Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24

Lluka

2
1
Dhe ndodhi qė nė ato ditė doli njė urdhėresė nga Cezar Augusti, qė tė bėhej regjistrimi i popullsisė sė gjithė botės.
2 Ky ishte regjistrimi i parė qė u bė kur Kirini ishte guvernator i Sirisė.
3 Tė gjithė shkonin pėr t’u regjistruar, secili nė qytetin e vet.
4 Edhe Jozefi, meqė ishte nga shtėpia dhe familja e Davidit, u nis nga qyteti i Nazaretit nė Galile e u ngjit nė Jude, nė qytetin e Davidit, qė quhet Betlehem,
5 pėr t’u regjistruar me Marinė, tė fejuarėn e vet, qė ishte shtatzėnė.
6 Dhe ndodhi qė, kur ishin atje, asaj i erdhi koha pėr tė lindur.
7 Ajo lindi djalin e saj tė parė, e mbėshtolli nė shpėrgėnj, dhe e shtriu nė grazhd, sepse nė bujtinė nuk kishte vend pėr ta.
8 Po nė atė vend, ishin disa barinj qė e kalonin jetėn nė fusha dhe ruanin tufat e tyre natėn.
9 Njė engjėll i Zotit ia behu tek ata dhe lavdia e Zotit shndriti pėrreth tyre; ata i zuri njė frikė e madhe.
10 Engjėlli u tha: "Mos kini frikė, sepse, ja, po ju sjell lajmin e mirė gėzimplotė qė do tė jetė pėr tė gjithė popullin,
11 qė sot, nė qytetin e Davidit, juve ju ka lindur njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti Zot.
12 Kjo do tė jetė shenjė pėr ju; do ta gjeni foshnjėn tė mbėshtjellė nė shpėrgėnj, tė shtrirė nė grazhd."
13 Papritur, bashkė me engjėllin u shfaq njė ushtri e madhe qiellore, qė lėvdonte Perėndinė, duke thėnė,
14 "Lavdi Perėndisė lart e mė lart, paqe mbi tokė pėr njerėzit qė gėzojnė dashurinė e Tij."
15 Dhe ndodhi qė, ndėrsa engjėjt u larguan prej tyre dhe shkuan nė qiell, barinjtė flisnin me njėri-tjetrin: "Tė shkojmė atėherė drejt e nė Betlehem e tė shohim atė qė ka ndodhur, tė cilėn Zoti na e bėri tė njohur."
16 Shkuan me nxitim dhe gjetėn Marinė dhe Jozefin, si edhe fėmijėn tė shtrirė nė grazhd.
17 Kur e panė, ata u treguan tė gjithėve ēka u ishte thėnė atyre pėr kėtė foshnjė.
18 Tė gjithė ata qė i dėgjuan, mbetėn tė mrekulluar nga fjalėt qė u thanė barinjtė.
19 Por Maria i ruante tė gjitha kėto fjalė, duke i bluar nė zemrėn e vet.
20 Barinjtė u kthyen duke e ngritur lart e duke lėvduar Perėndinė pėr gjithēka qė dėgjuan e panė, tė cilat ishin tamam siē u ishin folur atyre.
21 Kur u mbushėn tetė ditė dhe erdhi koha qė fėmija duhej tė rrethpritej, atij iu vu emri Jezus, siē ishte quajtur nga engjėlli pėrpara se tė ngjizej nė bark.
22 Me t’u plotėsuar ditėt e tyre tė pastrimit, sipas ligjit tė Moisiut, e ēuan foshnjėn nė Jeruzalem pėr t’ia paraqitur Zotit,
23 siē ėshtė shkruar nė Ligjin e Zotit: ‘Ēdo mashkull i parėlindur do tė quhet i shenjtė nga Zoti’,
24 dhe pėr tė ofruar flijimin, siē thuhet nė Ligjin e Zotit: ‘njė ēift turtujsh ose dy zogj pėllumbash’.
25 Dhe ja, nė Jeruzalem ishte njė njeri, qė quhej Simeon; ishte njeri i drejtė dhe i pėrshpirtshėm dhe priste ngushėllimin e Izraelit, e Fryma e Shenjtė ishte me tė.
26 Atij i ishte zbuluar prej Frymės sė Shenjtė se nuk do tė vdiste para se tė shihte Krishtin e Zotit.
27 I shtyrė nga Fryma, ai shkoi nė tempull; kur prindėrit sollėn fėmijėn Jezus, pėr t’i bėrė Atij ēka kėrkonte zakoni i Ligjit,
28 ai e mori ndėr krahė, lėvdoi Perėndinė dhe tha,
29 "Tani, Imzot, lėre shėrbėtorin Tėnd tė shkojė nė paqe, sipas fjalės Sate,
30 sepse sytė e mi e panė shpėtimin Tėnd,
31 qė Ti ke pėrgatitur para syve tė tė gjithė popujve,
32 dritėn qė u jep zbulesėn kombeve dhe lavdinė popullit Tėnd, Izraelit."
33 I ati dhe e ėma mahniteshin me ēka po thuhej pėr Tė.
34 Simeoni i bekoi ata dhe i tha Marisė, nėnės sė Tij: "Ja, ky ėshtė caktuar pėr rėnien dhe ngritjen e shumė vetave nė Izrael, si shenjė qė do tė kundėrshtohet,
35 qė tė zbulohen mendimet e shumė zemrave. Edhe ty njė shpatė do ta pėrshkojė tejpėrtej shpirtin tėnd."
36 Atje ishte njė profete me emrin Ana, e bija e Fanuelit, nga fisi i Aserit; ajo ishte e shtyrė nė moshė, dhe kishte jetuar me tė shoqin shtatė vjet pas virgjėrisė sė saj.
37 Pastaj mbeti e ve deri nė moshėn rreth tetėdhjetekatėr vjeēare dhe nuk largohej nga tempulli, duke shėrbyer natė e ditė me agjėrime e lutje.
38 Ajo erdhi po nė atė orė, dhe filloi tė falėnderonte Perėndinė e t’u fliste pėr Tė tė gjithė atyre qė prisnin shpengimin e Jeruzalemit.
39 Ata, me t’i kryer tė gjitha gjėrat sipas Ligjit tė Zotit, u kthyen nė Galile, nė qytetin e tyre Nazaret.
40 Fėmija po rritej e po forcohej, duke u mbushur me menēuri, dhe hiri i Perėndisė ishte mbi Tė.
41 Prindėrit e tij ēdo vit shkonin nė Jeruzalem pėr festėn e Pashkėve.
42 Dhe kur Ai u bė dymbėdhjetė vjeē, ata u ngjitėn nė Jeruzalem, sipas zakonit tė festės.
43 Kur u mbushėn ditėt, ndėrsa po ktheheshin, djali Jezus mbeti prapa nė Jeruzalem dhe prindėrit e Tij nuk dinin gjė.
44 Por ata, duke menduar qė Ai ishte me grupin e udhėtarėve, bėnė njė ditė rrugė dhe filluan ta kėrkonin midis farefisit dhe tė njohurve.
45 Kur nuk e gjetėn, u kthyen pėrsėri nė Jeruzalem pėr ta kėrkuar.
46 Dhe ndodhi qė pas tri ditėsh e gjetėn nė tempull, tė ulur midis mėsuesve, duke i dėgjuar e duke u bėrė pyetje.
47 Tė gjithė ata qė e dėgjonin, mahniteshin nga aftėsia e Tij pėr tė kuptuar dhe nga pėrgjigjet e Tij.
48 Kur e panė, ata u ēuditėn; e ėma i tha: "Bir, pėrse na e bėre kėtė? Shiko ē’po heqim Yt atė dhe unė duke tė kėrkuar Ty."
49 Ai u tha: "Pėrse mė kėrkonit Mua? A nuk e dini qė Unė duhet tė merrem me punėt e Atit Tim?"
50 Ata nuk i kuptuan fjalėt qė u tha Ai.
51 Pastaj Ai zbriti bashkė me ta nė Nazaret dhe u bindej atyre. Por e ėma i ruante tė gjitha kėto fjalė nė zemrėn e vet.
52 Jezusi po rritej nė menēuri, nė shtat dhe nė hir, tė cilin e gėzonte prej Perėndisė dhe njerėzve.