| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
5 1 Njė ditė, kur ishte buzė liqenit tė Gjenezaretit me turmėn qė shtyhej rreth Tij pėr tė dėgjuar fjalėn e Perėndisė, 2 Ai pa dy lundra qė kishin ndalur aty; peshkatarėt ishin larguar prej tyre e po lanin rrjetat. 3 Hyri nė njėrėn prej lundrave, qė ishte e Simonit, dhe iu lut qė ta shtynte pak nga toka. Pasi u ul, filloi ti mėsonte turmat duke folur nga lundra. 4 Kur pushoi sė foluri, i tha Simonit: "Shtyje lundrėn mė thellė e hidhni rrjetat pėr peshkim." 5 Simoni, duke u pėrgjigjur, tha: "Mjeshtėr, u munduam tėrė natėn e nuk kemi zėnė asgjė; megjithatė, meqė po thua Ti, do ti hedh rrjetat." 6 Dhe si e bėnė kėtė, ata zunė njė sasi shumė tė madhe peshqish, aq sa rrjetat po u ēaheshin. 7 Ua bėnė me shenjė shokėve tė vet qė ishin nė lundrėn tjetėr, qė tė vinin e ti ndihmonin. Ata erdhėn e i mbushėn aq shumė tė dyja lundrat, saqė filluan tė fundoseshin. 8 Kur Simon Pjetri e pa kėtė, ra para kėmbėve tė Jezusit, duke thėnė: "Largohu prej meje, o Zot, sepse jam njeri mėkatar." 9 Sepse ai, si edhe tė gjithė ata qė ishin me tė, kishin mbetur tė mahnitur me sasinė e madhe tė peshqve qė kishin zėnė. 10 Po kėshtu i ndodhi edhe Jakobit e Gjonit, bijve tė Zebedeut, qė peshkonin bashkė me Simonin. Jezusi i tha Simonit: "Mos ki frikė, qė tani e tutje do tė jesh peshkatar njerėzish." 11 Pasi i sollėn lundrat nė tokė, i lanė tė gjitha dhe shkuan pas Tij. 12 Njė ditė, kur Jezusi ishte nė njė qytet, ja tek erdhi njė njeri plot me gėrbulė; ai, me ta parė Jezusin, ra pėrmbys dhe iu lut, duke thėnė: "Zot, po tė duash, mund tė mė pastrosh." 13 Jezusi zgjati dorėn dhe e preku, duke thėnė: "Po, dua, qofsh i pastruar!" E menjėherė gėrbula u largua prej tij. 14 Ai e porositi: "Mos i thuaj askujt; por shko, paraqitu te prifti dhe ofroi dhuratėn pėr pastrimin tėnd, siē ka urdhėruar Moisiu, qė ta kesh si dėshmi pėr ta." 15 Por lajmi pėr Tė po pėrhapej gjithnjė e mė shumė dhe turma tė mėdha mblidheshin pėr ta dėgjuar e pėr tu shėruar prej lėngatave tė tyre. 16 Por Jezusi tėrhiqej nė vende tė vetmuara pėr tu lutur. 17 Njė ditė, ndėrsa Ai po i mėsonte njerėzit, ndodhi qė aty ishin ulur farizenjtė dhe mėsuesit e Ligjit, qė kishin ardhur nga tėrė fshatrat e Galilesė, tė Judesė dhe Jeruzalemit. Dhe fuqia e Zotit ishte me Tė pėr tė shėruar tė sėmurėt. 18 Dhe, ja disa njerėz qė bartnin mbi hasėr njė njeri, i cili kishte qenė i paralizuar; po pėrpiqeshin ta sillnin brenda dhe tia vinin Atij pėrpara. 19 Por, duke mos gjetur asnjė mėnyrė pėr ta sjellė brenda pėr shkak tė turmės, hipėn mbi pullaz dhe e zbritėn pėrmes tjegullave bashkė me hasrėn, mu nė mes, para Jezusit. 20 Ai, duke parė besimin e tyre, tha: "O njeri, mėkatet e tua tė janė falur." 21 Skribėt dhe farizenjtė filluan tė mendojnė me veten e tyre: "Kush ėshtė ky qė thotė blasfemi? Kush mund tė falė mėkatet, veē Perėndisė?" 22 Por Jezusi, me tė marrė vesh mendimet e tyre, u pėrgjigj dhe u tha: "Pėrse po mendoni kėto gjėra nė zemrat tuaja? 23 Cila ėshtė mė e lehtė, tė thuash: Mėkatet e tua tė janė falur, apo tė thuash Ngrihu dhe ec? 24 Por qė ta dini se Biri i Njeriut ka pushtet mbi tokė pėr tė falur mėkatet", i tha tė paralizuarit: "Po tė them, ngrihu, merr hasrėn dhe shko nė shtėpi." 25 Dhe ai menjėherė u ngrit para tyre, mori hasrėn ku ishte shtrirė, dhe u largua pėr nė shtėpi tė vet duke lėvduar Perėndinė. 26 Tė gjithė mbetėn tė mahnitur e po lėvdonin Perėndinė, duke thėnė plot frikė: "Sot kemi parė gjėra tė jashtėzakonshme." 27 Pas kėtyre punėve, Ai doli e pa njė tagrambledhės, me emrin Levi, tė ulur nė banakun e tagrambledhėsit, dhe i tha: "Mė ndiq." 28 Ai, si la ēdo gjė, u ngrit dhe i vajti pas. 29 Levi i shtroi Atij njė gosti tė madhe nė shtėpinė e vet, ku ishin njė mori tagrambledhėsish si edhe tė tjerė tė shtruar nė tryezė bashkė me ta. 30 Farizenjtė dhe skribėt e tyre u pėshpėritnin dishepujve tė Tij, duke thėnė: "Pėrse po hani e po pini me tagrambledhėsit dhe mėkatarėt?" 31 Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha: "Nuk kanė nevojė pėr mjek ata qė janė tė shėndoshė, por ata qė janė tė sėmurė. 32 Nuk kam ardhur tu bėj thirrje tė pendohen tė drejtėve, por mėkatarėve." 33 Ata i thanė: "Dishepujt e Gjonit shpeshherė agjėrojnė e bėjnė lutje, po ashtu edhe ata tė farizenjve, kurse tė Tutė hanė e pinė." 34 Jezusi u tha: "A mund ti bėni dasmorėt tė agjėrojnė sa kohė qė dhėndri ėshtė me ta? 35 Por do tė vijnė ditėt kur dhėndri do tu merret e atėherė nė ato ditė ata do tė agjėrojnė." 36 Ai filloi tu thoshte edhe njė shėmbėlltyrė. "Askush nuk gris arnė prej njė rrobe tė re pėr ta vėnė mbi njė rrobė tė vjetėr; pėrndryshe jo vetėm qė do tė griset e reja, por edhe arna prej rrobės sė re nuk shkon me tė vjetrėn. 37 Askush nuk hedh verė tė re nė kacekė tė vjetėr; pėrndryshe vera e re i prish kacekėt e vjetėr; vera do tė derdhet dhe kacekėt do tė prishen. 38 Pėrkundrazi, vera e re duhet shtėnė nė kacekė tė rinj. 39 Askush, pasi ka pirė verė tė vjetėr, nuk e do tė renė, sepse thotė: E vjetra ėshtė mė e mirė."
|
|||