| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
19 1 Ai hyri nė Jeriko dhe po kalonte nėpėr qytet. 2 Dhe, ja, atje ishte njė njeri me emrin Zaké, qė ishte i pari i tagrambledhėsve dhe i pasur. 3 Po pėrpiqej tė shihte kush ishte Jezusi dhe nuk po mundej prej turmės, sepse ishte trupvogėl. 4 Atėherė vrapoi pėrpara dhe u ngjit nė njė fik qė ta shihte Jezusin, sepse Ai do tė kalonte nėpėr atė rrugė. 5 Kur Jezusi erdhi nė atė vend, ngriti sytė lart dhe i tha: "Zaké, zbrit shpejt poshtė, sepse sot duhet tė qėndroj nė shtėpinė tėnde." 6 Ai u ul shpejt dhe e priti Jezusin me gėzim. 7 Tė gjithė e panė kėtė dhe filluan tė pėshpėrisnin, duke thėnė: "Ai hyri pėr tė bujtur te njė mėkatar." 8 Por Zakeu, si u ngrit, i tha Zotit: "Ja, gjysmėn e pasurive tė mia, o Zot, po ua jap tė varfėrve dhe, po ti kem marrė ndokujt ndonjė gjė me mashtrim, do tia kthej katėrfish." 9 Jezusi i tha: "Sot nė kėtė shtėpi ka hyrė shpėtimi, sepse edhe ky njeri ėshtė bir i Abrahamit. 10 Sepse Biri i Njeriut ka ardhur tė kėrkojė e tė shpėtojė atė qė kishte humbur." 11 Ndėrsa ata i dėgjonin kėto, Ai vazhdoi tu tregonte njė shėmbėlltyrė, sepse ishte pranė Jeruzalemit dhe ata mendonin se mbretėria e Perėndisė do tė shfaqej menjėherė. 12 Prandaj, Ai tha: "Njė njeri fisnik shkoi nė njė vend tė largėt pėr tė marrė atje titullin mbret pėr vete e pastaj tė kthehej. 13 Thirri dhjetė shėrbėtorėt e vet, u dha dhjetė mina dhe u tha: I vini kėto nė pėrdorim derisa tė kthehem. 14 Por qytetarėt e tij e urrenin dhe i dėrguan njė pėrfaqėsi nga pas, qė tė thotė: Nuk e duam kėtė njeri tė mbretėrojė mbi ne. 15 Dhe ndodhi qė, kur u kthye, pasi kishte marrė titullin mbret, urdhėroi tė thirreshin shėrbėtorėt tė cilėve u kishte dhėnė paratė, qė tė merrte vesh se sa kishte fituar secili duke i vėnė ato nė pėrdorim. 16 Erdhi i pari dhe i tha: Zotėri, mina jote dha dhjetė mina mė shumė. 17 Ai i tha: Tė lumtė, o shėrbėtor i mirė; meqė ke qenė besnik nė njė gjė tė vogėl, bėhu sundimtar mbi dhjetė qytete. 18 Erdhi i dyti dhe tha: Zotėri, mina jote dha pesė mina mė shumė. 19 Edhe kėtij i tha: Edhe ti do tė sundosh mbi pesė qytete. 20 Erdhi edhe tjetri dhe tha: Zotėri, ja mina jote tė cilėn e kam ruajtur nė njė shami. 21 Sepse kisha frikė prej teje, ngaqė je njeri i rreptė; ti merr atė qė nuk ke vėnė dhe korr atė qė nuk ke mbjellė." 22 Ai i tha: "Me ēka nxore prej goje do tė tė gjykoj, ty o shėrbėtor i lig. E dije, apo jo, qė unė jam njeri i rreptė, qė marr atė qė nuk kam vėnė e korr atė qė nuk kam mbjellė? 23 Pėrse pra, nuk e vure paranė time te kėmbyesit e parave, qė kur tė vija, ta tėrhiqja atė bashkė me kamatėn? 24 Dhe u tha atyre qė po qėndronin aty pranė: Merrjani kėtij minėn dhe jepjani atij qė ka dhjetė mina. 25 Ata i thanė: Zot, ai ka dhjetė mina. 26 Po ju them, gjithkujt qė ka, do ti jepet dhe atij qė nuk ka, do ti merret edhe ajo qė ka. 27 Ndėrsa kėta armiqtė e mi, tė cilėt nuk donin qė unė tė mbretėroja mbi ta, sillini kėtu dhe therini pėrpara meje." 28 Dhe pasi tha kėto, Jezusi vazhdoi rrugėn, duke u ngjitur pėr nė Jeruzalem. 29 Ndėrsa i afrohej Betfagės dhe Betanisė, nė malin e quajtur Mali i Ullinjve, Jezusi dėrgoi dy prej dishepujve, 30 duke u thėnė: "Shkoni nė fshatin pėrballė dhe, sapo tė hyni aty, do tė gjeni njė kėrriē tė lidhur, tė cilit askush nuk i ka hipur; zgjidheni dhe silleni kėtu. 31 E po tju pyesė ndokush: Pėrse po e zgjidhni?, do tė thoni kėshtu: Sepse i duhet Zotit." 32 Ata qė u dėrguan, shkuan dhe gjetėn ashtu siē u kishte thėnė Ai. 33 Ndėrsa po e zgjidhnin, tė zotėt e kėrriēit u thanė: Pėrse po e zgjidhni kėrriēin? 34 Ata thanė: "I duhet Zotit." 35 Ia sollėn Jezusit dhe pasi hodhėn mbi kėrriē rrobat e veta, hipėn Jezusin mbi tė. 36 E ndėrsa shkonte, ata shtronin rrobat e veta pėrgjatė rrugės. 37 Dhe tani, kur po i afrohej tatėpjetės sė Malit tė Ullinjve, e gjithė turma e dishepujve, e gėzuar dhe duke thirrur me zė tė lartė, filloi tė lėvdonte Perėndinė pėr tė gjitha mrekullitė qė ata kishin parė, 38 dhe thoshin: "I bekuar qoftė Mbreti qė po vjen nė emėr tė Zotit! Paqe nė qiell dhe lavdi lart e mė lart!" 39 Disa prej farizenjve nga turma i thanė: "Mjeshtėr, qortoji dishepujt e tu." 40 Ai u pėrgjigj dhe tha: "Po ju them, po tė heshtin kėta, do tė bėrtasin gurėt." 41 Ndėrsa po afrohej, pa qytetin dhe qau pėr tė, 42 duke thėnė: "Sikur ti kishe njohur edhe ti, nė kėtė ditė, ato qė nevojiten pėr paqen! Por, tashmė, ato gjėra janė tė fshehura pėr sytė e tu. 43 Sepse do tė vijnė ditėt pėr ty, kur armiqtė e tu do tė tė ngrenė llogore dhe do tė tė rrethojnė e do tė tė shtrėngojnė nga tė katėr anėt. 44 Do tė tė rrėzojnė pėrdhe, bashkė me fėmijėt e tu brenda teje, dhe nuk do tė tė lėnė gur mbi gur, sepse ti nuk e more vesh kohėn kur Perėndia erdhi tek ti." 45 Ai hyri nė tempull dhe filloi ti dėbonte jashtė ata qė shisnin, 46 duke u thėnė: "Ėshtė e shkruar: Shtėpia ime do tė jetė shtėpi lutjesh, por ju e keni bėrė strofull kusarėsh." 47 Pėrditė Ai u jepte mėsim njerėzve nė tempull. Por kryepriftėrinjtė dhe skribėt, si edhe krerėt e popullit, kėrkonin ta zhduknin. 48 Por nuk po dinin si tė bėnin, sepse mbarė populli e dėgjonte me etje fjalėn e Tij.
|
|||