Biri i Njeriut do tė dėrgojė engjėjt e Vet dhe ata do tė shkulin nga mbretėria e Tij gjithēka qė ēon nė mėkat, si dhe ata qė bėjnė paudhėsi.
42 Do t’i flakin nė furrėn e zjarrit; atje do tė ketė kujė dhe kėrcėllimė dhėmbėsh.
43 Pastaj tė drejtėt do tė shndrijnė si dielli nė mbretėrinė e Atit tė tyre. Ai qė ka veshė, le tė dėgjojė.
44 Mbretėria e qiejve i ngjason thesarit tė fshehur nė arė, qė e gjeti dikush, e fshehu dhe nga gėzimi shkoi e shiti gjithēka qė kishte dhe e bleu atė arė.
45 Gjithashtu, mbretėria e qiejve i ngjason njė tregtari qė kėrkon margaritarė tė bukur.
46 Kur gjeti njė margaritar shumė tė ēmueshėm, iku dhe shiti gjithė ē’kishte dhe e bleu.
47 Gjithashtu, mbretėria e qiejve i ngjason rrjetės qė e hodhėn nė det, qė mblodhi gjithfarė lloj peshqish.
48 Kur u mbush plot, e tėrhoqėn nė breg; u ulėn dhe i mblodhėn nė kosh peshqit e mirė dhe tė kėqinjtė i flakėn.
49 Ashtu do tė ndodhė nė fund tė jetės; do tė dalin engjėjt dhe do tė veēojnė tė ligjtė nga gjiri i tė drejtėve,
50 dhe do t’i flakin nė furrėn e zjarrit; atje do tė ketė kujė dhe kėrcėllimė dhėmbėsh.
51 A i kuptuat tė gjitha kėto gjėra?" Ata i thanė: "Po."
52 Ai u tha: "Prandaj, ēdo skrib qė ėshtė bėrė dishepull i mbretėrisė sė qiejve, i ngjan tė zotit tė shtėpisė qė nxjerr nga thesari i vet gjėra tė reja e tė vjetra."
53 Dhe ndodhi qė kur Jezusi i mbaroi kėto shėmbėlltyra, u largua prej andej.
54 Me tė shkuar nė qytetin e Vet amtar, filloi t’i mėsonte njerėzit nė sinagogėn e tyre, aq sa ata mrekulloheshin dhe thoshin: "Nga e merr ky kėtė menēuri dhe fuqinė pėr tė bėrė mrekullira?
55 A nuk ėshtė ky i biri i zdrukthėtarit? A nuk ia quajnė tė ėmėn Mari dhe vėllezėrit e Tij Jakob, Jozef, Simon e Judė?
56 A nuk janė tė gjitha motrat e Tij me ne? Pra, nga i vijnė kėtij njeriu gjithė kėto gjėra?"
57 Dhe u zemėruan me Tė. Por Jezusi u tha: "Nuk ka profet pa nder, veēse nė atdheun e vet dhe nė shtėpinė e vet."
58 Atje nuk bėri shumė mrekullira pėr shkak tė mosbesimit tė tyre.