10
1
Pasi i thirri tė
dymbėdhjetė dishepujt e Vet, u dha pushtet tė dėbonin frymėt e
papastra dhe tė shėronin ēdo lloj sėmundjeje dhe lėngate.
2 Emrat e tė dymbėdhjetė apostujve janė kėta: i
pari, Simoni, i quajtur Pjetėr, Andrea vėllai i tij, Jakobi i biri i
Zebedeut, Gjoni vėllai i tij,
3 Filipi, Bartolomeu, Thomai, Mateu tagrambledhėsi,
Jakobi i biri i Alfeut, Tadeu,
4 Simoni i Zellshmi, Juda Iskarioti, i cili mė
vonė e tradhtoi.
5 Kėta tė dymbėdhjetė dėrgoi Jezusi dhe i
porositi, duke u thėnė: "Mos shkoni atje ku janė ata tė kombeve
e mos hyni nė asnjė qytet tė samaritanėve,
6 por mė mirė shkoni te delet e humbura tė
shtėpisė sė Izraelit.
7 Dhe gjatė rrugės, predikoni, duke thėnė: Mbretėria
e qiejve po afron.
8 Shėroni tė sėmurėt, ngjallni tė vdekurit,
pastroni tė gėrbulurit, nxirrni jashtė demonėt; falas keni marrė,
falas jepni.
9 Mos merrni me vete nė brezat tuaj as ar, as
argjend, as monedha bakri,
10 as trastė pėr udhė, as dy tunika, as sandale, as
shkop, sepse punėtori e meriton ushqimin e vet.
11 Nė ēdo qytet ose fshat qė tė hyni, pyesni kush
ėshtė i denjė nė atė vend dhe qėndroni aty derisa tė largoheni.
12 Kur tė hyni nė shtėpi, pėrshėndetni.
13 Dhe nėse ajo shtėpi e meriton, le tė sundojė
mbi tė paqja juaj; por nėse nuk e meriton, te ju u ktheftė paqja
juaj.
14 Nėse dikush nuk ju pranon, as nuk dėgjon fjalėt
tuaja, kur tė dilni nga ajo shtėpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin
nga kėmbėt tuaja.
15 Me tė vėrtetė po ju them, nė ditėn e gjykimit
do ta ketė mė tė lehtė pėr tė duruar vendi i Sodomės dhe i
Gomorrės, sesa ai qytet.
16 Ja, Unė po ju dėrgoj si delet nė mes tė ujqve;
pra, bėhuni tė matur si gjarpėrinjtė dhe tė dėlirė si pėllumbat.
17 Por ruhuni nga njerėzit, sepse do tju
dorėzojnė nė gjykata dhe do tju fshikullojnė nė sinagogat e
tyre;
18 do tju nxjerrin para sundimtarėve dhe para
mbretėrve, pėr shkakun Tim, qė tė dėshmoni para tyre dhe para
kombeve.
19 Por kur tju dorėzojnė, mos u shqetėsoni se si
do tė flisni ose ēfarė do tė thoni; sepse nė atė ēast do tju
mėsohet se ēfarė duhet tė thoni.
20 Sepse nuk jeni ju qė po flisni, por ėshtė Fryma
e Atit tuaj qė flet nėpėrmjet jush.
21 Vėllai do ta dorėzojė vėllanė qė ta vrasin e
ati tė birin; fėmijėt do tė ngrenė krye kundėr prindėrve dhe do ti
bėjnė tė vriten.
22 Do tė urreheni nga tė gjithė pėr shkak tė
emrit Tim, por kush qėndron deri nė fund, ai do tė shpėtohet.
23 Por, kur tju pėrndjekin nė njė qytet, ikni
nė njė tjetėr, sepse me tė vėrtetė po ju them, nuk do ti keni
pėrshkuar ende deri nė fund qytetet e Izraelit, para se tė vijė Biri
i Njeriut.
24 Nxėnėsi nuk ėshtė mbi mėsuesin, as
shėrbėtori mbi tė zotin e vet.
25 Mjafton pėr dishepullin tė jetė si mjeshtri i
vet dhe pėr shėrbėtorin si i zoti. Nėse tė zotin e shtėpisė e
kanė quajtur Beelzebul, aq mė keq do ti quajnė njerėzit e
shtėpisė sė tij!
26 Prandaj, mos ua kini frikėn, sepse nuk ka asgjė
tė mbuluar qė nuk do tė zbulohet dhe tė fshehtė qė nuk do tė
merret vesh.
27 Ēfarė tju them nė errėsirė, thuajeni nė
dritė dhe ēfarė tė dėgjoni si pėshpėritje nė vesh, predikojeni
majė pullazeve.
28 Mos ua kini frikėn atyre qė vrasin trupin, por
qė nuk mund tė vrasin shpirtin; por mė tepėr kijani frikėn Atij qė
mund tju shkatėrrojė si shpirtin ashtu edhe trupin nė ferr.
29 A nuk shiten dy trumcakė pėr njė aspėr?
Megjithatė asnjėri prej tyre nuk do tė bjerė nė tokė pa vullnetin
e Atit tuaj.
30 Edhe fijet e flokut i keni tė gjitha tė
numėruara.
31 Prandaj mos kini frikė, ju vleni mė tepėr se
shumė trumcakė.
32 Pra, kushdo qė do tė mė pranojė Mua para
njerėzve, edhe Unė do ta pranoj para Atit tim qė ėshtė nė qiej.
33 Por kushdo qė mė mohon Mua para njerėzve, edhe
Unė do ta mohoj para Atit tim qė ėshtė nė qiej.
34 Mos mendoni se kam ardhur tė sjell paqe mbi tokė.
Nuk kam ardhur tė sjell paqe, por shpatė.
35 Sepse kam ardhur tė fus njeriun nė mėri me tė
atin, bijėn me tė ėmėn dhe nusen me tė vjehrrėn.
36 Dhe armiqtė e njeriut do tė jenė vetė njerėzit
e shtėpisė sė tij.
37 Ai qė do atin ose tė ėmėn mė shumė se Mua,
nuk ėshtė i denjė pėr Mua, dhe ai qė do tė birin ose tė bijėn
mė shumė se Mua, nuk ėshtė i denjė pėr Mua.
38 Ai qė nuk merr kryqin e vet dhe nuk mė ndjek Mua,
nuk ėshtė i denjė pėr Mua.
39 Ai qė e gjen jetėn e vet do ta humbė atė, dhe
ai qė e humb jetėn e vet pėr hirin Tim, do ta gjejė atė.
40 Ai qė ju pranon ju, mė pranon Mua dhe ai qė mė
pranon Mua, pranon Atė qė mė ka dėrguar Mua.
41 Ai qė pranon njė profet meqė ėshtė profet, do
tė marrė shpėrblim profeti; ai qė pranon njė njeri tė drejtė
sepse ėshtė njeri i drejtė, do tė marrė shpėrblimin e tė drejtit.
42 Dhe kushdo qė do ti japė pėr tė pirė
njėrit prej kėtyre tė vegjėlve vetėm njė kupė ujė tė ftohtė,
sepse ėshtė dishepulli Im, me tė vėrtetė po ju them, ai nuk do ta
humbasė shpėrblimin e vet." |