| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
18 1 Dhe u thoshte njė shėmbėlltyrė pėr tė treguar qė gjithmonė duhej tė luteshin dhe tė mos e lėshonin veten, 2 duke thėnė: "Nė njė qytet ishte njė gjykatės, qė nuk e kishte frikė Perėndinė dhe as nuk pėrfillte njeri. 3 Nė atė qytet ishte njė grua e ve; ajo shkonte vazhdimisht tek ai dhe i thoshte: Mė mbro me ligj prej kundėrshtarit tim. 4 Ai pėr njėfarė kohe nuk donte; por mė vonė tha me vete: Ndonėse nuk kam frikė Perėndinė e as nuk pėrfill njeri, 5 meqenėse kjo grua e ve po mė shqetėson, do ta mbroj me ligj, qė tė mos mė mėrzitė mė duke ardhur vazhdimisht." 6 Dhe Zoti tha: "Dėgjoni ēfarė thotė gjykatėsi i padrejtė! 7 Po Perėndia, a nuk do ti mbrojė me drejtėsi tė zgjedhurit e Vet, qė bėrtasin para Tij ditė e natė? A do ti lėrė tė presin gjatė? 8 Po ju them se Ai do tua japė drejtėsinė shpejt. Megjithatė, kur tė vijė Biri i Njeriut, a do tė gjejė besim mbi tokė?" 9 Disave qė kishin besim nė veten e tyre se ishin tė drejtė dhe i pėrbuznin tė tjerėt, Jezusi u tha kėtė shėmbėlltyrė. 10 "Dy njerėz u ngjitėn nė tempull pėr tu lutur, njėri farize e tjetri tagrambledhės. 11 Farizeu po qėndronte e po lutej kėshtu me veten e vet: O Perėndi, po tė falėnderoj qė nuk jam si njerėzit e tjerė, grabitqarė, tė padrejtė, tė pėrdalė, ose edhe si ky tagrambledhės. 12 Agjėroj dy herė nė javė, jap tė dhjetėn e gjithēkaje qė zotėroj. 13 Tagrambledhėsi po rrinte larg e nuk donte as sytė ti ngrinte lart nė qiell. Por rrihte kraharorin duke thėnė: O Perėndi, ki mėshirė pėr mua mėkatarin. 14 Po ju them, ky u kthye nė shtėpi tė vet i shfajėsuar, por jo ai tjetri; sepse ēdo njeri qė lartėson vetveten, do tė pėrulet, dhe ai qė pėrul veten do tė lartėsohet." 15 Atij i sillnin edhe foshnjat, qė ti prekte, por dishepujt, duke parė kėtė, i qortonin ata. 16 Por Jezusi i thirri dhe tha: "Lėrini fėmijėt tė vijnė tek Unė e mos i pengoni, sepse pėr tė kėtillė ėshtė mbretėria e Perėndisė. 17 Vėrtet po ju them, kushdo qė nuk e pranon mbretėrinė e Perėndisė si njė fėmijė i vogėl, nuk ka pėr tė hyrė nė tė." 18 Njė prej krerėve e pyeti Jezusin, duke thėnė: "O Mjeshtėr i mirė, ēfarė tė bėj qė tė trashėgoj jetėn e amshuar?" 19 Dhe Jezusi i tha: "Pėrse mė thua i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, veēse Njėri, Perėndia. 20 Ti i di urdhėrimet, mos shkel kurorėn, mos vrit, mos vidh, mos bėj dėshmi tė rreme, ndero atin e nėnėn tėnde." 21 Ai tha: "Tė gjitha kėto i kam mbajtur qė nė rini." 22 Jezusi, si e dėgjoi, i tha: "Edhe njė tė mungon ende, shit gjithė sa ke dhe ndajua tė varfėrve dhe do tė kesh thesar nė qiej. Pastaj eja e mė ndiq." 23 Por, kur dėgjoi kėto, ai u hidhėrua shumė, sepse ishte shumė i pasur. 24 Dhe Jezusi, kur e pa [qė ai u hidhėrua shumė], tha: "Sa e vėshtirė ėshtė pėr ata qė kanė pasuri, tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė! 25 Sepse mė lehtė ėshtė pėr devenė tė kalojė nėpėr vrimėn e gjilpėrės, sesa pėr njė tė pasur tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė." 26 Ata qė po dėgjonin, thanė: "Atėherė kush mund tė shpėtohet?" 27 Ai tha: "Ēka ėshtė e pamundur pėr njeriun, ėshtė e mundur pėr Perėndinė." 28 Pastaj Pjetri tha: "Ja, ne lamė ēdo gjė tonėn dhe tė ndoqėm Ty." 29 Ai u tha: "Vėrtet po ju them, nuk ka njeri qė tė ketė lėnė shtėpinė, ose prindėrit, ose vėllezėrit, ose gruan, ose fėmijėt pėr shkak tė mbretėrisė sė Perėndisė, 30 qė tė mos marrė shumė herė mė tepėr nė kėtė botė, dhe nė botėn qė vjen, jetėn e amshuar." 31 Pastaj i mori tė dymbėdhjetėt mėnjanė e u tha: "Ja, po ngjitemi pėr nė Jeruzalem, dhe tė gjitha ato qė janė shkruar nga profetėt pėr Birin e Njeriut, do tė pėrmbushen. 32 Sepse Ai do tu dorėzohet atyre tė kombeve, do ta pėrqeshin, do ta fyejnė e do ta pėshtyjnė. 33 E pasi ta fshikullojnė, do ta vrasin, dhe tė tretėn ditė, do tė ngjallet pėrsėri." 34 Ata nuk morėn vesh asgjė nga kėto; ato fjalė ishin tė errėta pėr ta dhe nuk e kapnin domethėnien e atyre qė u thanė. 35 Ndėrsa Jezusi po i afrohej Jerikos, njė i verbėr ishte ulur nė anė tė rrugės duke lypur. 36 Kur dėgjoi turmėn qė po kalonte, ai pyeti ētė ishte kjo? 37 I thanė qė po kalonte Jezusi nga Nazareti. 38 Ai filloi tė thėrriste: "Jezus, Bir i Davidit, ki mėshirė pėr mua." 39 Ata qė shkonin pėrpara, e qortuan qė tė heshtte, por ai thėrriste edhe mė shumė: "Bir i Davidit, ki mėshirė pėr mua." 40 Jezusi qėndroi dhe urdhėroi qė tia sillnin dhe, kur ai u afrua, e pyeti, 41 "Ēfarė dėshiron tė bėj pėr ty?" Ai tha: "Zot, dua qė tė mė kthehet drita e syve." 42 Dhe Jezusi i tha: "Merre dritėn e syve; besimi yt tė ka shpėtuar." 43 Menjėherė atij i erdhi drita e syve, dhe i vajti pas Jezusit, duke lėvduar Perėndinė; i gjithė populli, kur e pa kėtė, i dha lėvdatė Perėndisė.
|
|||