| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
9 1 Pasi i mblodhi tė dymbėdhjetė, u dha fuqi dhe pushtet pėr tė dėbuar tė gjithė demonėt dhe pėr tė shėruar sėmundjet. 2 Dhe i dėrgoi tė predikonin mbretėrinė e Perėndisė e tė shėronin tė sėmurėt. 3 U tha: "Mos merrni gjė pėr rrugė, as shkop, as torbė, as bukė, as para dhe asnjėri prej jush tė mos mbajė dy tunika. 4 Dhe nė ēdo shtėpi qė tė hyni, qėndroni atje derisa tė largoheni prej andej. 5 Po tė mos ju mirėpresin, kur tė dilni prej atij qyteti, shkundni pluhurin nga kėmbėt tuaja, si dėshmi kundėr tyre." 6 Ata u nisėn e shkuan nga fshati nė fshat, duke predikuar ungjillin dhe duke shėruar njerėz kudo. 7 Tetrarku Herod kishte dėgjuar pėr gjithēka qė kishte ndodhur dhe po shastisej, sepse disa thoshin qė Gjoni ishte ngjallur prej tė vdekurve. 8 Disa thoshin qė ishte shfaqur Elia; disa tė tjerė thoshin qė ishte ngjallur pėrsėri njėri prej profetėve tė moēėm. 9 Dhe Herodi tha: "Gjonit unė i preva kokėn; por kush ėshtė ky pėr tė cilin po dėgjoj tė tilla gjėra?" Dhe kėrkonte ta shihte. 10 Apostujt, kur u kthyen, e njoftuan pėr gjithēka qė kishin bėrė. Ai i mori me vete dhe u tėrhoq veēmas nė njė qytet qė quhej Betsaida. 11 Turmat, me ta marrė vesh, i vajtėn pas; Ai i priti dhe u fliste pėr mbretėrinė e Perėndisė, duke shėruar ata qė kishin nevojė. 12 Dita filloi tė thyhej; tė dymbėdhjetė u afruan dhe i thanė: "Nise turmėn, qė tė shkojė nė fshatrat dhe nė arat pėrreth pėr tė bujtur e pėr tė gjetur diēka pėr tė ngrėnė, sepse kėtu jemi nė njė vend tė shkretė." 13 Por Ai u tha: "Jepuni tė hanė." Ata i thanė: "Nuk kemi mė shumė se pesė bukė e dy peshq; veē po tė shkojmė tė blejmė ushqim pėr gjithė kėtė popull." 14 Sepse atje ishin rreth pesė mijė veta. Ai u tha dishepujve tė Vet: "I vini tė ulen nė grupe, nga pesėdhjetė." 15 Ata ashtu bėnė dhe i ulėn tė gjithė. 16 Pastaj Ai mori pesė bukėt e dy peshqit dhe, duke vėshtruar lart nė qiell, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve tia vinin turmės pėrpara. 17 Tė gjithė hėngrėn e u nginjėn dhe me copat qė u tepruan, u mbushėn dymbėdhjetė shporta. 18 Dhe ndodhi qė ndėrsa Ai po lutej mėnjanė dhe dishepujt ishin me Tė, Ai i pyeti duke thėnė: "Kush thonė turmat se jam Unė?" 19 Ata u pėrgjigjėn dhe thanė: "Gjon Pagėzori, tė tjerė thonė Elia dhe disa tė tjerė thonė qė ėshtė ngjallur njė nga profetėt e moēėm." 20 Ai u tha: "Po ju, kush thoni se jam Unė?" Pjetri, u pėrgjigj dhe tha: "Krishti i Perėndisė." 21 Atėherė Ai i paralajmėroi dhe i urdhėroi nė mėnyrė tė prerė qė kėtė tė mos ia thoshin askujt. 22 Pastaj tha: "Biri i Njeriut duhet tė vuajė shumė gjėra, tė hidhet poshtė prej pleqve, prej kryepriftėrinjve e prej skribėve, tė vritet dhe tė tretėn ditė tė ngjallet pėrsėri." 23 Pastaj Ai u tha tė gjithėve: "Nėse ndokush dėshiron tė vijė pas Meje, le tė mohojė vetveten, tė ngrejė pėrditė kryqin e vet dhe tė Mė ndjekė, 24 sepse kushdo qė dėshiron tė shpėtojė jetėn e vet, do ta humbė atė; por kushdo qė pėr hirin Tim do tė humbė jetėn e vet, do ta shpėtojė atė. 25 Sepse ēdobi ka njeriu nėse fiton tėrė botėn dhe humbet vetveten ose dėmtohet? 26 Sepse kushdo qė ka turp prej Meje dhe prej fjalėve tė Mia, pėr tė do tė ketė turp edhe Biri i Njeriut, kur Ai do tė vijė nė lavdinė e Vet, lavdinė e Atit tė Vet dhe tė engjėjve tė shenjtė. 27 Vėrtet po ju them, kėtu janė disa, tė cilėt nuk kanė pėr ta shijuar vdekjen derisa tė shohin mbretėrinė e Perėndisė." 28 Dhe ndodhi qė tetė ditė pas kėtyre bisedave, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin dhe u ngjit nė mal pėr tu lutur. 29 Ndėrsa po lutej, pamja e fytyrės i ndryshoi dhe rrobat iu bėnė tė bardha dhe vetėtinin. 30 Dhe ja, dy burra, qė ishin Moisiu dhe Elia, po bisedonin me Tė. 31 Ata u shfaqėn plot lavdi e po flisnin pėr largimin e Tij, qė do ta pėrmbushte nė Jeruzalem. 32 Por Pjetrin dhe ata qė ishin me tė i kishte mundur gjumi. Kur u doli gjumi fare, panė lavdinė e Tij, si edhe tė dy burrat qė ishin bashkė me Tė. 33 Ndėrsa kėta po largoheshin prej Tij, Pjetri i tha Jezusit: "Mjeshtėr, ėshtė mirė qė ne tė qėndrojmė kėtu dhe tė bėjmė tri tenda, njė pėr Ty, njė pėr Moisiun e njė pėr Elian." Ai nuk dinte ēpo thoshte. 34 Ndėrsa fliste kėshtu, erdhi njė re dhe i mbėshtolli; ata i zuri frika, kur po hynin brenda resė. 35 Njė zė doli nga reja, duke thėnė: "Ky ėshtė Biri im i zgjedhur. Dėgjojeni!" 36 Sapo pushoi zėri, Jezusi u gjend i vetėm. Ata heshtėn e nė ato ditė nuk i thanė askujt ēka kishin parė. 37 Dhe ndodhi qė ditėn tjetėr, kur po zbrisnin nga mali, Atij i doli pėrpara njė turmė e madhe. 38 Dhe ja, njė burrė nga turma thirri, duke thėnė: "Mjeshtėr, po tė lutem, ma shiko djalin tim, sepse e kam tė vetėm. 39 Ja, e pushton njė frymė dhe ai papritur bėrtet, pastaj e shkund duke i nxjerrė shkumė dhe mezi e lėshon, pasi e ka dėrrmuar fare. 40 Iu luta dishepujve tė Tu qė ta nxirrnin jashtė, por ata nuk mundėn dot." 41 Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: "O brez i pafe dhe i mbrapshtė, deri kur do tė jem me ju e do tju duroj? Sillma djalin kėtu." 42 Ndėrsa ky po afrohej, demoni e shkundi pėrtokė dhe e sfiliti. Jezusi e qortoi frymėn e papastėr, e shėroi fėmijėn, dhe ia dorėzoi tė atit. 43 Tė gjithė u mahnitėn me madhėrinė e Perėndisė. Por ndėrsa tė gjithė mrekulloheshin me gjithēka qė bėnte, Ai u tha dishepujve tė Vet, 44 "Ua vini veshin mirė kėtyre fjalėve: Biri i Njeriut do tė jepet nė duar tė njerėzve." 45 Por ata nuk po e merrnin vesh ēdo tė thoshte me kėto fjalė, kuptimi i tė cilave mbetej i fshehtė pėr ta, qė tė mos i kuptonin, dhe ata druheshin ta pyesnin pėr ato qė tha. 46 Pastaj midis tyre lindi njė debat: cili prej tyre do tė ishte mė i madhi. 47 Jezusi, duke e ditur ēfarė po i brente zemrat e tyre, mori njė fėmijė, e afroi pranė vetes 48 dhe u tha: "Kushdo qė e pranon kėtė fėmijė nė emrin Tim, mė pranon mua dhe kushdo qė mė pranon Mua, pranon edhe Atė qė mė ka dėrguar Mua; sepse ai qė ėshtė mė i vogli mes gjithė jush, pikėrisht ai ėshtė mė i madhi." 49 Gjoni u pėrgjigj dhe tha: "Mjeshtėr, pamė dikė qė dėbonte demonė nė emrin Tėnd dhe u pėrpoqėm ta pengonim, sepse ai nuk tė vjen pas bashkė me ne." 50 Jezusi u tha: "Mos e pengoni, sepse kush nuk ėshtė kundėr nesh, ėshtė me ne." 51 Dhe ndodhi qė ndėrsa po plotėsoheshin ditėt e ngritjes sė Tij lart, Ai mori rrugėn i vendosur pėr nė Jeruzalem. 52 Dėrgoi mė parė lajmėtarėt; ata shkuan dhe hynė nė njė fshat tė samaritanėve pėr tė pėrgatitur ardhjen e Tij. 53 Por ata nuk e pritėn, sepse Ai ishte drejtuar pėr nė Jeruzalem. 54 Kur dishepujt, Jakobi dhe Gjoni, e panė kėtė gjė, thanė: "Zot, a do Ti tė themi tė zbresė zjarr prej qiellit dhe ti pėrvėlojė ata?" 55 Por Ai iu kthye dhe i qortoi. 56 Pastaj ata shkuan nė njė fshat tjetėr. 57 Dhe ndėrsa po ecnin rrugės, dikush i tha Atij: "Unė do tė tė ndjek kudo qė tė shkosh." 58 Jezusi i tha: "Dhelprat kanė strofulla dhe zogjtė e qiellit kanė fole, por Biri i Njeriut nuk ka ku tė mbėshtesė kokėn." 59 Dhe i tha njė tjetri: "Mė ndiq." Por ai i tha: "Zot, mė lėr mė parė tė shkoj e tė varros tim atė." 60 Ai i tha: "Lėri tė vdekurit tė varrosin tė vdekurit e tyre; ndėrsa ti shko dhe prediko mbretėrinė e Perėndisė." 61 Edhe njė tjetėr tha: "Zot, unė do tė tė ndjek; por mė lejo mė parė tu lė lamtumirėn atyre qė kam nė shtėpi." 62 Dhe Jezusi i tha: "Askush qė vė dorėn nė parmendė dhe shikon prapa, nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr mbretėrinė e Perėndisė."
|
|||