Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

22
1
Po afrohej festa e Bukės sė Ndorme, qė quhej Pashkė.
2 Kryepriftėrinjtė dhe skribėt po kėrkonin mėnyrėn se si ta zhduknin Jezusin; sepse i druheshin popullit.
3 Pastaj Satani hyri te Juda i quajtur Iskariot, qė ishte njė nga tė dymbėdhjetėt.
4 Ai shkoi e bisedoi me kryepriftėrinjtė dhe kryerojat, se si t’ua dorėzonte Jezusin atyre.
5 Ata u gėzuan dhe u morėn vesh qė t’i jepnin para.
6 Ai pranoi dhe kėrkonte rastin pėr t’ua dorėzuar Jezusin, kur tė ishte larg turmės.
7 Pastaj erdhi dita e Bukėve tė Ndorme, nė tė cilėn duhej flijuar qengji i Pashkėve.
8 Ai dėrgoi Pjetrin dhe Gjonin, duke thėnė: "Shkoni e na bėni gati Pashkėt, qė tė hamė."
9 Ata e pyetėn: "Ku dėshiron ta pėrgatisim?"
10 Ai u tha: "Ja, kur tė hyni nė qytet, do t’ju takojė njė njeri, qė mban njė shtambė uji; i shkoni pas deri te shtėpia ku do tė hyjė.
11 Do t’i thoni tė zotit tė shtėpisė: ‘Mjeshtri tė ēon fjalė: "Ku ėshtė dhoma e miqve qė tė ha Pashkėt bashkė me dishepujt e Mi?"’
12 Ai do t’ju tregojė njė dhomė sipėr, tė madhe e tė shtruar; atje pėrgatiteni."
13 Ata shkuan dhe u doli siē u kishte thėnė Ai; atje pėrgatitėn Pashkėt.
14 Kur erdhi ora, Ai u ul, e bashkė me Tė edhe apostujt.
15 Jezusi u tha: "Kam dashur shumė tė ha kėtė Pashkė me ju, pėrpara se tė fillojnė vuajtjet e Mia.
16 Sepse, po ju them, qė nuk do ta ha mė, derisa tė pėrmbushet nė mbretėrinė e Perėndisė."
17 Pasi mori njė kupė dhe falėnderoi, tha: "Merreni kėtė dhe ndajeni midis jush,
18 sepse po ju them, [se] qė sot e tutje nuk do tė pi mė prej frytit tė hardhisė, derisa tė vijė mbretėria e Perėndisė."
19 Dhe pasi mori njė bukė, falėnderoi dhe e ndau. Pastaj ua dha atyre, duke thėnė: "Ky ėshtė trupi im, qė ėshtė dhėnė pėr ju; bėjeni kėtė pėr pėrkujtimin Tim."
20 Po ashtu, pas darkės mori edhe kupėn dhe tha: "Kjo kupė ėshtė besėlidhja e re nė gjakun tim, qė po derdhet pėr ju.
21 Por ja, dora e atij qė mė tradhton, ėshtė me Mua nė tryezė.
22 Sepse, vėrtet Biri i Njeriut, siē ėshtė pėrcaktuar, po shkon, por mjerė ai njeri, i cili po e tradhtohet Atė!"
23 Ata filluan tė pyesin njėri-tjetrin, se cili prej tyre mund tė ishte ai qė do ta bėnte kėtė gjė.
24 E midis tyre pati edhe njė debat, se cili prej tyre do tė quhej mė i madhi.
25 Ai u tha: "Mbretėrit e kombeve i sundojnė dhe ata qė kanė pushtet mbi ta, quhen bamirės.
26 Ndėrsa ju nuk do tė jeni kėshtu; por ai qė ėshtė mė i madhi midis jush, le tė jetė si mė i riu, dhe ai qė udhėheq, si ai qė shėrben.
27 Sepse kush ėshtė mė i madh, ai qė ėshtė shtruar nė tryezė, apo ai qė shėrben? A nuk ėshtė ai qė ėshtė shtruar nė tryezė? Kurse Unė jam mes jush si ai qė shėrben.
28 Por ju jeni ata qė qėndruat me Mua nė sprovat e Mia.
29 Dhe Unė po ju jap mbretėrinė, siē ma ka dhėnė Mua Ati Im,
30 qė tė hani e tė pini nė tryezėn Time nė mbretėrinė Time dhe tė uleni mbi frone, duke gjykuar tė dymbėdhjetė fiset e Izraelit.
31 Simon, Simon, ja, Satani kėrkon t’ju kalojė nė shoshė si grurin.
32 Por Unė jam lutur pėr ty, qė besimi yt tė mos venitet dhe ti, kur tė kthehesh, jepu forcė vėllezėrve tė tu."
33 Pjetri i tha: "Zot, jam gati tė shkoj me ty, si nė burg ashtu edhe nė vdekje."
34 Dhe Ai tha: "Pjetėr, po tė them, kėndesi nuk ka pėr tė kėnduar sot, derisa ti tė kesh mohuar tri herė qė mė njeh."
35 Jezusi u tha: "Kur ju dėrgova pa kuleta, pa torba e pa sandale, a ju mungoi gjė?" Ata thanė: "Asgjė."
36 Pastaj u tha: "Por tani, ai qė ka kuletė, ta marrė me vete, si edhe torbėn; ai qė nuk ka shpatė, tė shesė rrobėn e vet e ta blejė.
37 Sepse, po ju them, qė kjo qė ėshtė e shkruar, duhet tė pėrmbushet tek Unė: ‘Dhe me shkelėsit e ligjit u radhit’; sepse, vėrtet, ēdo gjėje qė ėshtė shkruar pėr Mua, po i vjen koha tė pėrmbushet."
38 Ata thanė: "Zot, ja, kėtu janė dy shpata." Ai u tha: "Mjaft."
39 Dhe doli e shkoi, siē e kishte zakon, nė Malin e Ullinjve; edhe dishepujt i shkuan pas.
40 Kur arriti nė vend, Jezusi u tha: "Lutuni qė tė mos bini nė tundim."
41 Dhe u largua prej tyre sa njė e hedhur guri; pastaj ra nė gjunjė e po lutej,
42 duke thėnė: "O Atė, po tė duash, largoje kėtė kupė prej Meje; megjithatė jo vullneti Im, por Yti u bėftė."
43 Atij iu shfaq njė engjėll prej qiellit pėr t’i dhėnė forcė.
44 Nė ankth e sipėr, Ai po lutej mė me forcė; djersa iu bė si pika gjaku qė binin pėrdhe.
45 Pasi u ngrit prej lutjes, vajti te dishepujt dhe i gjeti duke fjetur, tė kėputur nga hidhėrimi.
46 Dhe u tha: "Pėrse po flini? Ēohuni e lutuni, qė tė mos bini nė tundim."
47 Ndėrsa ishte ende duke folur, ja ku u erdhi njė turmė; u printe ai qė quhej Juda, njėri prej tė dymbėdhjetėve; ai iu afrua Jezusit pėr ta puthur.
48 Por Jezusi i tha: "Judė, me njė puthje po e tradhton Birin e Njeriut?"
49 Ata qė ishin rreth Tij, kur panė se ēfarė do tė ndodhte, thanė: "Zot, a t’u biem me shpatė?"
50 Njėri prej tyre i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe i kėputi veshin e djathtė.
51 Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: "Lėreni, mjaft me kaq." I preku veshin dhe e shėroi.
52 Pastaj Jezusi u tha atyre qė ishin tė pranishėm, kryepriftėrinjve, kryerojave tė tempullit dhe pleqve: "Paskeni dalė me shpata e me shkopinj, si kundėr njė kusari?
53 Kur isha ēdo ditė me ju nė tempull, ju nuk vutė dorė mbi Mua; por kjo ėshtė ora juaj, ku sundon errėsira."
54 Pasi e kapėn, e ēuan dhe e futėn brenda nė shtėpinė e kryepriftit. Pjetri po e ndiqte nga larg.
55 Kishin ndezur njė zjarr nė mes tė oborrit dhe ishin ulur sė bashku; edhe Pjetri u ul nė mes tyre.
56 Njė shėrbyese, kur e pa qė u ul pranė dritės sė zjarrit, ia nguli sytė dhe tha: "Edhe ky ishte me Tė."
57 Por ai mohoi, duke thėnė: "Moj grua, unė nuk e njoh Atė."
58 Dhe pas pak, njė tjetėr, me ta parė, tha: "Edhe ti je njė prej tyre." Pjetri tha: "Jo, o njeri, nuk jam."
59 Pasi kishte kaluar rreth njė orė, njė tjetėr nguli kėmbė, duke thėnė: "Me tė vėrtetė, edhe ky bashkė me Tė ishte, sepse ėshtė galileas."
60 Por Pjetri tha: "O njeri, nuk e di ē’po thua." Dhe menjėherė, ndėrsa ai po fliste, kėndoi kėndesi.
61 Zoti u kthye dhe shikoi Pjetrin. Pjetrit iu kujtua fjala e Zotit, se si i kishte thėnė: ‘Pėrpara se tė kėndojė kėndesi sot, ti do tė mė mohosh tri herė’.
62 Pjetri, doli jashtė e qau me hidhėrim.
63 Dhe burrat qė e kishin kapur Jezusin, po e pėrqeshnin dhe po e rrihnin.
64 Pasi i mbuluan sytė, e pyesnin, duke thėnė: "Gjeje me profeci, kush ėshtė ai qė tė goditi?"
65 E shanin dhe thoshin shumė gjėra tė tjera pėr Tė.
66 Dhe kur u bė ditė, u mblodhėn pleqėsia e popullit, kryepriftėrinjtė e skribėt dhe e ēuan Jezusin nė kėshillin e tyre tė lartė,
67 dhe i thanė: "Nėse je Krishti, na thuaj." Dhe Ai u tha: "Po t’jua them, nuk do tė besoni.
68 Dhe po t’ju pyes, nuk do tė pėrgjigjeni.
69 Qė tani e tutje, Biri i Njeriut do tė ulet nė tė djathtė tė fuqisė sė Perėndisė."
70 Pastaj tė gjithė thirrėn: "Ti, pra, je Biri i Perėndisė, apo jo?" Ai u tha: "Ju po e thoni qė Unė jam."
71 Ata thanė: "Pėrse na u dashkan ende dėshmi? Sepse ne vetė e dėgjuam prej gojės sė Tij."