Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

7
1
Pasi u dha fund kėtyre fjalėve para popullit qė po dėgjonte, Ai hyri nė Kapernaum.
2 Shėrbėtori i njė kryeqindėsi, tė cilin i zoti e donte shumė, ishte i sėmurė e po vdiste.
3 Kur dėgjoi pėr Jezusin, ai i dėrgoi disa pleq tė judenjve ta lutnin qė tė vinte e t’i shėronte shėrbėtorin.
4 Me tė ardhur tek Jezusi, ata iu lutėn shumė, duke thėnė: "Ai ėshtė i denjė pėr njė nder tė tillė,
5 sepse e do kombin tonė dhe na ka ndėrtuar sinagogėn."
6 Jezusi shkoi bashkė me ta. Nuk ishte shumė larg shtėpisė, kur kryeqindėsi dėrgoi miqtė pėr t’i thėnė Atij: "Zot, mos u mundo, sepse unė nuk jam i denjė qė Ti tė hysh nėn pullazin tim.
7 Prandaj as veten time nuk e quajta tė denjė tė vij te Ti; por thuaj njė fjalė, e shėrbėtori im do tė shėrohet.
8 Sepse edhe unė jam njeri nėn pushtetin e tė tjerėve, dhe kam nėn vete ushtarė; i them njėrit: ‘Shko’, ai shkon, tjetrit: ‘Eja’ dhe ai vjen; i them shėrbėtorit tim: ‘Bėje kėtė’ dhe ai e bėn."
9 Jezusi, duke i dėgjuar kėto gjėra, u mahnit me tė dhe pasi iu kthye turmės qė po i vente pas, i tha: "Po jua them, as nė Izrael nuk kam gjetur besim kaq tė madh."
10 Ata qė u dėrguan, kur u kthyen nė shtėpi, e gjetėn shėrbėtorin shėndoshė e mirė.
11 Tė nesėrmen, Ai shkoi nė njė qytet tė quajtur Nain, dhe bashkė me Tė shkuan edhe dishepujt e Tij si edhe njė turmė e madhe.
12 Kur iu afrua portės sė qytetit, ja ku po pėrcillnin pėr tė varrosur njė tė vdekur, djalin e vetėm tė njė nėne tė ve; njė turmė e madhe prej qytetit ishte me tė.
13 Kur Zoti e pa, i erdhi keq pėr tė dhe i tha: "Mos qaj."
14 Ai shkoi dhe preku arkivolin; ata qė po e mbanin qėndruan nė vend. Ai tha: "Djalosh, po tė them, ngrihu!"
15 I vdekuri u ngrit ndenjur dhe filloi tė flasė. Ai ia dha nėnės sė tij.
16 Tė gjithė i zuri frika dhe lėvduan Perėndinė, duke thėnė: "Njė profet i madh ka dalė mes nesh; Perėndia ka ardhur pėr tė takuar popullin e Vet."
17 Dhe lajmi pėr Tė u pėrhap nė tėrė Judenė e nė gjithė krahinėn pėrreth.
18 Dishepujt e Gjonit e njoftuan atė pėr tė gjitha kėto. Gjoni thirri dy prej dishepujve tė vet,
19 dhe i dėrgoi te Zoti pėr t’i thėnė: "A je Ti Ai qė duhej tė vinte, apo tė presim ndonjė tjetėr?"
20 Njerėzit shkuan tek Ai dhe i thanė: "Gjon Pagėzori na ka dėrguar te Ti, qė tė tė themi: ‘A je ti Ai qė duhej tė vinte, apo tė presim ndonjė tjetėr?’"
21 Nė atė orė Ai shėroi shumė veta prej lėngatave, vuajtjeve dhe prej frymėve tė liga; dhe shumė tė verbėrve u fali dritėn e syve.
22 Ai, duke u pėrgjigjur, u tha: "Shkoni dhe i thoni Gjonit ēfarė patė e dėgjuat; tė verbrit po shohin, tė ēalėt po ecin, tė gėrbulurit po pastrohen, tė shurdhėrit po dėgjojnė, tė vdekurit po ngjallen dhe tė varfėrve po u predikohet ungjilli.
23 Lum ai qė nuk do tė shkandullohet pėr shkakun Tim."
24 Kur lajmėtarėt e Gjonit u larguan, Ai filloi t’u fliste turmave pėr Gjonin: "Ēfarė dolėt tė shikoni nė shkretėtirė? Njė kallam qė tundet nga era?
25 Nėse jo, ēfarė dolėt tė shihni? Njė njeri tė veshur me rroba tė bukura? Jo, ata me petka tė shndritshėm dhe qė jetojnė nė mes tė tė mirave, gjenden nė pallatet e mbretėrve.
26 Por ēfarė dolėt tė shihni? Njė profet? Po, po jua them, dhe mė shumė se njė profet.
27 Ky ėshtė ai pėr tė cilin ėshtė shkruar. ‘Ja, po dėrgoj lajmėtarin Tim para fytyrės Sate, i cili do tė tė pėrgatitė rrugėn pėrpara Teje.’
28 Po ju them, nuk ka mė tė madh se Gjon Pagėzori midis atyre tė lindur prej gruaje; por mė i vogli nė mbretėrinė e Perėndisė ėshtė mė i madh se ai."
29 I gjithė populli qė po dėgjonte, si edhe tagrambledhėsit, i dhanė tė drejtė Perėndisė, duke marrė pagėzimin e Gjonit.
30 Por farizenjtė dhe mėsuesit e ligjit e pėrbuzėn qėllimin e Perėndisė pėr ta sepse nuk u pagėzuan prej Gjonit.
31 "Me kė pra, t’i krahasoj njerėzit e kėtij brezi? Me kė ngjasojnė ata?
32 Ata u ngjajnė fėmijėve qė ulen nė pazar e thėrresin njėri-tjetrin duke thėnė: ‘Pėr ju i ramė fyellit dhe ju nuk vallėzuat; ne vajtuam dhe ju nuk derdhėt lot.’
33 Sepse Gjon Pagėzori nuk erdhi duke ngrėnė bukė, as duke pirė verė; dhe ju thoni: ‘Ai ka demon’.
34 Biri i Njeriut erdhi duke ngrėnė e duke pirė, dhe ju thoni: ‘Ja, njė njeri hamės e pijanec, mik i tagrambledhėsve dhe i mėkatarėve’.
35 Por urtėsia pėrligjet nga tė gjithė fėmijėt e saj."
36 Njėri prej farizenjve i kėrkonte Jezusit qė tė hante me tė. Ai hyri nė shtėpinė e farizeut dhe u shtrua me tė pėr tė ngrėnė.
37 Dhe ja, njė grua mėkatare qė ishte nė qytet, me ta marrė vesh qė Ai ishte shtruar pėr tė ngrėnė nė shtėpinė e farizeut, solli njė enė alabastri me vaj erėkėndshėm.
38 I qėndroi prapa, te kėmbėt e Tij, duke qarė, dhe filloi t’ia lagte me lot kėmbėt, ia fshinte me flokėt e saj, i puthte kėmbėt dhe ia lyente me vaj erėmirė.
39 Farizeu, qė e kishte ftuar Jezusin, me ta parė, foli me vete dhe tha: "Ky njeri, po tė ishte profet, do ta dinte ē’grua ėshtė kjo qė po e prek; ajo ėshtė mėkatare."
40 Atėherė Jezusi, duke iu pėrgjigjur, i tha: "Simon, kam diēka pėr tė tė thėnė." Ai i tha: "Mjeshtėr, thuaje."
41 "Njė huadhėnės kishte dy borxhlinj; njėri i kishte borxh pesėqind denarė dhe tjetri i detyrohej pesėdhjetė.
42 Pasi nuk kishin pėr t’ia shlyer, ai ua fali borxhin tė dyve. Cili, pra, prej tyre do ta dojė atė mė shumė?"
43 Simoni, duke u pėrgjigjur, tha: "Ma merr mendja tė jetė ai tė cilit i fali mė shumė." Jezusi i tha: "Drejt gjykove."
44 Dhe duke u kthyer nga gruaja, i tha Simonit: "E sheh kėtė grua? Hyra nė shtėpinė tėnde dhe nuk mė nxore ujė pėr kėmbėt e Mia, kurse ajo m’i lagu kėmbėt me lot dhe m’i fshiu me flokėt e vet .
45 Ti nuk mė puthe, kurse ajo, qė kur hyra, s’ka pushuar sė puthuri kėmbėt e Mia.
46 Nuk ma leve kokėn me vaj, kurse ajo m’i leu kėmbėt me vaj erėmirė.
47 Prandaj po tė them, mėkatet e saj tė shumta i janė falur; sepse e madhe ishte dashuria e saj, por kujt i falet pak, e paktė ėshtė dashuria e tij."
48 Dhe i tha asaj: "Mėkatet e tua tė janė falur."
49 Ata qė ishin shtruar me tė filluan tė thoshin midis tyre: "Kush ėshtė ky qė fal edhe mėkatet?"
50 Dhe i tha gruas: "Besimi yt tė ka shpėtuar; shko nė paqe."