| Home Dhjata e Re Marku
kap 1 |
|
Marku |
|
9 1 Dhe u thoshte: "Me tė vėrtetė po ju them, qė ka disa prej atyre qė janė kėtu, tė cilėt nuk do ta shijojnė vdekjen para se tė shohin mbretėrinė e Perėndisė tė vijė me fuqi." 2 Pas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i ēoi nė njė mal tė lartė vetėm pėr vetėm; Ai u shndėrrua para tyre. 3 Rrobat iu bėnė vezulluese, shumė tė bardha, tė atilla sa asnjė zbardhės mbi faqe tė dheut nuk mund ti zbardhte nė atė mėnyrė. 4 Atyre iu shfaq Elia me Moisiun, tė cilėt po flisnin me Jezusin. 5 Pjetri iu drejtua Jezusit dhe i tha: "Rabbi, ėshtė mirė qė ne tė qėndrojmė kėtu. Tė bėjmė tri tenda, njė pėr Ty, njė pėr Moisiun e njė pėr Elian." 6 Sepse nuk dinte ētė pėrgjigjej, kaq shumė ishin trembur. 7 Pastaj doli njė re qė i mbuloi, dhe njė zė erdhi nga reja: "Ky ėshtė Biri Im i dashur. Dėgjojeni!" 8 Vėshtruan menjėherė pėrreth dhe nuk panė mė njeri me ta, por vetėm Jezusin. 9 Ndėrsa zbrisnin nga mali, Ai i porositi qė tė mos i tregonin askujt ēka kishin parė, pėrveēse atėherė kur Biri i Njeriut tė ngjallet nga tė vdekurit. 10 Ata e mbajtėn kėtė gjė pėr vete, duke pyetur njėri-tjetrin se ēdo tė thoshte tė ngjallet nga tė vdekurit. 11 Dhe e pyetėn: "Pėrse skribėt thonė qė mė parė duhet tė vijė Elia?" 12 Ai u tha: "Elia vėrtet do tė vijė mė parė e do ti vėrė tė gjitha gjėrat nė vend. Pse atėherė ėshtė shkruar pėr Birin e Njeriut qė Ai duhet tė vuajė shumė e tė pėrbuzet? 13 Por po ju them qė Elia vėrtet ka ardhur, dhe atij i bėnė gjithė sa deshėn, ashtu siē ėshtė shkruar pėr tė." 14 Pasi erdhėn te dishepujt, panė njė turmė tė madhe rreth tyre dhe disa skribė duke diskutuar me ta. 15 E gjithė njerėzia, me ta parė, mbetėn tė mrekulluar dhe vrapuan drejt Tij pėr ta pėrshėndetur. 16 Ai i pyeti: "Pėrse po bėni fjalė me ta?" 17 Njėri nga turma iu pėrgjigj: "Mjeshtėr, tė kam sjellė tim bir, qė ka njė frymė qė nuk e lė tė flasė. 18 Kudo qė e mbėrthen, e pėrplas pėrdhe; i del shkumė nga goja, kėrcet dhėmbėt dhe ngrin i tėri; u thashė dishepujve tė Tu qė tia nxirrnin, por nuk mundėn dot. 19 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha: "O brez i pafe, deri kur do tė jem me ju? Deri kur do tju duroj? Sillmani!" 20 Ata ia ēuan, dhe, kur e pa, fryma e shkundi menjėherė djalin dhe, me tė rėnė pėr tokė, filloi tė rrokullisej duke i dalė shkumė nga goja. 21 Ai e pyeti tė atin: "Sa kohė ka qė i ka ndodhur kjo?" Ai i tha: "Qė kur ishte fėmijė. 22 Shpeshherė e ka hedhur nė zjarr e nė ujė pėr ta vrarė; por nėse Ti mundesh dhe tė vjen keq pėr ne, ndihmona." 23 Jezusi i tha: "Sa pėr atė Nėse mundesh, tė gjitha gjėrat janė tė mundshme pėr atė qė beson." 24 I ati i fėmijės thirri menjėherė me zė tė lartė, duke thėnė: "Besoj; ndihmomė ta mposht mosbesimin tim." 25 Jezusi, duke parė qė turma po mblidhej duke vrapuar, e qortoi frymėn e papastėr, duke i thėnė: "Ti o frymė e pagojė dhe e shurdhėt, tė urdhėroj, dil prej tij e mos hyr mė nė tė." 26 Fryma, duke ulėritur e pasi e shkundi fort, doli jashtė; djali u bė si i vdekur, aq sa shumė veta thanė: "ka vdekur." 27 Por Jezusi e ngriti duke e kapur pėr dore dhe ai u ēua mė kėmbė. 28 Kur hyri nė shtėpi, dishepujt filluan ta pyesin veēmas: "Po ne, pėrse nuk mundėm ta dėbonin?" 29 Ai u tha: "Ky lloj nuk mund tė dėbohet ndryshe veēse me anė tė lutjes." 30 Si u larguan prej andej, kaluan nėpėr Galile; Ai nuk donte qė ta merrte vesh njeri se ku ishin. 31 Sepse Ai i mėsonte dishepujt e Vet e u thoshte: "Biri i Njeriut do tė jepet nė duart e njerėzve; ata do ta vrasin e, pasi tė jetė vrarė, do tė ngjallet pas tri ditėsh." 32 Por ata nuk po e merrnin vesh ēfarė donte tė thoshte me atė fjalė dhe kishin frikė ta pyesnin. 33 Ndėrkaq arritėn nė Kapernaum; kur ishte nė shtėpi, i pyeti ata: "Pėr ēka po haheshit gjatė rrugės?" 34 Por ata nuk bėnin zė; sepse gjatė rrugės kishin diskutuar me njėri-tjetrin se kush ishte mė i madhi. 35 Atėherė Ai u ul, thirri tė dymbėdhjetėt dhe u tha: "Nėse ndonjėri dėshiron tė jetė i pari, ai do tė jetė i fundit i tė gjithėve dhe shėrbėtor i tė gjithėve." 36 Mori njė fėmijė dhe e vuri nė mes tyre; si e mori ndėr krahė, u tha: 37 "Kushdo qė pranon njėrin prej kėtyre fėmijėve nė emrin Tim, mė pranon Mua dhe kushdo qė mė pranon Mua, nuk mė pranon Mua, por Atė qė mė ka dėrguar Mua." 38 Gjoni i thoshte: "Mjeshtėr, kemi parė dikė qė dėbonte demonė nė emrin Tėnd dhe u pėrpoqėm ta pengonim, sepse ai nuk ishte nga tanėt." 39 Por Jezusi tha: "Mos e pengoni, sepse nuk ka njeri qė tė bėjė mrekulli nė emrin Tim, dhe fill pas kėsaj tė mund tė mė pėrgojojė Mua. 40 Sepse ai qė nuk ėshtė kundėr nesh, ėshtė me ne. 41 Se kushdo qė ju jep njė kupė me ujė, sepse i pėrkisni Krishtit, me tė vėrtetė po ju them, qė ai nuk do ta humbė shpėrblimin e vet. 42 Kushdo qė shtyn nė mėkat njė nga kėta tė vegjėl qė besojnė [tek Unė], mė mirė do tė ishte pėr tė ti varej njė gur mulliri rreth qafės e tė hidhej nė det. 43 Po tė tė shtyjė nė mėkat dora jote, preje; do tė ishte mė mirė tė hyje i gjymtė nė jetė sesa tė shkoje me dy duar nė ferr, nė zjarrin qė nuk shuhet. 45 Po tė tė shtyjė nė mėkat kėmba jote, preje; ėshtė mė mirė tė hysh nė jetė i gjymtė, sesa tė flakesh me tė dyja kėmbėt nė ferr. 47 Po tė tė shtyjė nė mėkat syri yt, nxirre, sepse ėshtė mė mirė tė hysh nė mbretėrinė e Perėndisė me njė sy, sesa tė flakesh nė ferr duke i pasur tė dy sytė, 48 ku krimbi i tyre nuk ngordh e zjarri nuk shuhet. 49 Sepse ēdo njeri me zjarr do tė kripet. 50 Kripa ėshtė gjė e mirė, por nėse kripa humb njelmėsinė, me se do ta ndreqni? Kripė tė kini nė vetvete dhe tė jetoni nė paqe me njėri-tjetrin."
|
|||