Home
Dhjata e Re
Marku


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Marku

14
1
Pas dy ditėsh ishte festa e Pashkėve dhe e Bukės sė Ndorme; kryepriftėrinjtė dhe skribėt kėrkonin mėnyrėn se si ta kapnin me dredhi pėr ta vrarė.
2 "Por jo nė ditė feste", thoshin: "se mos lind ndonjė trazirė nė popull."
3 Kur ishte nė Betani, nė shtėpinė e Simon tė gėrbulurit, dhe, kur u shtrua pėr tė ngrėnė, u afrua njė grua qė kishte njė enė prej alabastri me vaj erėkėndshėm livandoje tė papėrzier, shumė tė kushtueshėm. E theu enėn dhe e derdhi mbi kokėn e Tij.
4 Kishte disa qė u zemėruan dhe thoshin midis tyre: "Pėrse tė shkojė dėm ky vaj erėkėndshėm?
5 Sepse ky vaj mund tė ishte shitur mbi treqind denarė e t’u jepej tė vobektėve", dhe turfullonin kundėr saj.
6 Jezusi tha: "Lėreni, pėrse e shqetėsoni? Ajo mė ka bėrė njė vepėr tė mirė,
7 sepse tė vobektėt i keni gjithmonė me vete e mund t’u bėni mirė atyre kur tė doni, por Mua nuk mė keni gjithmonė.
8 Ajo bėri ē’mundi; ajo ka menduar qė mė parė pėr ta lyer trupin Tim pėr varrim.
9 Me tė vėrtetė po ju them, kudo qė tė predikohet ungjilli nė mbarė botėn, do tė flitet edhe pėr atė qė bėri kjo grua, pėr ta kujtuar."
10 Juda Iskarioti, njėri prej tė dymbėdhjetėve, shkoi tek kryepriftėrinjtė pėr t’ua dorėzuar Jezusin.
11 Ata, si e dėgjuan, u gėzuan dhe i premtuan para. Ai pėrpiqej tė gjente rastin qė t’ua dorėzonte Atė nė kohėn e duhur.
12 Ditėn e parė tė Bukės sė Ndorme, kur po bėnin fli qengjin e Pashkėve, dishepujt e Tij i thanė: "Ku dėshiron tė shkojmė ta bėjmė gati vendin qė tė hash Pashkėt?"
13 Ai dėrgoi dy nga dishepujt e Vet dhe u tha: "Shkoni nė qytet e atje do t’ju takojė njė njeri qė mban njė shtambė uji; shkoni pas tij.
14 Atje ku tė hyjė ai, i thoni tė zotit tė shtėpisė: ‘Mjeshtri thotė, ku ėshtė dhoma e miqve, ku do tė ha Pashkėt me dishepujt e Mi?’
15 Ai do t’ju tregojė njė dhomė tė madhe sipėr, tė shtruar e tė bėrė gati; atje na e pėrgatisni."
16 Dishepujt dolėn e arritėn nė qytet dhe doli ashtu siē u kishte thėnė Ai; dhe pėrgatitėn Pashkėt.
17 Nė tė ngrysur, Ai shkoi atje me tė dymbėdhjetėt.
18 Kur u shtruan e po hanin, Jezusi tha: "Me tė vėrtetė po ju them, njėri nga ju, qė po ha me Mua, do tė mė tradhtojė."
19 Ata filluan tė trishtohen e t’i thonė njėri pas tjetrit: "Mos jam unė?"
20 Ai u tha : "Njė nga tė dymbėdhjetėt, qė po e ngjyen bukėn nė ēanak bashkė me Mua.
21 Sepse Biri i Njeriut me tė vėrtetė po shkon, siē ėshtė shkruar pėr Tė, por mjerė ai njeri qė tradhton Birin e Njeriut! Mirė do tė ishte pėr atė njeri tė mos kishte lindur."
22 Kur po hanin, Ai mori bukėn, e bekoi dhe pasi e ndau, ua dha atyre dhe tha: "Merreni, ky ėshtė trupi Im."
23 Pastaj, si mori kupėn dhe tha lutjen e falėnderimit, ua dha atyre dhe tė gjithė pinė prej saj.
24 U tha: "Ky ėshtė gjaku Im i besėlidhjes sė re, qė ėshtė derdhur pėr shumė veta.
25 Me tė vėrtetė po ju them, Unė nuk do tė pi mė nga fryti i hardhisė, deri nė atė ditė kur do ta pi tė re nė mbretėrinė e Perėndisė."
26 Pastaj si kėnduan njė himn, dolėn pėr nė Malin e Ullinjve.
27 Jezusi u tha: "Tė gjithė do tė shkandulloheni, sepse ėshtė shkruar: ‘Unė do ta godas bariun dhe delet do tė shkapėrdahen’.
28 Por, pasi tė jem ngjallur, do tė shkoj para jush nė Galile."
29 Pjetri i tha: "Edhe sikur tė gjithė tė shkandullohen, unė jo."
30 Jezusi i tha: "Me tė vėrtetė po tė them, se ti sot, nė kėtė natė, pėrpara se tė kėndojė kėndesi dy herė, do tė mė mohosh tri herė."
31 Por ai ngulmonte gjithnjė e mė shumė: "Edhe po tė duhet tė vdes me Ty, nė asnjė mėnyrė nuk do tė tė mohoj." Po ashtu thoshin edhe ata tė gjithė.
32 Ndėrkaq arritėn nė njė vend me emrin Getsemani; Ai u tha dishepujve tė Vet: "Uluni kėtu ndėrsa Unė po lutem."
33 Mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe filloi tė trishtohej plot ankth nė zemėr.
34 Dhe u tha: "Trishtim i madh e ka pushtuar shpirtin Tim deri nė vdekje; qėndroni kėtu e mbani sytė hapur."
35 Si shkoi pak mė tutje, ra pėrtokė e po lutej qė, po tė ishte e mundur, tė largohej prej Tij ajo orė.
36 Dhe thoshte: "Abba, o Atė, pėr Ty gjithēka ėshtė e mundshme; largoje prej Meje kėtė kupė; megjithatė jo siē dua Unė, por siē do Ti."
37 Kur u kthye, i gjeti ata duke fjetur dhe i tha Pjetrit: "Simon, po fle? Nuk mund tė rrije njė orė zgjuar?
38 Hapni sytė e lutuni, qė tė mos bini nė tundim; vėrtet fryma ėshtė e gatshme, por mishi ėshtė i dobėt."
39 U largua pėrsėri e po lutej, duke thėnė tė njėjtat fjalė.
40 Kur u kthye pėr sė dyti, i gjeti duke fjetur, pasi sytė u ishin rėnduar. Ata nuk dinin ē’pėrgjigje t’i jepnin.
41 Pastaj u kthye pėr tė tretėn herė dhe u tha: "Ende po flini e po pushoni? Mjaft mė, ka ardhur ora. Ja, Birin e Njeriut do ta japin nė duart e mėkatarėve.
42 Ngrihuni, shkojmė! Ja, ai qė po mė tradhton, ėshtė kėtu pranė."
43 Dhe menjėherė, ndėrsa po fliste, arriti Juda, njė nga tė dymbėdhjetėt, dhe bashkė me tė edhe njė turmė njerėzish me shpata e shkopinj, dėrguar nga kryepriftėrinjtė, skribėt dhe pleqtė.
44 Ai qė e tradhtoi, u kishte dhėnė atyre njė shenjė, duke u thėnė: "Atė qė do ta puth, Ai ėshtė; kapeni dhe shpjereni tė siguruar me roja."
45 Me tė ardhur, iu afrua menjėherė Jezusit dhe tha; "Rabbi!" dhe e puthi.
46 Ata iu hodhėn pėrsipėr dhe e mbėrthyen.
47 Njėri prej atyre qė ishin aty pranė, nxori shpatėn dhe e goditi shėrbėtorin e kryepriftit, duke i kėputur veshin.
48 Jezusi, u pėrgjigj dhe u tha: "Paskeni dalė me shpata e shkopinj, si kundėr njė kusari, pėr tė mė kapur Mua?
49 Pėrditė me ju isha nė tempull duke i mėsuar njerėzit dhe ju nuk mė kapėt. Por kjo u bė qė tė pėrmbushen Shkrimet."
50 Atėherė tė gjithė e lanė dhe ikėn.
51 Atij po i shkonte pas njė djalosh, i mbėshtjellė rreth trupit tė vet tė zhveshur vetėm me njė pėlhurė tė linjtė; ata e kapėn
52 dhe ai, duke lėnė pas pėlhurėn e linjtė, iku lakuriq.
53 Jezusin e ēuan te kryeprifti; tė gjithė kryepriftėrinjtė, pleqtė e skribėt u mblodhėn sė bashku.
54 Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda nė oborr tė kryepriftit; aty u ul me shėrbyesit e po ngrohej pranė zjarrit.
55 Kryepriftėrinjė dhe tėrė kėshilli i lartė kėrkonin dėshmi kundėr Jezusit qė ta vrisnin, por nuk po gjenin dot.
56 Sepse shumė jepnin dėshmi tė rreme kundėr Tij, por dėshmitė e tyre nuk pėrputheshin.
57 Disa u ngritėn dhe dhanė dėshmi tė rreme kundėr Tij, duke thėnė:
58 "Ne e kemi dėgjuar kur thoshte: ‘Unė do ta shkatėrroj kėtė tempull, tė bėrė nga duar njerėzish, dhe brenda tri ditėsh do tė ndėrtoj njė tjetėr, tė bėrė jo nga duar njerėzish’."
59 Por as kėshtu, dėshmia e tyre nuk pėrputhej.
60 Kryeprifti, si u ngrit nė mes, i bėri pyetje Jezusit duke i thėnė: "Asnjė pėrgjigje nuk po jep? Ē’ėshtė kjo qė dėshmojnė kėta kundėr Teje?"
61 Por Ai nuk fliste e nuk dha asnjė pėrgjigje. Kryeprifti e pyeti pėrsėri dhe i tha: "Ti je Krishti, Biri i tė Bekuarit?"
62 Jezusi tha: "Unė jam dhe Birin e Njeriut do ta shihni tė ulur nė tė djathtė tė Fuqisė dhe duke ardhur nė retė e qiellit ."
63 Atėherė kryeprifti, duke shqyer rrobat e veta, tha: "Pėrse na u dashkan ende dėshmitarė?
64 E dėgjuat blasfeminė; si ju duket?" Ata tė gjithė e gjykuan fajtor pėr vdekje.
65 Disa filluan ta pėshtynin, t’i mbulonin fytyrėn, ta godisnin me grushte dhe t’i thoshin: "Gjeje me profeci"; rojat e morėn duke e goditur me shuplaka.
66 Kur Pjetri ishte poshtė nė oborr, erdhi njė nga shėrbėtoret e kryepriftit.
67 Me ta parė Pjetrin duke u ngrohur, e vėshtroi dhe tha: "Edhe ti ishe me Jezusin e Nazaretit."
68 Por ai e mohoi duke thėnė: "Nuk di gjė, as nuk po marr vesh ē’po thua." Dhe doli jashtė nė hajat [dhe kėndesi kėndoi].
69 Shėrbėtorja e pa dhe filloi t’u thoshte pėrsėri atyre qė ishin aty pranė: "Ky ėshtė njėri prej atyre."
70 Ai pėrsėri e mohoi. Pak mė vonė, ata qė ishin aty pranė i thanė Pjetrit: "Pa dyshim, ti je njė prej tyre, sepse edhe ti je galileas."
71 Ai filloi tė mallkonte dhe tė betohej: "Nuk e njoh kėtė njeri qė po thoni."
72 Dhe menjėherė kėndesi kėndoi pėr tė dytėn herė. Pjetrit iu kujtua fjala qė i kishte thėnė Jezusi: "Para se tė kėndojė kėndesi dy herė, do tė mė mohosh tri herė". Dhe ia dha tė qarit.