| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
3 1 Nė tė pesėmbėdhjetin vit tė sundimit tė Tiber Cezarit, kur Ponc Pilati ishte guvernator i Judesė, Herodi ishte tetrark i Galilesė, vėllai i tij Filipi ishte tetrark i Ituresė dhe i krahinės sė Trakonitidės dhe Lisania tetrark i Abilenės, 2 nė ditėt kur ishin kryepriftėrinj Ana dhe Kaifa, fjala e Perėndisė i shkoi nė shkretėtirė Gjonit, birit tė Zakarisė. 3 Ai pėrshkoi gjithė zonėn rreth Jordanit, duke predikuar pagėzimin e pendesės pėr faljen e mėkateve, 4 siē ėshtė shkruar nė librin e thėnieve tė profetit Isaia: "Zėri i atij qė thėrret nė shkretėtirė: Pėrgatisni udhėn e Zotit, tė drejta bėjini shtigjet e Tij. 5 Ēdo rrėpirė do tė mbushet, e ēdo mal e kodėr do tė sheshohet; udhėt e shtrembra do tė drejtohen dhe udhėt me gropa do tė bėhen tė rrafshėta. 6 Ēdo njeri do tė shohė shpėtimin e Perėndisė." 7 Prandaj u thoshte turmave qė kishin dalė pėr tu pagėzuar prej tij: "O pjella nepėrkash, kush ju mėsoi ti ikni zemėrimit qė po vjen? 8 Tregojeni pra, me vepra, qė jeni penduar, dhe mos filloni tė thoni me veten tuaj: Kemi atin tonė Abrahamin; sepse po ju them qė edhe prej kėtyre gurėve Perėndia mund ti nxjerrė fėmijė Abrahamit. 9 Sėpata ėshtė tashmė te rrėnja e pemėve; ēdo pemė qė nuk bėn fryt tė mirė, do tė pritet dhe do tė flaket nė zjarr." 10 Turmat e pyesnin e thoshin: "Ētė bėjmė ne atėherė?" 11 Ai, duke u pėrgjigjur, u thoshte: "Ai qė ka dy tunika, tia japė njerėn atij qė nuk ka; dhe ai qė ka pėr tė ngrėnė, tė bėjė po ashtu." 12 Edhe tagrambledhėsit shkuan pėr tu pagėzuar, dhe i thanė atij: "Mjeshtėr, ētė bėjmė?" 13 Ai u tha: "Asgjė mė shumė mos kėrkoni, veē atyre pėr tė cilat ju kanė udhėzuar." 14 Edhe ushtarėt e pyesnin, duke thėnė: "Po ne, ēfarė tė bėjmė?" Ai u tha: "Asnjeri mos zhvatni, pėr askėnd mos shpifni; kėnaquni me pagat tuaja." 15 Ndėrsa populli ishte nė pritje me shpresė dhe tė gjithė po mendonin nė zemrat e veta pėr Gjonin, nėse ishte apo nuk ishte Krishti, 16 Gjoni u pėrgjigj duke u thėnė tė gjithėve: "Unė me tė vėrtetė po ju pagėzoj me ujė; por Njė mė i fuqishėm se unė po vjen, tė cilit unė nuk jam i denjė as ti zgjidh gjalmat e sandaleve; Ai do tju pagėzojė me Frymėn e Shenjtė dhe me zjarr. 17 Nė dorėn e Tij ėshtė terplotja pėr tė qėruar lėmin e Tij, dhe nė grunar tė Tij do ta mbledhė grurin; por kashtėn do ta djegė me zjarrin qė nuk shuhet." 18 Kėshtu, ai predikonte ungjillin nė popull, duke u dhėnė zemėr njerėzve me kėto dhe me shumė mėnyra tė tjera. 19 Por kur Gjoni e qortoi tetrarkun Herod pėr Herodiadėn, gruan e vėllait tė tij, dhe pėr tė gjitha tė kėqijat qė ai kishte bėrė, 20 atėherė Herodi shtoi edhe kėtė mbi tė gjitha tė tjerat: e mbylli Gjonin nė burg. 21 Dhe ndodhi qė, kur po pagėzohej i gjithė populli, u pagėzua edhe Jezusi, dhe, kur Ai po lutej, qielli u hap. 22 Fryma e Shenjtė i trupėzuar si njė pėllumb zbriti mbi Tė, dhe njė zė erdhi prej qielli: "Ti je Biri Im i dashur, te Ti kam gjetur kėnaqėsi." 23 Vetė Jezusi, kur nisi veprėn e Vet, ishte rreth tridhjetė vjeē. Ai ishte, siē mendohej, i biri i Jozefit, bir i Elit, 24 bir i Matatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janait, bir i Jozefit, 25 bir i Matatisė, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait, 26 bir i Maatit, bir i Matatisė, bir i Semenit, bir i Jozekut, bir i Jodės 27 bir i Joananit, bir i Resait, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit, 28 bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmadamit, bir i Erit, 29 bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Jorimit, bir i Matatit, bir i Levit, 30 bir i Simeonit, bir i Judės, bir i Jozefit, bir i Jonamit, bir i Eliakimit, 31 bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matatait, bir i Natanit, bir i Davidit, 32 bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salait, bir i Naasonit, 33 bir i Amenadabit, bir i Adminit, bir i Arniut, bir i Esromit, bir i Perezit, bir i Judės, 34 bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tarės, bir i Nakorit, 35 bir i Serugut, bir i Ragaut, bir i Pelegut, bir i Heberit, bir i Salait, 36 bir i Kainamit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noes, bir i Lamekut, 37 bir i Matuzalait, bir i Enokut, bir i Jaretit, bir i Maleleelit, bir i Kainamit, 38 bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, bir i Perėndisė.
|
|||