Home
Dhjata e Re
Marku


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Marku

4
1
Filloi pėrsėri t’i mėsonte njerėzit buzė detit; turma qė u mblodh pranė Tij ishte kaq e madhe, saqė Atij iu desh tė hipte e tė rrinte ulur nė lundėr nė det, ndėrsa e gjithė turma qėndronte nė tokė buzė detit.
2 Ai u mėsonte shumė gjėra me shėmbėlltyra dhe nė mėsimin e Tij u thoshte:
3 "Dėgjoni! Ja, njė bujk doli pėr tė mbjellė.
4 Dhe kur hidhte farėn, njė pjesė ra anash rrugės dhe shkuan zogjtė dhe e pėrlanė.
5 Njė pjesė tjetėr ra nė gurishtė, ku nuk kishte shumė dhe; ato mbinė menjėherė, sepse dheu nuk ishte shumė i thellė.
6 Por me tė dalė dielli, u pėrcėlluan dhe, meqė nuk kishin rrėnjė, u fishkėn.
7 Disa tė tjera ranė nėpėr driza dhe drizat u rritėn e u zunė frymėn dhe ato nuk dhanė fryt.
8 Pjesa tjetėr ra nė tokė tė mirė dhe dha fryte qė mbinė, u rritėn dhe u shumuan, njėra tridhjetė, tjetra gjashtėdhjetė e njė tjetėr njėqindfish."
9 Pastaj tha: "Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė."
10 Kur ishte vetėm, tė dymbėdhjetė dishepujt bashkė me ata qė ishin rreth Tij e pyesnin pėr shėmbėlltyrat.
11 Ai u thoshte: "Juve ju ėshtė dhėnė e fshehta e mbetėrisė sė Perėndisė. Por pėr ata qė janė jashtė, ēdo gjė thuhet me shėmbėlltyra,
12 qė me sytė hapur tė shohin, por tė mos shikojnė, qė vėrtet tė dėgjojnė, por tė mos kuptojnė; pėrndryshe mund tė ktheheshin dhe t’u faleshin mėkatet."
13 Dhe u tha: "Nuk e kuptoni kėtė shėmbėlltyrė? E si do t’i merrni vesh gjithė shėmbėlltyrat?
14 Farėhedhėsi ėshtė ai qė mbjell fjalėn.
15 Farat anash rrugės janė ata, tek tė cilėt ėshtė mbjellė fjala; kur e dėgjojnė, Satani vjen menjėherė dhe e merr fjalėn qė ishte mbjellė nė ta.
16 Farat e mbjella nė gurishtė janė ata, tė cilėt me tė dėgjuar fjalėn, e pranojnė atė menjėherė me gėzim.
17 Por kėta nuk kanė rrėnjė nė vetvete, madje janė tė pėrkohshėm. Pastaj, kur vjen mundimi ose pėrndjekja pėr shkak tė fjalės, menjėherė shkandullohen.
18 Farat e tjera janė ato qė u mbollėn nėpėr driza; kėto janė ata qė e dėgjojnė fjalėn;
19 por shqetėsimet e jetės, mashtrimi i pasurisė, lakmitė pėr gjėra tė tjera hyjnė dhe e mbysin fjalėn dhe ajo nuk jep mė fryt.
20 Tė tjerėt, si farat e mbjella nė tokėn e mirė, e dėgjojnė fjalėn, e pranojnė atė dhe japin fryt, njėra tridhjetė, tjetra gjashtėdhjetė e njė tjetėr njėqindfish."
21 Ai u thoshte: "Mos vallė e sjellin kandilin pėr ta vėnė nėn karroqe ose nėn hasėr? A nuk duhet vėnė nė shandan?
22 Sepse nuk ka asgjė tė fshehtė, qė tė mos zbulohet; as qė tė mbahet e fshehur, e tė mos dalė nė dritė.
23 Nė pastė kush veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė."
24 Dhe u thoshte: "Kini kujdes pėr ato qė dėgjoni; me atė masė qė matni, me atė do t’ju matin; madje juve do t’ju jepet mė tepėr.
25 Sepse atij qė ka, do t’i jepet, dhe atij qė nuk ka, do t’i merret edhe ajo qė ka."
26 Dhe thoshte: "Kėshtu ėshtė mbretėria e Perėndisė. I ngjan njeriut qė hedh farėn nė tokė.
27 Fle me natė e ngrihet me ditė dhe fara ēel e rritet, megjithėse ai nuk e merr vesh sesi.
28 Vetė toka nga ana e saj jep fryt; mė parė kėrcellin, pastaj kallirin dhe pastaj plot grurė nė kalli.
29 Por kur bėhet fryti, ai menjėherė vė draprin, sepse tė korrat kanė ardhur."
30 Dhe thoshte: "Si mund ta krahasojmė mbretėrinė e Perėndisė? Me ēfarė shėmbėlltyre mund ta pėrshkruajmė?
31 Ėshtė si kokrra e sinapit qė, kur mbillet nė tokė, ėshtė mė e vogla se tė gjitha farat qė janė nė tokė.
32 Por pasi mbillet, rritet dhe bėhet mė e madhe se tė gjitha barėrat dhe lėshon degė tė mėdha, aq sa shpendėt e qiellit ngrenė fole nėn hijen e saj."
33 Me shumė shėmbėlltyra si kėto ua shpallte Jezusi fjalėn, ashtu si mund ta kuptonin.
34 Por nuk u fliste pa shėmbėlltyra dhe ēdo gjė ua shpjegonte veēmas dishepujve tė Vet.
35 Po atė ditė, kur po ngrysej, u tha: "Tė kalojmė nė anėn tjetėr".
36 Dishepujt, pasi lanė turmėn, e morėn Jezusin me vete, ashtu siē ishte, nė lundėr. Atje, me Tė, kishte edhe lundra tė tjera.
37 U ngrit njė stuhi e madhe ere dhe dallgėt pėrplaseshin brenda nė lundėr, aq sa lundra tashmė ishte mbushur plot.
38 Jezusi ishte te kiēi i lundrės, duke fjetur mbi jastėk; ata e zgjuan dhe i thanė: "Mjeshtėr, nuk do t’ia dish qė ne po mbytemi?"
39 U ngrit, qortoi erėn dhe i tha detit: "Qetėsohu, pusho!" Era u ndal, e ra njė bunacė e madhe.
40 Pastaj u tha: "Pėrse jeni kaq frikacakė? Ende nuk paskeni besim?"
41 Ata u tmerruan nga frika dhe thoshin me njėri-tjetrin: "Kush tė jetė ky vallė, qė edhe era dhe deti i binden?"