| Home Dhjata e Re Marku
kap 1 |
|
Marku |
|
2 1 Pas disa ditėsh, kur hyri pėrsėri nė Kapernaum, u dėgjuan fjalė qė Ai ishte nė shtėpi. 2 Kaq shumė u mblodhėn, saqė nuk kishte mė vend, madje as para derės; Ai u predikonte fjalėn. 3 Disa erdhėn, duke i sjellė njė tė paralizuar, qė e mbanin katėr veta. 4 Por pasi nuk mundeshin tia sillnin pėr shkak tė turmės, zbuluan pullazin nė vendin ku ishte Ai, dhe si hapėn njė tė ēarė, e ulėn poshtė hasrėn ku dergjej i paralizuari. 5 Jezusi, duke parė besimin e tyre, i tha tė paralizuarit: "Bir, mėkatet e tua tė janė falur." 6 Por aty ishin ulur edhe disa nga skribėt, qė mendonin nė zemrat e tyre, 7 "Pėrse flet kėshtu ky? Ai po thotė blasfemi; kush, veē Perėndisė sė vetėm, mund tė falė mėkate?" 8 Jezusi, me ta marrė vesh prej frymės sė Tij se ēpo mendonin ata nė mes tyre, u tha: "Pėrse i mendoni kėto gjėra nė zemrat tuaja? 9 Cila ėshtė mė e lehtė, ti thuash tė paralizuarit: Mėkatet e tua tė janė falur, apo ti thuash: Ngrihu, merr hasrėn tėnde dhe ec? 10 Por, qė ta dini se Biri i Njeriut ka pushtet mbi tokė pėr tė falur mėkate" i tha tė paralizuarit, 11 "Po tė them: Ngrihu, merr hasrėn tėnde dhe shko nė shtėpi." 12 Ai u ngrit, mori menjėherė hasrėn e doli jashtė para tė gjithėve, saqė tė gjithė u mrekulluan dhe lėvduan Perėndinė, duke thėnė: "Kėshtu nuk kemi parė kurrė ndonjėherė". 13 Jezusi shkoi pėrsėri buzė detit. Tė gjithė njerėzit shkonin tek Ai, dhe Ai i mėsonte. 14 Duke kaluar, pa Levin, tė birin e Alfeut, ulur nė banakun e tagrambledhėsit dhe i tha: "Mė ndiq!" Ai u ngrit dhe i vajti pas. 15 Dhe ndodhi qė kur ishte shtruar pėr tė ngrėnė nė shtėpinė e Levit, shumė tagrambledhės dhe mėkatarė ishin ulur nė tryezė me Jezusin dhe dishepujt e Tij, sepse ata qė i shkonin pas, ishin shumė. 16 Kur skribėt dhe farizenjtė e panė Atė duke ngrėnė bashkė me tagrambledhėsit dhe mėkatarėt, filluan tu thonė dishepujve tė Tij: "Ēėshtė kjo? Ai po ha bashkė me tagrambledhėsit dhe mėkatarėt." 17 Jezusi, kur e dėgjoi kėtė, u tha: "Nuk kanė nevojė pėr mjek ata qė janė tė shėndoshė, por ata qė janė tė sėmurė. Nuk kam ardhur tė thėrras pėr pendim tė drejtėt, por mėkatarėt". 18 Dishepujt e Gjonit dhe farizenjtė ishin duke agjėruar; erdhėn e i thanė Atij: "Pėrse po agjėrojnė dishepujt e Gjonit dhe ata tė farizenjve, ndėrsa dishepujt e Tu nuk agjėrojnė?" 19 Jezusi u tha: "A mund tė agjėrojnė dasmorėt sa kohė qė dhėndri ėshtė me ta? Ata nuk mund tė agjėrojnė sa kohė e kanė dhėndrin me vete. 20 Por do tė vijnė ditėt kur dhėndri do tu merret atyre dhe atėherė ata do tė agjėrojnė nė atė ditė. 21 Askush nuk qep arnė prej pėlhure tė re nė njė rrobė tė vjetėr; pėrndryshe arna e re e tėrheq rrobėn e vjetėr dhe e grisura ēahet mė keq. 22 Askush nuk hedh verė tė re nė kacekė tė vjetėr; pėrndryshe vera do ti ēajė kacekėt, dhe vera bashkė me kacekėt do tė shkojnė dėm; vera e re hidhet nė kacekė tė rinj." 23 Dhe ndodhi qė njė ditė tė shtunė Ai po kalonte pėrmes tė mbjellave dhe dishepujt e Tij, duke ecur, filluan tė kėpusnin kallėza gruri. 24 Farizenjtė i thoshin Atij: "Shiko, pėrse bėjnė ata tė shtunėn atė qė nuk ėshtė e ligjshme?" 25 Ai u tha: "Asnjėherė nuk e paskeni lexuar ēfarė bėri Davidi, kur ai dhe ata qė ishin me tė kishin nevojė dhe ishin tė uritur; 26 se si hyri nė shtėpinė e Perėndisė nė ditėt e Abiatarit, kryepriftit, dhe hėngri bukėt e pėrkushtimit, tė cilat nuk ka tė drejtė ti hajė njeri tjetėr veē priftėrinjve dhe ua dha edhe atyre qė ishin me tė?" 27 Dhe u tha: "E shtuna ėshtė bėrė pėr njeriun dhe jo njeriu pėr tė shtunėn. 28 Prandaj Biri i Njeriut ėshtė Zot edhe i tė shtunės".
|
|||