Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

17
1
Ai u tha dishepujve tė vet: "Shkandullimet nuk mund tė shmangen, por mjerė ai qė i sjell ato.
2 Mė mirė ėshtė pėr tė t’i varin nė qafė njė gur mulliri dhe ta hedhin nė det, sesa tė shtyjė nė mėkat njėrin prej kėtyre tė vegjėlve.
3 Kini kujdes pėr veten tuaj! Nėse yt vėlla mėkaton, qortoje dhe nėse ai pendohet, fale.
4 Edhe po tė mėkatojė kundėr teje shtatė herė nė ditė dhe shtatė herė tė kthehet, duke thėnė: ‘Jam penduar’, fale."
5 Dhe apostujt i thanė Zotit: "Na e shto besimin."
6 Zoti tha: "Po tė kishit besim sa kokrra e sinapit, do t’i thoshit [kėtij] mani: ‘Shkulu me rrėnjė e mbillu nė det’; dhe ai do t’ju bindej.
7 Por cili prej jush, qė ka njė shėrbėtor qė i lėron tokėn ose i kullot bagėtinė, do t’i thotė atij kur kthehet nga ara: ‘Shpejt, eja tė hash’?
8 A nuk do t’i thotė: ‘Mė bėj diēka gati pėr darkė, pėrvish mėngėt e mė shėrbe derisa tė ha e tė pi dhe pastaj tė hash e tė pish edhe ti’?
9 Mos vallė do ta falėnderojė shėrbėtorin, sepse bėri ato qė iu urdhėruan?
10 Kėshtu edhe ju, kur tė bėni tė gjitha ato qė ju kanė urdhėruar, thoni: ‘Jemi shėrbėtorė tė padobishėm; kemi bėrė vetėm detyrėn tonė’."
11 Dhe ndodhi qė gjatė rrugės pėr nė Jeruzalem, Ai kaloi pėrmes Samarisė dhe Galilesė.
12 Kur po hynte nė njė fshat, e takuan dhjetė tė gėrbulur, tė cilėt duke qėndruar larg,
13 e thirrėn me zė tė lartė: "Jezus, Mjeshtėr, ki mėshirė pėr ne."
14 Jezusi, kur i pa, u tha: "Shkoni e paraqituni te priftėrinjtė." Dhe ndodhi qė gjatė rrugės pėr te priftėrinjtė, ata u pastruan nga gėrbula.
15 Njėri prej tyre, duke parė qė u shėrua, u kthye dhe lėvdoi Perėndinė me zė tė lartė.
16 Ra me fytyrė pėrdhe para kėmbėve tė Jezusit, duke e falėnderuar. Ai ishte samaritan.
17 Jezusi u pėrgjigj dhe tha: "A nuk u pastruan qė tė dhjetė? Po ku janė nėntė tė tjerėt?
18 Nuk u gjet njeri tjetėr, veē kėtij tė huaji, qė tė kthehet pėr tė lėvduar Perėndinė?"
19 Dhe i tha: "Ngrihu e shko; besimi yt tė ka shpėtuar."
20 Kur e pyetėn farizenjtė se kur do tė vinte mbretėria e Perėndisė, Ai iu pėrgjigj e tha: "Mbretėria e Perėndisė nuk vjen nė mėnyrė tė dukshme.
21 As nuk do tė thuhet: ‘Ja kėtu!’ ose ‘Ja atje!’ Sepse mbretėria e Perėndisė ėshtė midis jush."
22 Dhe u tha dishepujve: "Do tė vijė koha kur do tė dėshironi tė shihni njė nga ditėt e Birit tė Njeriut, dhe nuk do ta shihni.
23 Do t’ju thonė: ‘Ja, kėtu ėshtė’, ose ‘Ja, atje’. Mos u largoni, as mos i ndiqni,
24 sepse, ashtu si vetėtima qė shkėlqen nga njėri skaj i qiellit tek tjetri, ashtu do tė jetė Biri i Njeriut [nė ditėn e Vet].
25 Por mė parė Atij i duhet tė vuajė shumė dhe tė hidhet poshtė nga ky brez.
26 Dhe ashtu siē ndodhi nė ditėt e Noes, po ashtu do tė jetė edhe nė ditėt e Birit tė Njeriut.
27 Hanin, pinin, martoheshin dhe jepeshin pėr martesa, deri nė ditėn qė Noeja hyri nė arkė dhe pėrmbytja erdhi e i zhduku tė gjithė.
28 Po ashtu sikurse ndodhi nė ditėt e Lotit, kur njerėzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin, ndėrtonin.
29 Por ditėn qė Loti doli nga Sodoma, ra njė shi zjarri e squfuri prej qiellit dhe i zhduku tė gjithė.
30 Po kėshtu do tė jetė nė ditėn kur do tė shfaqet Biri i Njeriut.
31 Nė atė ditė, ai qė do tė jetė mbi pullaz, me mallin e vet brenda nė shtėpi, tė mos zbresė pėr ta marrė, dhe ai qė ėshtė nė arė, po ashtu tė mos kthehet prapa.
32 Kujtoni gruan e Lotit.
33 Kushdo qė do tė kėrkojė ta ruajė jetėn e vet, do ta humbė dhe kushdo qė do ta humbė, do ta fitojė atė.
34 Po ju them, atė natė do tė jenė dy veta nė njė shtrat; njėri do tė merret dhe tjetri do tė lihet.
35 Dy gra do tė jenė duke bluar sė bashku; njėra do tė merret dhe tjetra do tė lihet.
36 Dy veta do tė jenė nė arė; njėri do tė merret dhe tjetri do tė lihet."
37 Atėherė ata e pyetėn: "Ku o Zot?" Ai u tha: "Ku ėshtė kėrma, atje do tė mblidhen edhe shkabat."