Home
Dhjata e Re
Marku


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Marku

7
1
Farizenjtė dhe disa prej skribėve, qė kishin ardhur nga Jeruzalemi, u mblodhėn rreth Jezusit
2 dhe panė disa prej dishepujve tė Tij qė po hanin bukė me duar tė papastra, domethėnė tė palara.
3 (Sepse farizenjtė dhe tė gjithė judenjtė nuk hanė, pa i larė mė parė duart me kujdes, duke ruajtur kėshtu traditėn e tė parėve.)
4 E kur kthehen nga pazari, nuk hanė pa u larė. Ka edhe shumė gjėra tė tjera qė ata kanė pranuar t’i mbajnė, si larjen e kupave, tė shtambave e tė enėve prej bakri.
5 Farizenjtė dhe skribėt e pyetėn: "Pėrse nuk ecin sipas traditės sė tė parėve dishepujt e Tu, por hanė bukė me duar tė papastra?"
6 Ai u tha: "Mirė ka profetizuar Isaia pėr ju, hipokritėt, siē ėshtė shkruar: ‘Me gojė mė nderon ky popull, por me zemėr janė shumė larg Meje’.
7 Por mė kot mė nderojnė, duke dhėnė mėsime qė janė urdhėresa njerėzish.
8 Keni lėnė mėnjanė urdhėrimin e Perėndisė, dhe mbani traditėn e njerėzve."
9 Dhe u thoshte: "Sa mirė e hidhni poshtė urdhėrimin e Perėndisė, qė tė mbani traditėn tuaj.
10 Sepse Moisiu ka thėnė: ‘Ndero atin tėnd e nėnėn tėnde’ dhe ‘Kush flet keq pėr atin ose nėnėn, le tė pėrfundojė nė vdekje’.
11 Ndėrsa ju thoni: ‘Nėse dikush i thotė atit ose nėnės, gjithēka me sa mund tė tė ndihmoja, ėshtė Kurban’ (qė do tė thotė, dhuratė kushtuar Perėndisė),
12 atėherė ju nuk e lini mė atė tė bėjė gjė pėr atin ose nėnėn,
13 duke zhvlerėsuar fjalėn e Perėndisė nėpėrmjet traditės suaj qė ju e pėrcillni nga brezi nė brez; dhe bėni shumė gjėra tė ngjashme me kėtė."
14 Pasi e thirri pėrsėri turmėn, filloi t’u thoshte: "Mė dėgjoni tė gjithė, dhe merrni vesh.
15 Nuk ka asgjė jashtė njeriut qė, kur hyn tek ai, tė mund ta pėrlyejė atė; por ato qė dalin prej njeriut e pėrlyejnė njeriun."
17 Kur e la turmėn dhe hyri nė shtėpi, dishepujt e pyetėn pėr shėmbėlltyrėn.
18 Ai u tha: "Po ju, kaq pa mend jeni? A nuk e kuptoni qė ēfarėdo qė hyn te njeriu nga jashtė, nuk mund ta pėrlyejė atė?
19 Sepse nuk hyn nė zemrėn e tij, por nė bark, dhe del jashtė me tė pėgėrėt." Me kėtė Ai i shpallte tė gjitha ushqimet tė pastra.
20 Ai thoshte: "Ēka del prej njeriut, ajo e pėrlyen njeriun.
21 Sepse nga brenda, nga zemra e njerėzve, dalin mendimet e kėqija, imoraliteti, vjedhjet, vrasjet,
22 tradhtitė bashkėshortore, pangopėsitė, ligėsitė, mashtrimi, epshi, syri i lig, blasfemia, kryelartėsia, mendjelehtėsia.
23 Tė gjitha kėto gjėra tė liga dalin nga brenda dhe e pėrlyejnė njeriun."
24 Dhe prej andej u ngrit e u largua pėr nė krahinėn e Tirit. Kur hyri nė njė shtėpi, nuk donte ta merrte vesh njeri; megjithatė nuk mundi tė mos vihej re.
25 Por njė grua, vajza e sė cilės kishte frymė tė papastėr, me tė dėgjuar pėr Tė, erdhi dhe i ra ndėr kėmbė.
26 Gruaja ishte greke, sirofenikase; ajo e luti tė dėbonte demonin prej vajzės sė saj.
27 Jezusi i tha: "Lėri mė parė fėmijėt tė nginjen, sepse nuk ėshtė mirė tė marrėsh bukėn e fėmijėve e t’ua hedhėsh qenve."
28 Ajo u pėrgjigj dhe i tha: "Po, o Zot, edhe qentė nėn sofėr hanė nga thėrrimet e fėmijėve."
29 Ai i tha: "Pėr kėtė qė the, shko; demoni ka dalė prej vajzės sate."
30 Kur shkoi nė shtėpi, ajo e gjeti fėmijėn tė shtrirė nė shtrat dhe pa qė demoni kishte dalė prej saj.
31 Pėrsėri, si u largua nga krahina e Tirit, shkoi nėpėrmjet Sidonit nė detin e Galilesė, duke kaluar pėrmes krahinės sė Dekapolit.
32 I sollėn njė shurdhmemec dhe iu lutėn qė tė vinte dorėn mbi tė.
33 Si e hoqi mėnjanė, veēmas prej turmės, Jezusi i vuri gishtat nė veshėt dhe, pasi pėshtyu, i preku gjuhėn.
34 Dhe duke vėshtruar lart nė qiell, psherėtiu dhe i tha: "Effatha!", qė do tė thotė: ‘Hapu’.
35 Menjėherė atij iu hapėn veshėt, iu zgjidh gjuha dhe filloi tė fliste siē duhet.
36 Jezusi i porositi qė tė mos i thoshin askujt pėr kėtė, por sa mė shumė i porosiste, aq mė tepėr e pėrhapnin lajmin ata.
37 Njerėzit mbeteshin tė mrekulluar pa masė dhe thoshin: "Mirė i ka bėrė tė gjitha gjėrat. Madje tė shurdhėrit i bėn tė dėgjojnė e tė pagojėt tė flasin."