| Home Dhjata e Re Marku
kap 1 |
|
Marku |
|
5 1 Ata kaluan nė bregun tjetėr tė detit, nė vendin e gerasenėve. 2 Sapo zbriti nga lundra, i doli pėrpara nga varret njė njeri me frymė tė papastėr, 3 i cili rrinte ndėr varre; askush nuk ishte mė nė gjendje ta lidhte, as me vargonj. 4 Sepse shumė herė e kishin lidhur me pranga e vargonj, por ai i kishte kėputur vargonjtė dhe i kishte thyer prangat; askush nuk kishte mundur ta zbuste. 5 Gjithmonė, natė e ditė, rrinte ndėr varre e nė male, duke bėrtitur e duke sfilitur veten me gurė. 6 Me tė parė Jezusin nga larg, vrapoi dhe i ra nė gjunjė. 7 Pastaj bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: "Ēpunė kam unė me Ty, Jezus, Biri i Perėndisė mė tė lartė? Nė emėr tė Perėndisė tė pėrbetohem, mos mė mundo." 8 Sepse Ai i thoshte: "Dil nga ky njeri, o frymė e papastėr!" 9 Jezusi e pyeti: "Si tė quajnė?" Ai i tha: "Legjion ėshtė emri im; sepse ne jemi shumė." 10 Dhe i pėrgjėrohej tė mos i dėbonte ata jashtė asaj krahine. 11 Aty pranė malit po kulloste njė kope e madhe derrash. 12 Demonėt e lutėn, duke i thėnė: "Na dėrgo te derrat, qė tė hyjmė tek ata." 13 Ai i lejoi dhe frymėt e papastra dolėn e hynė te derrat; kopeja u turr poshtė shkrepit tė thepisur nė det; ishin rreth dy mijė dhe u mbytėn nė det. 14 Ata qė po i kullosnin, ua mbathėn kėmbėve dhe njoftuan njerėzit nė qytet e nėpėr ara. Njerėzit dolėn pėr tė parė ēishte ajo qė kishte ndodhur. 15 Erdhėn te Jezusi dhe e panė atė qė e kishte pushtuar legjioni i demonėve, tė ulur, tė veshur e me mendjen nė vend, dhe u frikėsuan. 16 Ata qė e kishin parė kėtė gjė, u treguan njerėzve ēka i kishte ndodhur atij qė kishte qenė i pushtuar nga demonėt, si edhe pėr derrat. 17 Ata filluan ti luteshin Jezusit tė largohej nga krahina e tyre. 18 Kur Jezusi po hipte nė lundėr, ai qė kishte qenė i pushtuar nga demonėt, e luti Jezusin qė tė qėndronte me Tė. 19 Ai nuk e lejoi, por i tha: "Shko nė shtėpi te njerėzit e tu dhe tregoju atyre sa shumė ka bėrė pėr ty Zoti yt e si pati mėshirė pėr ty." 20 Ky u largua dhe filloi tė fliste hapur nė Dekapol pėr tė gjitha ato qė kishte bėrė Jezusi pėr tė; tė gjithė mbetėn tė mrekulluar. 21 Jezusi kaloi pėrsėri me lundėr nė bregun tjetėr dhe njė turmė e madhe u mblodh rreth Tij, kur ishte buzė detit. 22 Dhe ja, erdhi njė nga krerėt e sinagogės, me emrin Jair, i cili me ta parė, i ra nė gjunjė 23 dhe i lutej pa pushim, duke thėnė: "Ime bijė ėshtė duke dhėnė shpirt; eja e vėr duart mbi tė, qė tė shėrohet e tė jetojė." 24 Ai shkoi me tė. Njė turmė e madhe i shkonte pas, dhe gati po e shtypnin. 25 Njė grua kishte rrjedhje gjaku prej dymbėdhjetė vjetėsh; 26 kishte vuajtur shumė prej mjaft mjekėve, duke shpenzuar gjithė ēkishte dhe pa kurrfarė pėrmirėsimi, pėrkundrazi ishte bėrė mė keq. 27 Me tė dėgjuar pėr Jezusin, erdhi midis turmės nga prapa dhe i preku rrobėn. 28 Sepse ajo thoshte me vete: "Sikur edhe rrobat ti prek, do tė shėrohem." 29 Menjėherė rrjedhja e gjakut pushoi, dhe e ndjeu nė trup qė u shėrua prej sėmundjes qė kishte." 30 Jezusi, me ta kuptuar nė vetvete qė fuqia doli prej Tij, u kthye nga turma e tha: "Kush mi preku rrobat?" 31 Dishepujt i thoshin: "Ti e sheh turmėn qė po tė shtyp dhe thua: Kush mė preku?" 32 Ai vėshtronte pėrreth pėr tė parė kush e kishte bėrė kėtė. 33 Gruaja, duke e ditur ēi kishte ndodhur, po dridhej nga frika; erdhi dhe i ra pėrpara kėmbėve duke ia thėnė tė gjithė tė vėrtetėn. 34 Ai i tha: "Bija Ime, besimi yt tė ka shpėtuar. Shko nė paqe dhe qofsh e shėruar prej sėmundjes sate." 35 Ndėrsa Ai ishte ende duke folur, erdhėn disa njerėz nga shtėpia e tė parit tė sinagogės dhe i thanė: "Jot bijė vdiq. Pėrse e mėrzit mė shumė Mjeshtrin?" 36 Jezusi nuk ia vuri veshin kėtyre fjalėve, por iu drejtua tė parit tė sinagogės: "Mos ki frikė, vetėm beso." 37 Nuk lejoi ta shoqėronte njeri tjetėr veē Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, vėllait tė Jakobit. 38 Kur arritėn te shtėpia e tė parit tė sinagogės, Ai vuri re rrėmujėn si edhe ata qė qanin e vajtonin me tė madhe. 39 Kur hyri brenda, u tha: "Pėrse po bėni gjithė kėtė rrėmujė e po qani? Fėmija nuk ka vdekur, por po fle." 40 Ata filluan ta pėrqeshnin. Pasi i nxori tė gjithė jashtė, mori me vete atin dhe nėnėn e fėmijės, si edhe ata qė ishin me Tė, dhe hyri atje ku ishte fėmija. 41 E zuri fėmijėn pėr dore dhe i tha: "Talitha kumi!", qė e pėrkthyer do tė thotė: Vajzė, ty po tė them, ēohu! 42 Vajza u ngrit menjėherė dhe filloi tė ecte, meqė ishte dymbėdhjetė vjeēe. Ata u shtangėn tė mrekulluar pa masė. 43 Ai i porositi rreptas qė askush tė mos e merrte vesh kėtė dhe u tha ti jepnin vajzės pėr tė ngrėnė.
|
|||