| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
23 1 Pastaj e gjithė turma e madhe u ngrit dhe e ēuan te Pilati. 2 Dhe filluan ta akuzojnė, duke thėnė: "E gjetėm kėtė njeri duke ēoroditur kombin tonė; nuk i lė njerėzit ti japin tatimin Cezarit dhe thotė qė Ai vetė ėshtė Krishti mbret." 3 Pilati e pyeti, duke thėnė: "A je Ti mbreti i judenjve?" Ai iu pėrgjigj e tha: "Ti po e thua." 4 Pastaj Pilati u tha kryepriftėrinjve dhe turmave: "Nuk gjej asnjė faj te ky njeri." 5 Por ata ngulnin kėmbė, duke thėnė: "Ai po ndėrsen popullin, duke i mėsuar njerėzit nė mbarė Judenė, nga Galileja deri kėtu." 6 Kur Pilati e dėgjoi kėtė, pyeti nėse ai njeri ishte galileas. 7 Dhe me ta marrė vesh qė Ai ishte nėn pushtetin e Herodit, ia dėrgoi Herodit, i cili nė ato ditė edhe ai ishte nė Jeruzalem. 8 Kur Herodi e pa Jezusin, u gėzua shumė, sepse prej kohėsh donte ta shihte, meqė kishte dėgjuar pėr Tė dhe shpresonte tė shihte ndonjė mrekulli prej Tij. 9 Pastaj Herodi i bėri shumė pyetje, por Ai nuk iu pėrgjigj fare. 10 Aty ishin edhe kryepriftėrinjtė e skribėt qė e akuzonin egėrsisht. 11 Atėherė Herodi, bashkė me ushtarėt e vet, pasi e poshtėruan dhe e tallėn, i hodhėn pėrsipėr njė rrobė tė shndritshme dhe ia kthyen Pilatit. 12 Po atė ditė Pilati dhe Herodi u bėnė miq me njėri-tjetrin, sepse mė parė kishin qenė nė armiqėsi. 13 Dhe Pilati, pasi thirri kryepriftėrinjtė, krerėt dhe popullin, 14 u tha: "Ma keni sjellė kėtė njeri si nxitės tė popullit pėr rebelim; dhe ja, e hetova para jush dhe nuk gjeta ndonjė faj nė kėtė njeri pėr gjėrat qė e akuzoni. 15 As Herodi nuk gjeti gjė; sepse ai na e ktheu pėrsėri neve; e shihni, Ai nuk ka bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen. 16 Pra, pasi ta fshikulloj, do ta liroj. 17 (Sepse ai duhej tu lironte njėrin me rastin e festės.) 18 Por ata thirrėn tė gjithė sė bashku, duke thėnė: "Vrite kėtė dhe na liro Barabanė." 19 Ky kishte rėnė nė burg pėr njė kryengritje qė kishte ndodhur nė qytet dhe pėr vrasje. 20 Por Pilati, duke dashur ta lironte Jezusin, iu drejtua pėrsėri atyre. 21 Por ata bėrtisnin, duke thėnė: "Kryqėzoje, kryqėzoje!" 22 Ai u tha pėr tė tretėn herė: "Pėrse, ētė keqe ka bėrė ky njeri? Nuk i gjeta asgjė qė tė meritojė vdekjen; prandaj, pasi ta fshikulloj, do ta liroj." 23 Por ata ngulnin kėmbė me zė tė lartė, duke kėrkuar qė Ai tė kryqėzohej. E zėrat e tyre mbizotėronin. 24 Atėherė Pilati mori vendim qė tė bėhej ashtu siē kėrkonin ata. 25 Liroi atė qė kishte rėnė nė burg pėr kryengritje dhe vrasje, siē kishin kėrkuar ata, ndėrsa Jezusin e la nė vullnetin e tyre. 26 Dhe ndėrsa po e ēonin, kapėn njėfarė Simoni, nga Kirena, qė po vinte prej arės, dhe i vunė pėrsipėr kryqin qė ta mbante pas Jezusit. 27 Pas Tij vinte njė turmė e madhe populli e grash, qė u binin kraharorėve dhe vajtonin pėr Tė. 28 Por Jezusi, duke iu kthyer atyre, tha: "Bija tė Jeruzalemit, mos qani pėr Mua, por qani pėr veten tuaj dhe pėr fėmijėt tuaj. 29 Sepse ja, po vijnė ditėt kur do tė thonė: Tė bekuara qofshin beronjat dhe barqet qė nuk kanė lindur dhe gjinjtė qė nuk kanė mėndur. 30 Pastaj do tė fillojnė tu thonė maleve: Bini mbi ne dhe kodrave: Na mbuloni. 31 Sepse, kur i bėjnė kėto gjėra me drurin e njomė, ēdo tė bėhet me tė thatin?" 32 Sollėn edhe dy tė tjerė, qė ishin keqbėrės, pėr ti vrarė bashkė me Tė. 33 Kur erdhėn nė vendin qė quhet Kafka, aty e kryqėzuan Atė, si edhe keqbėrėsit, njėrin nga e djathta, e tjetrin nga e majta. 34 Jezusi thoshte: "O Atė, fali, sepse nuk dinė se ēpo bėjnė." Pastaj i ndanė rrobat e Tij, duke i hedhur nė short. 35 Populli kishte qėndruar e po vėshtronte. Edhe krerėt e pėrqeshnin, duke thėnė: "Ai ka shpėtuar tė tjerėt le tė shpėtojė Veten, nėse ėshtė Krishti, i zgjedhuri i Perėndisė." 36 Edhe ushtarėt e tallėn; iu afruan pėr ti sjellė uthull, 37 dhe i thanė: "Nėse Ti je mbreti i judenjve, shpėtoje Veten." 38 Mbi Tė ishte vėnė edhe njė mbishkrim, KY ĖSHTĖ MBRETI I JUDENJVE. 39 Njėri nga keqbėrėsit qė ishin varur nė kryq, e shante, duke thėnė: "A nuk je ti Krishti? Shpėto Veten dhe ne." 40 Por tjetri, duke u pėrgjigjur, e qortoi dhe tha : "Nuk ke frikė nga Perėndia, sepse ti ke tė njėjtin dėnim? 41 Ne me tė drejtė, sepse po marrim ēka meritojmė pėr ato qė kemi bėrė, kurse Ky nuk ka bėrė asgjė tė keqe." 42 Pastaj ai tha: "Jezus, kujtohu pėr mua kur tė shkosh nė mbretėrinė Tėnde." 43 Ai i tha: "Me tė vėrtetė po ta them, sot do tė jesh me Mua nė parajsė." 44 Ishte afėrsisht ora e gjashtė dhe njė errėsirė e madhe ra mbi tėrė dhenė deri nė orėn e nėntė, 45 sepse dielli u venit dhe perdja e tempullit u ēa nė mes. 46 Atėherė Jezusi, duke thirrur me zė tė lartė, tha: "O Atė, nė duart e Tua po e lė frymėn Time." Pasi tha kėtė, dha shpirt. 47 Kur kryeqindėsi pa se ēndodhi, lėvdoi Perėndinė dhe tha: "Vėrtet ky njeri ishte i drejtė." 48 Dhe tė gjitha turmat qė ishin mbledhur aty, kur panė ato qė ndodhėn, filluan tė kthehen duke rrahur kraharorin. 49 Por tė gjithė ata qė e njihnin, si edhe gratė qė e kishin shoqėruar qė nga Galileja, qėndruan larg, duke parė kėto gjėra. 50 Dhe ja, atje ndodhej njė burrė me emrin Jozef, anėtar i kėshillit, i cili ishte njeri i mirė e i drejtė, 51 i cili nuk ishte pajtuar me kėshillin dhe me veprimet e tyre. Ai ishte nga Arimateja, qytet i judenjve; ky priste mbretėrinė e Perėndisė. 52 Ky shkoi te Pilati dhe i kėrkoi trupin e Jezusit. 53 Pasi e zbriti nga kryqi, e mbėshtolli me njė pėlhurė liri dhe e vuri nė njė varr tė gėrmuar nė shkėmb, ku nuk ishte vėnė njeri mė parė. 54 Ishte dita e Pėrgatitjes dhe po agonte e shtuna. 55 Gratė qė e kishin shoqėruar qė nga Galileja, shkuan pas tij, panė varrin dhe se si u vendos trupi i Tij. 56 E me tu kthyer, pėrgatitėn erėza e vajra me erė tė kėndshme. Dhe tė shtunėn pushuan, siē e thotė urdhėrimi.
|
|||