Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

8
1
Mė pas Ai pėrshkoi qytete e fshatra, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirė tė mbretėrisė sė Perėndisė; me Tė ishin tė dymbėdhjetėt,
2 si edhe disa gra qė ishin shėruar prej frymėve tė liga dhe sėmundjeve: Maria, e quajtur Magdalena, prej sė cilės kishin dalė shtatė demonė,
3 Joana, e shoqja e Kuzės, administratorit tė Herodit, Suzana, e shumė tė tjera, tė cilat i ndihmonin ata me tė ardhurat e veta.
4 Njerėzit vinin tek Ai nga ēdo qytet dhe, kur u mblodh njė turmė e madhe, Ai u foli me anė tė njė shėmbėlltyre:
5 "Mbjellėsi doli pėr tė mbjellė; dhe ndėrsa mbillte, disa fara ranė gjatė rrugės; fara qė ra u shkel dhe e pėrlanė zogjtė e qiellit.
6 Tjetra ra mbi shkėmb, dhe me tė mbirė, u tha, pasi nuk kishte vlagė.
7 Tjetra ra nėpėr driza dhe drizat u rritėn dhe e mbytėn.
8 Njė tjetėr ra nė tokė tė mirė dhe pasi mbiu, dha fryt njėqind herė mė shumė." Pasi tha kėto gjėra, Ai thirri: "Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė."
9 Dishepujt e Vet filluan ta pyesin: "Ē’kuptim ka kjo shėmbėlltyrė?"
10 Ai u tha: "Juve ju ėshtė dhėnė mundėsia tė njihni tė fshehtat e mbretėrisė sė Perėndisė; por tė tjerėve u janė dhėnė nė shėmbėlltyra, qė megjithėse shikojnė, tė mos shohin, dhe megjithėse dėgjojnė, tė mos kuptojnė.
11 Shėmbėlltyra ėshtė kjo: fara ėshtė fjala e Perėndisė.
12 Farat e rėna gjatė rrugės janė ata qė dėgjojnė; pastaj vjen djalli, dhe e merr fjalėn prej zemrės sė tyre, qė ata tė mos besojnė dhe tė mos shpėtohen.
13 Ato mbi shkėmb janė ata qė, me ta dėgjuar, e pranojnė fjalėn me gėzim; kėta nuk kanė rrėnjė, besojnė pėr njėfarė kohe, por nė kohėn e tundimit tėrhiqen.
14 Fara qė ra nėpėr driza pėrfaqėson ata qė, pasi e kanė dėgjuar fjalėn, ecin pėrpara dhe u merret fryma prej shqetėsimeve, pasurive e kėnaqėsive tė jetės dhe nuk arrijnė tė piqen.
15 Fara e rėnė nė tokė tė mirė pėrfaqėson ata, tė cilėt me ta dėgjuar fjalėn, e mbajnė fort nė njė zemėr tė ndershme e tė mirė dhe japin fryt me kėmbėngulje.
16 Askush, pasi e ndez kandilin, nuk e mbulon me enė, as nuk e vė nėn shtrat, por e vendos nė shandan, nė mėnyrė qė ata qė hyjnė, tė shohin dritėn.
17 Sepse nuk ka gjė tė fshehur qė nuk do tė zbulohet dhe as tė fshehtė qė nuk do tė merret vesh e nuk do tė dalė nė dritė.
18 Kini kujdes, pra, se si dėgjoni; sepse atij qė ka, do t’i jepet, dhe atij qė nuk ka, do t’i merret edhe ajo qė mendon se ka."
19 Pastaj shkuan tek Ai nėna e vėllezėrit e Tij dhe nuk mundėn t’i afroheshin pėr shkak tė turmės.
20 Atė e njoftuan: "Nėna dhe vėllezėrit e Tu po rrinė jashtė e duan tė Tė shohin."
21 Ai, duke u pėrgjigjur, u tha: "Nėna dhe vėllezėrit e Mi janė ata qė dėgjojnė fjalėn e Perėndisė dhe e vėnė atė nė jetė."
22 Dhe ndodhi qė njė ditė Ai hipi nė lundėr bashkė me dishepujt e Vet dhe u tha: "Tė kalojmė nė anėn tjetėr tė liqenit." Dhe u nisėn me lundėr.
23 Ndėrsa po lundronin, Atė e zuri gjumi. Njė stuhi ere u ngrit mbi liqen; lundra e tyre po mbushej me ujė dhe ishin nė rrezik.
24 Iu afruan dhe e zgjuan, duke thėnė: "Mjeshtėr, mjeshtėr, po mbytemi." Ai u ngrit dhe qortoi erėn dhe shkulmin e ujit; ato pushuan dhe liqeni ra nė bunacė.
25 Atėherė u tha: "Ku ėshtė besimi juaj?" Ata, tė frikėsuar dhe tė mrekulluar, thoshin me njėri-tjetrin: "Ē’njeri ėshtė ky, qė edhe erėrat dhe ujin i urdhėron dhe ato i binden?"
26 Duke lundruar, arritėn nė vendin e gerasenasve, qė ėshtė pėrballė Galilesė.
27 Kur zbriti nė tokė, i doli pėrpara njė burrė nga qyteti, i cili ishte pushtuar nga demonė dhe pėr njė kohė tė gjatė nuk kishte veshur rroba dhe nuk qėndronte nė shtėpi, por kishte jetuar ndėr varreza.
28 Me tė parė Jezusin, ai, duke thirrur, ra pėrmbys para Tij dhe tha me zė tė lartė: "Ē’punė ke Ti me mua, o Jezus, Biri i Mė tė Lartit Perėndi? Tė lutem mos mė mundo!"
29 Sepse Ai po e urdhėronte frymėn e papastėr tė dilte prej atij njeriu. Atė e kishte mbėrthyer shumė herė dhe, megjithėse e ruanin tė lidhur me vargonj e me pranga, ai i kėpuste hekurat dhe demoni e ngiste pėr nė vende tė shkreta.
30 Jezusi e pyeti: "Ē’emėr ke?" Ai tha: "Legjion", sepse tek ai kishin hyrė shumė demonė.
31 Ata e lutnin Jezusin qė tė mos i urdhėronte tė shkonin nė humnerė.
32 Atje ishte njė kope e madhe derrash qė kullotnin nė mal; ata iu lutėn qė t’u jepte mundėsi tė hynin te derrat. Dhe Ai i lejoi.
33 Demonėt dolėn prej njeriut dhe hynė te derrat; dhe kopeja u turr poshtė shkrepit tė thepisur mbi liqen dhe u mbyt.
34 Kur barinjtė panė ē’ndodhi, ua mbathėn kėmbėve dhe ua treguan ngjarjen njerėzve nė qytet e nė ara.
35 Pastaj njerėzit dolėn pėr tė parė ē’kishte ndodhur; shkuan te Jezusi dhe e gjetėn njeriun prej tė cilit kishin dalė demonėt, tė ulur te kėmbėt e Jezusit, tė veshur e me mendje tė shėndoshė; dhe i zuri frika.
36 Ata qė e kishin parė, u treguan njerėzve se si u shpėtua njeriu i mbėrthyer nga demonėt.
37 E gjithė gjindja e rrethinės sė Gerasenės i kėrkoi Atij tė largohej prej tyre, sepse i kishte kapur njė frikė e madhe. Ai hipi nė lundėr dhe u kthye prapa.
38 Njeriu prej tė cilit kishin dalė demonėt, iu lut Jezusit qė ai tė rrinte me Tė, por Jezusi e largoi duke i thėnė:
39 "Kthehu nė shtėpi dhe trego gjithė sa bėri Perėndia pėr ty." Ai u largua dhe shpalli nė mbarė qytetin gjithė sa kishte bėrė Jezusi pėr tė.
40 Kur Jezusi u kthye, turma i doli pėrpara me gėzim, sepse tė gjithė po e pritnin.
41 Dhe ja ku erdhi njė njeri me emrin Jair, qė ishte i pari i sinagogės; ai i ra Jezusit ndėr kėmbė, duke e lutur tė hynte nė shtėpinė e tij,
42 sepse kishte njė vajzė tė vetme rreth tė dymbėdhjetave, qė ishte duke vdekur. Duke shkuar rrugės, turmat shtypeshin pas Tij.
43 Dhe njė grua, qė kishte njė rrjedhje gjaku prej dymbėdhjetė vjetėsh [kishte shpenzuar gjithė ē’kishte me mjekėt], por nuk kishte qenė e mundur tė shėrohej prej askujt.
44 I vajti pas dhe i preku kindin e rrobės sė Tij dhe rrjedhja e gjakut pushoi menjėherė.
45 "Kush mė preku?" pyeti Jezusi. Meqė tė gjithė e mohonin, Pjetri tha: "Mjeshtėr, turmat po tė ngjishen e po tė shtypin."
46 Jezusi tha: "Dikush mė preku, sepse e ndjeva qė prej Meje doli fuqi."
47 Dhe gruaja, kur e pa se nuk mund tė fshihej, u afrua duke u dridhur, ra para Tij dhe tha hapur para gjithė popullit arsyen pse e preku Jezusin dhe se si u shėrua menjėherė.
48 Ai i tha: "Bijė, besimi yt tė ka shpėtuar; shko nė paqe."
49 Ndėrsa Jezusi vazhdonte tė fliste, erdhi dikush nga shtėpia e kreut tė sinagogės dhe tha: "Jot bijė ka vdekur, mos e shqetėso mė Mjeshtrin."
50 Por kur Jezusi e dėgjoi, iu pėrgjigj: "Mos ki frikė, vetėm beso dhe ajo do tė shėrohet."
51 Dhe kur shkoi te shtėpia, Ai nuk lejoi njeri tė hynte me Tė, veē Pjetrin, Gjonin, Jakobin si edhe tė atin dhe tė ėmėn e vajzės.
52 Tė gjithė po qanin dhe po e vajtonin, por Ai tha: "Mos qani, sepse ajo nuk ka vdekur, por po fle."
53 Ata, duke e ditur qė ajo kishte vdekur, filluan ta pėrqeshnin.
54 Por Ai, duke e kapur vajzėn pėr dore, thirri, duke thėnė: "Vajzė, ngrihu!"
55 Asaj iu kthye shpirti pėrsėri dhe u ēua menjėherė; Ai urdhėroi qė t’i jepnin pėr tė ngrėnė.
56 Prindėrit e saj u shtangėn, por Jezusi u jepte porosi qė tė mos i thoshin askujt ēka kishte ndodhur.