| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
21 1 Duke ngritur sytė, Jezusi pa pasanikėt qė po hidhnin dhuratat e tyre nė arkėn e thesarit. 2 Pa edhe njė vejushė tė kėputur qė hodhi aty dy grosh. 3 Dhe tha: "Vėrtet po ju them, qė kjo vejushė e varfėr ka hedhur mė shumė se tė gjithė. 4 Sepse tė gjithė kėta hodhėn nė arkėn e dhuratave nga tepria e tyre, ndėrsa ajo nga varfėria e saj hodhi gjithė ēkishte pėr tė jetuar." 5 Disa po flisnin pėr tempullin, qė ishte stolisur me gurė tė bukur e me dhurata kushtuar Perėndisė. Por Ai tha, 6 "Sa pėr kėto qė po shihni, do tė vijnė ditėt kur nuk do tė mbetet gur mbi gur pa u pėrmbysur." 7 Ata e pyetėn, duke thėnė: "Mjeshtėr, kur pra, do tė ndodhin kėto? Cila do tė jetė shenja qė kėto gjėra do tė ndodhin?" 8 Ai tha: "Shikoni se mos mashtroheni; sepse shumė do tė vijnė nė emrin Tim, duke thėnė: Unė jam Krishti dhe Koha po afron. Mos shkoni pas tyre. 9 Por kur tė dėgjoni pėr luftėra e pėr trazira, mos u tmerroni; sepse kėto duhet tė ndodhin mė parė, por fundi nuk do tė vijė menjėherė." 10 Pastaj u thoshte: "Do tė ngrihet kombi kundėr kombit dhe mbretėria kundėr mbretėrisė. 11 Do tė bien tėrmete tė mėdha nė vende tė ndryshme, murtaja e zi buke; tmerre e shenja tė mėdha do tė vijnė nga qielli. 12 Por pėrpara tė gjitha kėtyre, do tė vėnė dorė mbi ju e do tju pėrndjekin, duke ju dorėzuar nėpėr sinagoga e burgje, duke ju sjellė para mbretėrve e guvernatorėve pėr shkak tė emrit Tim. 13 Kjo do tju japė rast qė tu dėshmoni. 14 Nguleni nė mend mirė dhe mos u shqetėsoni se ēfarė do tė thoni pėr tu mbrojtur, 15 sepse Unė do tju jap gojė e menēuri, para tė cilave tė gjithė kundėrshtarėt tuaj nuk do tė mund tė qėndrojnė ose tju kundėrshtojnė. 16 Do tė tradhtoheni edhe prej prindėrve, vėllezėrve, tė afėrmve dhe miqve; disa prej jush do ti vrasin. 17 Do tė urreheni prej tė gjithėve pėr shkak tė emrit Tim. 18 Por as njė fije floku nuk do tė bjerė prej kokės suaj. 19 Me durimin tuaj do tė fitoni shpirtrat tuaj. 20 Dhe kur tė shihni Jeruzalemin tė rrethuar prej ushtrish, atėherė merreni vesh qė shkretimi i tij ėshtė afėr. 21 Pastaj, le tė ikin ndėr male ata qė janė nė Jude, le tė dalin ata brenda qytetit, dhe ata qė janė nė fusha tė mos hyjnė nė qytet. 22 Sepse kėto janė ditėt e hakmarrjes, qė tė pėrmbushen tė gjitha ato qė janė shkruar. 23 Por mjerė ato qė janė me fėmijė nė bark dhe ato qė kanė fėmijė nė gji nė ato ditė, sepse brengė tė madhe do tė ketė mbi kėtė tokė dhe zemėrim mbi kėtė popull. 24 Do tė bien nga tehu i shpatės dhe do tė ēohen robėr nėpėr tė gjitha kombet; Jeruzalemi do tė shkelet prej kombeve, derisa tė pėrmbushet koha e kombeve. 25 Do tė ketė shenja nė diell, nė hėnė e nė yje; mbi tokė kombet do tė jenė nė ankth e tė shastisur nga uturima e detit dhe e dallgėve; 26 njerėzit do tė meken nga frika dhe nga pritja e atyre qė do tė ndodhin mbi tokė, sepse fuqitė e qiejve do tė shkunden. 27 E pastaj do tė shohin Birin e Njeriut duke ardhur nė njė re, me fuqi dhe lavdi tė madhe. 28 Kur tė fillojnė tė ndodhin kėto, ēohuni e ngrini kokat, sepse shpengimi juaj po afron." 29 Dhe u tha njė shėmbėlltyrė; "Shikoni fikun dhe tė gjitha pemėt. 30 Kur tė shihni qė po mugullojnė, merreni vesh qė vera tashmė ėshtė afėr. 31 Po ashtu edhe ju, kur tė shihni qė po ndodhin kėto gjėra, merreni vesh qė mbretėria e Perėndisė po afron. 32 Me tė vėrtetė po ju them, qė ky brez nuk do tė kalojė derisa gjithēka tė pėrmbushet. 33 Qielli dhe toka do tė kalojnė, por fjalėt e Mia nuk do tė kalojnė. 34 Dhe ruajeni veten, qė tė mos rėndohen zemrat tuaja nga babėzia, dehja dhe shqetėsimet e jetės dhe qė ajo ditė tė mos ju vijė papritur. 35 Sepse do tė bjerė si njė lak mbi tė gjithė ata qė banojnė mbi faqen e tėrė dheut. 36 Pra, mbani sytė hapur e lutuni nė ēdo kohė, qė tė mund tu shpėtoni tė gjitha kėtyre gjėrave qė kanė pėr tė ndodhur dhe tė qėndroni pėrballė Birit tė Njeriut." 37 Dhe gjatė ditės Ai i mėsonte njerėzit nė tempull; natėn dilte dhe e kalonte jashtė, nė malin e quajtur i Ullinjve. 38 I gjithė populli vinte herėt nė mėngjes nė tempull pėr ta dėgjuar.
|
|||