Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

24
1
Ditėn e parė tė javės, shumė herėt nė mėngjes, ato shkuan te varri, duke sjellė erėzat qė kishin pėrgatitur.
2 Dhe e gjetėn gurin tė rrokullisur larg prej varrit.
3 Por kur hynė brenda, nuk e gjetėn trupin e Zotit Jezus.
4 Dhe ndodhi qė, ndėrsa ato ishin tė hutuara nga kjo gjė, ja, dy burra tė veshur me nga njė rrobė tė shndritshme papritur qėndruan para tyre.
5 Ato, tė frikėsuara, ulėn fytyrat pėrtokė, por ata u thanė: "Pėrse po e kėrkoni tė gjallin midis tė vdekurve?
6 Ai nuk ėshtė kėtu, por u ngjall. Kujtohuni si ju foli, kur ishte ende nė Galile,
7 kur tha: ‘Biri i Njeriut duhet tė jepet nė duart e njerėzve mėkatarė, tė kryqėzohet dhe tė tretėn ditė tė ngjallet pėrsėri’."
8 Atyre iu kujtuan fjalėt e Tij
9 dhe, pasi u kthyen nga varri, ua dėftuan tė gjitha kėto tė njėmbėdhjetėve dhe gjithė tė tjerėve.
10 Ato ishin Maria Magdalena, Joana, Maria nėna e Jakobit; bashkė me to ishin edhe gra tė tjera, qė ua thoshin kėto gjėra apostujve.
11 Por kėto fjalė iu dukėn atyre si gjepura dhe nuk i besuan gratė.
12 Megjithatė Pjetri u ngrit e vrapoi pėr te varri, u pėrkul dhe, kur pa vetėm pėlhurat, u largua i habitur pėr ēka kishte ndodhur.
13 Dhe ja, dy prej tyre, po atė ditė, shkuan nė njė fshat me emrin Emaus, qė ishte gjashtėdhjetė stade larg prej Jeruzalemit,
14 dhe bisedonin me njėri-tjetrin pėr tė gjitha ato qė kishin ndodhur.
15 Dhe ndodhi qė ndėrsa ata po bisedonin e diskutonin njėri me tjetrin, vetė Jezusi u afrua dhe filloi tė ecte bashkė me ta.
16 Por megjithėse e shihnin, nuk ishin nė gjendje ta njihnin.
17 Ai u tha: "Ē’janė kėto fjalė qė po shkėmbeni me njėri-tjetrin gjatė rrugės?" Ata ndalėn hapin, tė trishtuar.
18 Njėri prej tyre, me emrin Kleopa, iu pėrgjigj e i tha: "Mos vallė je i vetmi i huaj qė po viziton Jeruzalemin dhe qė nuk i ke marrė vesh ato qė kanė ndodhur kėtu kėto ditė?"
19 Ai u tha: "Ēfarė?" Ata i thanė: "Ato pėr Jezusin nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra e nė fjalė, pėrpara Perėndisė dhe gjithė popullit.
20 Se si kryepriftėrinjtė dhe krerėt tanė e dorėzuan pėr t’u dėnuar me vdekje dhe e kryqėzuan.
21 Ne shpresonim se Ai ishte njeriu qė do ta ēlironte Izraelin me anė tė shpengimit; por, veē tė gjitha kėtyre, kjo ėshtė dita e tretė qė kur ndodhėn kėto gjėra.
22 Pėr mė tepėr, na kanė ēuditur disa gra nė mes nesh, tė cilat kishin shkuar herėt te varri.
23 Kur nuk e gjetėn trupin e Tij, erdhėn e thanė, se kanė parė njė vegim engjėjsh, tė cilėt thoshin se Ai ėshtė gjallė.
24 Dhe disa, qė ishin me ne, u larguan pėr te varri dhe e gjetėn ashtu siē kishin thėnė gratė, por Atė nuk e panė."
25 Atėherė Ai u tha: "O tė marrė dhe mendjeplogėt qė besoni tė gjitha ato qė kanė folur profetėt.
26 A nuk duhej qė Krishti t’i vuante kėto, dhe pastaj tė hynte nė lavdinė e Vet?"
27 Dhe duke filluar qė nga Moisiu e tė gjithė profetėt, Ai u shpjegoi atyre ato qė kishin lidhje me Tė nė tė gjitha Shkrimet.
28 Ata iu afruan fshatit ku po shkonin; Ai bėri sikur po largohej mė tutje.
29 Por ata ngulėn kėmbė, duke thėnė: "Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita tashmė ka kaluar." Ai hyri pėr tė qėndruar me ta.
30 Dhe kur u shtrua pėr tė ngrėnė me ta, mori bukėn, e bekoi dhe pasi e ndau, ua dha atyre.
31 Atėherė sytė e tyre u hapėn dhe ata e njohėn Jezusin; por Ai u zhduk prej syve tė tyre.
32 Ata thanė me njėri-tjetrin: "A nuk na digjej zemra pėrbrenda, kur na fliste udhės, dhe kur na shtjellonte Shkrimet?"
33 Dhe u ngritėn nė po atė orė, u kthyen nė Jeruzalem dhe i gjetėn tė njėmbėdhjetė, si edhe tė tjerėt qė ishin me ta, tė mbledhur sė bashku,
34 qė thoshin: "Vėrtet, Zoti u ngjall dhe iu shfaq Simonit."
35 Ata treguan ato qė u kishin ndodhur gjatė rrugės dhe se si e kishin njohur kur Ai ndau bukėn.
36 Ndėrsa po flisnin pėr kėto gjėra, Jezusi u duk nė mes tyre dhe u tha: "Paqja qoftė me ju."
37 Por ata u tmerruan e u frikėsuan dhe mendonin se kishin parė njė frymė.
38 Ai u tha: "Pėrse jeni tė shqetėsuar? Pėrse lindin dyshime nė zemrat tuaja?
39 Shikoni duart dhe kėmbėt e Mia, jam Unė vetė; mė prekni dhe shikoni; sepse fryma nuk ka mish e kocka, por, sikurse e shihni, Unė i kam."
40 Dhe si tha kėtė, u tregoi duart e kėmbėt.
41 Ndėrsa ata ende nuk po besonin nga gėzimi dhe po mrekulloheshin, Ai u tha: "A keni ndojė gjė pėr tė ngrėnė kėtu?"
42 I dhanė njė copė peshk tė pjekur.
43 Ai e mori dhe e hėngri para tyre.
44 Pastaj u tha: "Kėto janė fjalėt e Mia qė ju thosha kur isha ende me ju: Tė gjitha ato qė janė shkruar pėr Mua nė Ligjin e Moisiut, te profetėt dhe te psalmet, duhet tė pėrmbushen."
45 Pastaj ua kthjelloi mendjen qė tė kuptonin Shkrimet.
46 Dhe u tha: "Kėshtu ėshtė shkruar qė Krishti tė vuajė dhe tė tretėn ditė tė ngjallet pėrsėri prej tė vdekurve,
47 dhe qė nė emėr tė Tij tė predikohet pendimi dhe falja e mėkateve ndėr tė gjitha kombet, duke filluar nga Jeruzalemi.
48 Ju jeni dėshmitarė tė kėtyre gjėrave.
49 Dhe ja, Unė po ju dėrgoj premtimin e Atit Tim, por ju qėndroni nė qytet derisa tė visheni me fuqi nga lart."
50 Pastaj u priu jashtė deri nė Betani dhe, si ngriti duart lart, i bekoi.
51 Dhe ndodhi qė, ndėrsa po i bekonte, Ai u shkėput prej tyre dhe u ngrit lart nė qiell.
52 Ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jeruzalem me njė gėzim tė madh.
53 Dhe rrinin vazhdimisht nė tempull duke bekuar Perėndinė.