1
1
Fillimi i ungjillit tė Jezus Krishtit, Birit tė Perėndisė.
2 Siē ėshtė shkruar te profeti Isaia: "Ja, po
dėrgoj lajmėtarin Tim para Teje, qė do tė pėrgatisė udhėn
Tėnde."
3 Zėri i atij qė thėrret nė shkretėtirė:
"Pėrgatisni udhėn e Zotit, tė drejta bėjini shtigjet e
Tij."
4 Gjon Pagėzori erdhi nė shkretėtirė duke
predikuar pagėzimin e pendesės pėr faljen e mėkateve.
5 Gjithė treva e Judesė dhe jeruzalemasit dolėn dhe
shkuan tek ai; tė gjithė, duke rrėfyer mėkatet e veta, pagėzoheshin
prej tij nė lumin Jordan.
6 Gjoni ishte veshur me lesh deveje dhe kishte njė
rrip lėkure rreth mesit; hante karkaleca dhe mjaltė bletėsh tė egra.
7 Predikonte duke thėnė: "Njė mė i fuqishėm
se unė po vjen pas meje, tė cilit unė nuk jam i denjė tė ulem e ti
zgjidh gjalmat e sandaleve.
8 Unė ju kam pagėzuar me ujė, por Ai do tju
pagėzojė me Frymėn e Shenjtė."
9 Dhe ndodhi qė nė ato ditė erdhi Jezusi nga
Nazareti i Galilesė dhe u pagėzua prej Gjonit nė lumin Jordan.
10 Dhe menjėherė, me tė dalė nga uji, Ai pa qiejt
tė hapen dhe Frymėn duke zbritur mbi Tė si njė pėllumb.
11 Njė zė erdhi nga qiejt: "Ti je Biri Im i
dashur, te Ti kam gjetur kėnaqėsi."
12 Menjėherė Fryma e nxori nė shkretėtirė.
13 Ai qėndroi nė shkretėtirė dyzet ditė, duke u
tunduar nga Satani. Atje Ai ishte bashkė me bishat e egra, dhe
engjėjt i shėrbenin.
14 Pasi e burgosėn Gjonin, Jezusi erdhi nė Galile
dhe predikonte lajmin e mirė tė Perėndisė.
15 "Koha u plotėsua", thoshte Ai.
"Mbretėria e Perėndisė po afron. Pendohuni dhe besoni nė lajmin
e mirė".
16 Duke kaluar pranė detit tė Galilesė, Ai pa
Simonin dhe Andrenė, vėllanė e Simonit, qė po hidhnin rrjetėn nė
det, sepse ata ishin peshkatarė.
17 Jezusi u tha: "Ejani pas Meje, e do tju
bėj peshkatarė njerėzish".
18 Ata lanė menjėherė rrjetat dhe i shkuan pas.
19 Duke shkuar pak mė tutje, Ai pa Jakobin, tė birin
e Zebedeut, dhe Gjonin, vėllanė e tij, tė cilėt po ndreqnin rrjetat
nė lundėr.
20 I thirri menjėherė dhe ata lanė nė lundėr atin
e tyre Zebedeun me mėditėsit dhe i shkuan pas.
21 Hynė nė Kapernaum; pa u vonuar, tė shtunėn Ai
hyri nė sinagogė e filloi tė mėsonte njerėzit.
22 Ata mrekulloheshin me mėsimin e Tij, sepse i
mėsonte ata si ai qė ka autoritet dhe jo si skribėt.
23 Po nė atė kohė, nė sinagogėn e tyre ishte njė
njeri me frymė tė papastėr, i cili bėrtiti,
24 dhe tha: "Ēpunė ke Ti me ne, o Jezus i
Nazaretit? Ke ardhur tė na shkatėrrosh? Tė njoh se kush je, i Shenjti
i Perėndisė."
25 Jezusi e qortoi, duke thėnė: "Hesht e dil
prej tij!"
26 Fryma e papastėr, pasi e shkundi fort, lėshoi
njė britmė tė madhe dhe doli prej tij.
27 Tė gjithė u mahnitėn aq shumė, sa filluan tė
pyesnin njėri-tjetrin, duke thėnė: "Ētė jetė kjo vallė?
Njė lloj i ri mėsimi me autoritet! Ai u jep urdhėr edhe frymėve tė
papastra e ato i binden."
28 Lajmi pėr Tė u pėrhap menjėherė kudo nė
mbarė krahinėn e Galilesė.
29 Sapo dolėn nga sinagoga, hynė bashkė me Jakobin
dhe Gjonin nė shtėpinė e Simonit e tė Andreas.
30 E vjehrra e Simonit dergjej me ethe, dhe ata i
folėn Jezusit menjėherė pėr tė.
31 Ai iu afrua dhe e ngriti duke e marrė pėr dore;
ethet e lanė dhe ajo filloi tu shėrbente.
32 Nė tė ngrysur, kur perėndoi dielli, i sollėn
Jezusit tė gjithė ata qė ishin tė sėmurė, si edhe ata qė ishin
tė pushtuar nga demonėt.
33 I tėrė qyteti ishte mbledhur te dera.
34 Ai shėroi shumė veta qė vuanin nga sėmundje tė
ndryshme, dėboi shumė demonė dhe nuk i linte tė flisnin, sepse ata e
dinin kush ishte Ai.
35 Herėt nė mėngjes, pa dalė drita e diellit,
Jezusi u ngrit, doli nga shtėpia dhe u largua nė njė vend tė
shkretė, ku po lutej.
36 Simoni, si dhe ata qė ishin me tė, shkuan ta
kėrkojnė.
37 Kur e gjetėn, i thanė: "Tė gjithė po tė
kėrkojnė".
38 Ai u tha: "Shkojmė gjetkė nė fshatrat
fqinje, qė tė predikoj edhe atje, sepse pėr kėtė kam dalė".
39 Pėrshkoi gjithė Galilenė, duke predikuar nė
sinagogat e tyre dhe duke dėbuar demonėt.
40 Tek Ai shkoi njė i gėrbulur, qė iu lut [duke i
rėnė nė gjunjė] dhe i tha: "Po tė duash, Ti mund tė mė
pastrosh."
41 Duke ndier dhembshuri, Ai zgjati dorėn, e preku
dhe i tha: "Po, dua, qofsh i pastruar!"
42 Dhe menjėherė gėrbula iu largua, dhe ai u
pastrua.
43 Si e paralajmėroi rreptas, e nxori menjėherė
jashtė,
44 duke i thėnė: "Shiko, mos i thuaj gjė
askujt; por shko e tregoja priftit dhe, si dėshmi pėr ata, sill pėr
pastrimin tėnd ato qė ka porositur Moisiu."
45 Por ai, me tė dalė, filloi tė fliste gjithandej,
duke e pėrhapur kaq shumė lajmin, saqė Jezusi nuk mund tė hynte mė
hapur nė qytet, por rrinte jashtė nė vende tė shkreta; megjithatė
tek Ai vinin njerėz nga tė katėr anėt.
|