Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

4
1
Jezusi, i mbushur me Frymėn e Shenjtė, u kthye nga Jordani, dhe Fryma e ēoi nė shkretėtirė.
2 Atje u vu nė ngasje nga djalli pėr dyzet ditė. Nė ato ditė Ai nuk vuri gjė nė gojė dhe, kur ato u plotėsuan, e mori uria.
3 Djalli i tha: "Po tė jesh Biri i Perėndisė, jepi urdhėr kėtij guri qė tė kthehet nė bukė."
4 Jezusi iu pėrgjigj: "Ėshtė shkruar qė njeriu nuk do tė jetojė vetėm me bukė."
5 Dhe si e ngjiti lart, djalli i tregoi Atij pėr njė ēast tė gjitha mbretėritė e botės.
6 Djalli i tha: "Ty do ta jap tė gjithė kėtė pushtet si edhe lavdinė e tyre, sepse mė ėshtė lėnė nė dorė mua dhe unė ia jap kujt tė dua.
7 Pra, nėse Ti mė adhuron, tė gjitha do tė jenė tė Tuat."
8 Jezusi u pėrgjigj e i tha: "Ėshtė shkruar: ‘Do tė adhurosh Zotin Perėndinė tėnd, dhe Atij vetėm do t’i shėrbesh’."
9 Pastaj e ēoi nė Jeruzalem, e vuri majė tempullit dhe i tha: "Nėse je Biri i Perėndisė, hidhu prej kėtej poshtė;
10 sepse ėshtė shkruar qė ‘Ai do t’i urdhėrojė engjėjt e Vet pėr Ty qė tė tė ruajnė’.
11 Dhe do tė tė ngrenė nė duar qė kėmba Jote tė mos ndeshė nė ndonjė gur."
12 Por Jezusi, duke u pėrgjigjur, i tha: "Ėshtė thėnė: ‘Nuk duhet ta vėsh nė provė Zotin Perėndinė tėnd’."
13 Kur djalli i pėrfundoi tė gjitha kėto tundime, u largua prej Tij pėr njėfarė kohe.
14 Jezusi u kthye, me fuqinė e Frymės, nė Galile, dhe lajmi pėr Tė u pėrhap nė tėrė rrethinėn.
15 Ai jepte mėsim nė sinagogat e tyre, duke u pėrlėvduar prej tė gjithėve.
16 Shkoi nė Nazaret, ku ishte rritur, dhe sipas zakonit tė Vet, ditėn e shtunė hyri nė sinagogė dhe u ngrit pėr tė lexuar.
17 I dhanė librin e profetit Isaia dhe, si e hapi, gjeti vendin ku ishte shkruar:
18 "Fryma e Zotit ėshtė mbi Mua, sepse Ai mė ka vajosur pėr t’u predikuar ungjillin tė varfėrve, mė ka dėrguar pėr t’u shpallur lirimin robėrve, pėr t’u kthyer dritėn e syve tė verbėrve, pėr tė ēliruar tė shtypurit,
19 pėr tė predikuar vitin e hirit tė Zotit."
20 Pasi e mbylli librin, ia ktheu shėrbestarit dhe u ul. Tė gjithė sa ishin nė sinagogė ia ngulėn sytė,
21 dhe Ai filloi t’u thoshte: "Sot u pėrmbush ky shkrim, siē po e dėgjoni."
22 Tė gjithė dėshmonin pėr Tė e mrekulloheshin me fjalėt plot hir qė dilnin prej gojės sė Tij, e thoshin: "A nuk ėshtė ky biri i Jozefit?"
23 Ai u tha: "Sigurisht, ju do tė mė pėrmendni kėtė fjalė tė urtė: ‘Mjek, shėro veten tėnde! Ēka kemi dėgjuar se ėshtė bėrė nė Kapernaum, bėje edhe kėtu nė qytetin tėnd amtar’."
24 Ai tha: "Me tė vėrtetė po ju them, asnjė profet nuk pranohet nė atdheun e vet.
25 Tė vėrtetėn po ju them, shumė vejusha ishin nė Izrael nė ditėt e Elias, kur qielli u mbyll pėr tre vjet e gjashtė muaj dhe njė zi buke e madhe mbuloi gjithė tokėn.
26 Por tek asnjėra prej tyre nuk u dėrgua Elia, veē te njė grua vejushė, nė Sareptė tė Sidonit.
27 Nė kohėn e profetit Elize nė Izrael kishte shumė tė gėrbulur, por asnjė prej tyre nuk u pastrua, veē Naamanit nga Siria."
28 Tė gjithė ata qė ishin nė sinagogė, me t’i dėgjuar kėto, u mbushėn me zemėrim.
29 U ngritėn, e dėbuan jashtė qytetit dhe e ēuan majė njė kodre, mbi tė cilėn ishte ndėrtuar qyteti i tyre, pėr ta hedhur pėrposh.
30 Por Ai kaloi pėrmes tyre dhe u largua.
31 Pastaj zbriti nė Kapernaum, qytet i Galilesė, dhe i mėsonte ata tė shtunave.
32 Ata mahniteshin me mėsimet e Tij; sepse fjala e Tij ishte plot autoritet.
33 Nė sinagogė ishte njė njeri qė kishte frymėn e njė demoni tė papastėr dhe bėrtiti me zė tė lartė,
34 "E po, ē’punė ke Ti me ne, o Jezus i Nazaretit? Ke ardhur tė na shkatėrrosh? Unė tė njoh se kush je, i Shenjti i Perėndisė."
35 Jezusi e qortoi, duke thėnė: "Hesht dhe dil prej tij!" Demoni e hodhi pėrdhe nė mes dhe doli prej tij pa e dėmtuar fare.
36 Tė gjithė mbetėn tė mahnitur e po flisnin me njėri-tjetrin, duke thėnė: "Ē’fjalė tė jetė kjo? Sepse Ai i urdhėron me autoritet dhe plot fuqi frymėt e papastra, dhe ato dalin jashtė."
37 Dhe jehona e fjalės sė Tij po pėrhapej anekėnd vendit.
38 Si doli nga sinagoga, hyri nė shtėpinė e Simonit. Tė vjehrrėn e Simonit e kishin zėnė ethe tė forta dhe ata iu lutėn ta ndihmonte.
39 Ai u pėrkul mbi tė dhe i qortoi ethet; ato e lanė dhe ajo u ngrit menjėherė e filloi t’u shėrbente atyre.
40 Ndėrsa dielli po perėndonte, Atij i sollėn tė gjithė sa ishin tė sėmurė me lėngata tė ndryshme; Ai vinte duart mbi secilin prej tyre dhe i shėronte.
41 Edhe demonėt dilnin prej shumė njerėzve, duke bėrtitur e duke thėnė: "Ti je Biri i Perėndisė." Ai i qortonte dhe nuk i linte tė flisnin, sepse ata e dinin qė Ai ishte Krishti.
42 Kur zbardhi dita, doli e shkoi nė njė vend tė vetmuar; turmat po e kėrkonin, dhe si erdhėn tek Ai, pėrpiqeshin ta mbanin qė tė mos largohej prej tyre.
43 Ai u tha: "Mė duhet tė predikoj ungjillin e mbretėrisė sė Perėndisė edhe nė qytete tė tjera, sepse pėr kėtė jam dėrguar."
44 Dhe vazhdoi tė predikonte nė sinagogat e Judesė.