Home
Dhjata e Re
Marku


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Marku

13
1
Kur Jezusi po dilte nga tempulli, njė nga dishepujt i tha: "Mjeshtėr, shih sa gurė tė mėdhenj e ē’ndėrtesa tė mėdha."
2 Jezusi i tha: "A i sheh kėto ndėrtesa tė mėdha? Nuk do tė mbetet kėtu gur mbi gur pa u shembur."
3 Me t’u ulur nė Malin e Ullinjve kundrejt tempullit, Atė e pyetėn veēan Pjetri, Jakobi, Gjoni e Andrea.
4 "Na thuaj, kur do tė ndodhin kėto gjėra? Cila do tė jetė shenja qė do tė pėrmbushen tė gjitha kėto?"
5 Jezusi filloi t’u thoshte: "Shikoni se mos ju mashtron kush.
6 Sepse shumė do tė vijnė nė emrin Tim duke thėnė: ‘Unė jam Ai’ e do tė mashtrojnė shumė veta.
7 Kur tė dėgjoni luftėra e jehona luftėrash, mos u frikėsoni; ato duhet tė ndodhin, por ky nuk ėshtė ende fundi.
8 Sepse do tė ngrihet kombi kundėr kombit dhe mbretėria kundėr mbretėrisė; nė vende tė ndryshme do tė bien tėrmete, do tė vijnė periudha zie buke; kėto janė fillimi i dhimbjeve.
9 Por kini kujdes pėr veten tuaj; do t’ju dorėzojnė nė kuvende e do t’ju rrahin nė sinagoga; pėr shkakun Tim do tė dilni para krerėve dhe mbretėrve, si dėshmi pėr ta.
10 Ungjilli duhet tė predikohet mė parė nėpėr gjithė kombet.
11 Kur t’ju arrestojnė e t’ju ēojnė nė gjyq, mos u shqetėsoni qė mė parė se ēfarė do tė flisni; por ēfarėdo qė t’ju jepet nė atė orė, atė flisni, sepse nuk jeni ju qė flisni, por Fryma e Shenjtė.
12 Vėllai vėllanė do ta ēojė nė vdekje, dhe ati tė birin; fėmijėt do tė ngrihen kundėr prindėrve e do t’i vrasin.
13 Do tė jeni tė urryer nga tė gjithė pėr hir tė emrit Tim, por ai qė qėndron deri nė fund, ai do tė shpėtohet.
14 Por kur tė shihni neverinė e shkretimit, duke qėndruar aty ku nuk i takon (le ta kuptojė ai qė di tė lexojė), atėherė ata qė janė nė Jude, le tė marrin arratinė ndėr male.
15 Kush ėshtė mbi pullaz, tė mos zbresė, as tė mos hyjė pėr tė marrė ndonjė gjė prej shtėpisė sė vet.
16 Kush ėshtė nė arė, tė mos kthehet prapa pėr tė marrė rrobėn e vet.
17 Por mjerė ato qė janė shtatzėna dhe ato qė japin gji nė ato ditė!
18 Lutuni qė kjo tė mos ndodhė nė kohė dimri,
19 sepse ato do tė jenė ditė tė njė mundimi tė atillė, qė nuk ka ndodhur prej fillimit tė krijimit, kur Perėndia krijoi botėn deri tani, dhe as ka pėr tė ndodhur kurrė.
20 Po tė mos i shkurtonte Zoti ato ditė, askush nuk do tė shpėtohej, por pėr hir tė tė zgjedhurve, qė Ai i ka zgjedhur, i ka shkurtuar ato ditė.
21 Pastaj, nėse dikush ju thotė: ‘Ja ky kėtu ėshtė Krishti’, ose ‘Ja, ai atje’, mos e besoni,
22 sepse do tė dalin Krishta tė rremė e profetė tė rremė e do tė bėjnė shenja e mrekulli pėr tė mashtruar, po tė jetė e mundur, edhe tė zgjedhurit.
23 Ruhuni; tė gjitha jua kam thėnė qė mė parė.
24 Por nė ato ditė, pas asaj brenge, dielli do tė errėsohet dhe hėna nuk do tė japė dritėn e vet.
25 Do tė bien yjet prej qiellit dhe fuqitė qė janė nė qiej, do tė pėshtjellohen.
26 Atėherė njerėzit do tė shohin Birin e Njeriut duke ardhur mbi re me shumė fuqi e lavdi.
27 Dhe Ai do tė dėrgojė engjėjt e do tė mbledhė tė zgjedhurit [e Vet] nga tė katėr anėt, nga skaji i dheut deri nė skajet e qiellit.
28 Dhe tani mėsojeni kėtė shėmbėlltyrė nga fiku; kur dega e tij ėshtė tashmė e njomė dhe ēel gjethe, ta dini qė vera ėshtė pranė.
29 Po kėshtu edhe ju, kur tė shihni qė kėto gjėra po ndodhin, dijeni qė Ai ėshtė pranė, mu te dera.
30 Me tė vėrtetė po ju them, ky brez nuk do tė kalojė derisa tė ndodhin tė gjitha kėto gjėra.
31 Qielli dhe toka do tė kalojnė, por fjalėt e Mia nuk do tė shkojnė.
32 Askush nuk di gjė pėr atė ditė apo atė orė, madje as engjėjt nė qiell, as Biri, veēse Ati.
33 Kini kujdes, mbajini sytė hapur, sepse nuk e dini kur do tė vijė koha.
34 Ashtu si njeriu qė mori njė udhė tė largėt, la shtėpinė e vet, ua la shtėpinė nė ngarkim shėrbėtorėve, secilit i caktoi punėn e tij dhe e porositi derėtarin t’i mbante sytė hapur.
35 Prandaj tė keni kujdes, sepse nuk e dini kur do tė kthehet i zoti i shtėpisė, nė mbrėmje, nė mesnatė, nė tė gdhirė apo nė mėngjes.
36 Se mos vjen papritur e ju gjen duke fjetur.
37 Dhe atė qė po ju them juve, ua them tė gjithėve: Mbani sytė hapur!"