| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1 |
|
Lluka |
|
6 1 Dhe ndodhi qė njė tė shtunė Ai po kalonte nėpėr tė mbjella; dishepujt e Tij kėputnin kallinj dhe, pasi i fėrkonin nėpėr duar, i hanin. 2 Disa prej farizenjve thanė: "Pėrse bėni tė shtunave diēka qė nuk ėshtė e lejueshme?" 3 Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha: "A nuk e paskeni lexuar ēbėri Davidi kur e mori uria atė dhe ata qė ishin me tė? 4 Se si hyri nė shtėpinė e Perėndisė, i mori dhe i hėngri bukėt e pėrkushtimit dhe u dha edhe atyre qė ishin me tė; megjithėse askujt veē priftėrinjve nuk i lejohet tė hajė nga ato bukė?" 5 Pastaj u tha: "Biri i Njeriut ėshtė Zot i sė shtunės." 6 Ndodhi qė njė tė shtunė tjetėr Ai hyri nė sinagogė dhe dha mėsim; aty ishte njė njeri qė e kishte krahun e djathtė tė tharė. 7 Skribėt dhe farizenjtė po e vėshtronin pėr tė parė nėse do ta shėronte tė shtunėn, qė tė gjenin shkak pėr ta paditur. 8 Por Ai i dinte mendimet e tyre dhe i tha njeriut qė e kishte dorėn tė tharė: "Ngrihu e qėndro nė mes." Ai u ngrit dhe qėndroi. 9 Jezusi u tha: "Po ju pyes, a ėshtė e lejueshme tė bėsh mirė apo tė bėsh keq tė shtunėn, tė shpėtosh apo tė shkatėrrosh jetė?" 10 Duke i shikuar tė gjithė sa ishin pėrreth, i tha atij: "Shtrije dorėn!" Ai e shtriu dhe dora iu shėrua plotėsisht. 11 Por ata u tėrbuan nga zemėrimi e po diskutonin me njėri-tjetrin ēfarė ti bėnin Jezusit. 12 Dhe ndodhi qė nė ato ditė Ai doli nė mal pėr tu lutur dhe e kaloi gjithė natėn duke iu lutur Perėndisė. 13 Kur u zbardh dita, thirri dishepujt e Vet dhe zgjodhi prej tyre dymbėdhjetė, tė cilėt i quajti apostuj: 14 Simonin, tė cilin e quajti edhe Pjetėr, Andrenė vėllanė e tij, Jakobin, Gjonin, Filipin, Bartolemeun, 15 Mateun, Thomanė, Jakobin tė birin e Alfeut, Simonin qė quhej i Zellshmi, 16 Judėn, tė birin e Jakobit, Judė Iskariotin, qė u bė tradhtar. 17 Zbriti bashkė me ta dhe qėndroi nė njė vend tė sheshtė; aty ishte njė turmė e madhe e dishepujve tė Tij dhe njė mori njėrėzish nga gjithė Judeja e Jeruzalemi si edhe nga bregu i Tirit e i Sidonit, 18 qė kishin ardhur pėr ta dėgjuar e pėr tu shėruar prej sėmundjeve tė tyre. Ata qė vuanin nga frymėt e papastra, shėroheshin. 19 E gjithė turma pėrpiqej ta prekte, sepse prej Tij dilte njė fuqi, qė i shėronte tė gjithė. 20 Si ngriti sytė nga dishepujt e Vet, u tha: "Lum ju tė vobektit, sepse juaja ėshtė mbretėria e Perėndisė. 21 Lum ju qė jeni tė uritur tani, sepse do tė jeni tė nginjur. Lum ju qė qani tani, sepse do tė qeshni. 22 Lum ju, kur njerėzit tju urrejnė, kur tju veēojnė nga tė tjerėt e tju fyejnė, tjua nxjerrin emrin pėr tė keq pėr hir tė Birit tė Njeriut. 23 Ngazėlleni nė atė ditė e kėrceni nga gėzimi; sepse ja, shpėrblimi juaj ėshtė i madh nė qiell, sepse po ashtu kanė vepruar etėrit tuaj me profetėt. 24 Por mjerė ju, o tė pasur, sepse e keni marrė tashmė ngushėllimin tuaj. 25 Mjerė ju qė tani jeni tė nginjur, sepse do tė jeni tė uritur. Mjerė ju qė qeshni tani, sepse do tė vajtoni e do tė qani. 26 Mjerė ju, kur tė gjithė njerėzit do tė flasin mirė pėr ju, sepse po ashtu ua bėnin etėrit e tyre profetėve tė rremė. 27 Por, po ju them juve qė dėgjoni, duajini armiqtė tuaj, bėjuni mirė atyre qė ju urrejnė. 28 Bekoni ata qė ju mallkojnė dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė. 29 Atij qė tė qėllon nė njėrėn faqe, ktheji edhe tjetrėn; atė qė tė merr pelerinėn, mos e pengo tė tė marrė edhe kėmishėn. 30 Jepi gjithkujt qė tė kėrkon, dhe atij qė tė merr gjėnė tėnde, mos i kėrko tė ta kthejė. 31 Ashtu siē doni tė sillen njerėzit me ju, po ashtu silluni ju me ta. 32 Dhe nėse i doni ata qė ju duan, ēmeritė do tė keni? Sepse edhe mėkatarėt bėjnė tė njėjtėn gjė. 33 Dhe nėse u bėni mirė atyre qė ju bėjnė mirė, ēmeritė do tė keni? Sepse po ashtu bėjnė edhe mėkatarėt. 34 Dhe nėse u jepni hua atyre prej tė cilėve shpresoni ti merrni, ēmeritė do tė keni? Edhe mėkatarėt u japin hua mėkatarėve, qė ti marrin pėrsėri njė pėr njė. 35 Por duajini armiqtė tuaj, bėni mirė, jepni hua pa pasur mė ndonjė shpresė se do tjua kthejnė; shpėrblimi juaj do tė jetė i madh dhe ju do tė jeni bijtė e Mė tė Lartit; sepse Ai ėshtė mirėdashės me mosmirėnjohėsit dhe me tė ligjtė. 36 Bėhuni tė mėshirshėm, ashtu siē ėshtė i mėshirshėm [edhe] Ati juaj. 37 Mos gjykoni dhe nuk do tė gjykoheni; mos dėnoni dhe nuk do tė dėnoheni; falni dhe do tė jeni tė falur. 38 Jepni dhe do tju jepet; me masė tė mirė, tė ngjeshur e tė tundur, gati sa tė derdhet, do tju mbushin prehrin. Sepse me atė masė qė matni, po me atė masė do tjua matin edhe juve." 39 U tha edhe njė shėmbėlltyrė: "A mundet i verbri ti heqė udhėn tė verbrit? A nuk do tė bien tė dy nė gropė? 40 Nxėnėsi nuk ėshtė mbi mjeshtrin; por kushdo qė ėshtė i pėrgatitur mirė, do tė jetė si mjeshtri i vet. 41 Pėrse shikon lėmishten nė syrin e vėllait tėnd, e nuk vė re traun qė ke nė syrin tėnd? 42 Si mund ti thuash vėllait tėnd: "Vėlla, lėrmė tė nxjerr lėmishten qė ke nė sy, kur ti vetė nuk sheh traun nė syrin tėnd? Hipokrit, nxirr mė parė traun nga syri yt dhe pastaj do tė shohėsh mė mirė pėr tė nxjerrė lėmishten qė ėshtė nė syrin e vėllait tėnd. 43 Sepse nuk ka pemė tė mirė qė bėn fryt tė kalbur; as pema e kalbur nuk bėn dot fryt tė mirė. 44 Sepse ēdo pemė njihet nga fryti i saj. Sepse nuk vilen fiq prej drizave dhe as rrush prej ferrave. 45 Njeriu i mirė e nxjerr tė mirėn nga thesari i mirė i zemrės; dhe i ligu e nxjerr tė keqen prej sė keqes qė ka nė zemėr. Sepse goja e tij flet pėr ēka ka me tepri nė zemėr. 46 E pėrse mė thėrrisni, Zot, Zot, e nuk bėni atė ēka them Unė? 47 Do tjua tregoj se me kė ngjan cilido qė vjen tek Unė, dėgjon fjalėt e Mia dhe i zbaton ato. 48 Ai i ngjason atij njeriu qė ndėrtoi njė shtėpi, gėrmoi thellė dhe i vuri themelet mbi shkėmb; kur vėrshuan ujėrat, lumi u pėrplas mbi atė shtėpi dhe nuk mundi ta shembė, sepse ishte ndėrtuar pėr sė mbari. 49 Por ai qė dėgjon fjalėt e Mia dhe nuk e zbaton, i ngjason njeriut qė e ndėrtoi shtėpinė mbi tokė pa themel. Kur mbi tė u pėrplas lumi, ajo u shemb menjėherė dhe rrėnimi i asaj shtėpie ishte i madh."
|
|||