| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
16 1 Jezusi u thoshte edhe kėto dishepujve: "Ishte njė njeri i pasur, qė kishte njė kujdestar, tė cilin e paditėn tek ai se po ia shpėrdoronte pasurinė. 2 Ai e thirri dhe i tha: Ēėshtė kjo qė po dėgjoj pėr ty? Mė jep llogari pėr punėn tėnde si kujdestar, sepse mund tė mos jesh mė kujdestar shtėpie. 3 Atėherė kujdestari tha me vete: Ētė bėj? Im zot po ma heq kujdestarinė; tė mih tokėn, nuk mundem; tė lyp, mė vjen turp. 4 Di unė ēfarė tė bėj, qė, kur mė heqin nga kujdestaria, njerėzit tė mė presin nė shtėpitė e tyre. 5 Dhe thirri njė nga njė huamarrėsit e zotėrisė sė vet dhe i tha tė parit: Sa i detyrohesh tim zoti? 6 Ai tha: Njėqind bute me vaj. I tha atij: Merr dėftesėn tėnde, ulu shpejt e shkruaj pesėdhjetė. 7 Pastaj i tha njė tjetri: Po ti sa i detyrohesh? Ai tha: Njėqind thasė me grurė. I tha atij: Merr dėftesėn tėnde dhe shkruaj tetėdhjetė. 8 Dhe zotėria e lėvdoi kujdestarin e paudhė, sepse kishte vepruar me shkathtėsi; sepse, bijtė e kėsaj bote, nė brezin e tyre, janė mė tė shkathėt se bijtė e dritės. 9 Unė po ju them, bėni pėr vete miq me pasuri tė padrejta, qė kur ato tė mbarojnė, tju pranojnė nė banesat e pėrjetshme. 10 Ai qė ėshtė besnik nė pak, ėshtė besnik edhe nė shumė dhe i padrejti nė pak, ėshtė i padrejtė edhe nė shumė. 11 Pra, nėse nuk keni qenė besnikė nė pasuritė e padrejta, kush do tju besojė pasurinė e vėrtetė? 12 Dhe nėse nuk keni qenė besnikė nė pasurinė e tjetrit, kush do tjua japė atė qė ėshtė tuaja? 13 Asnjė shėrbyes nuk mund tu shėrbejė dy zotėrinjve, sepse ai ose do tė urrejė njėrin e do tė dojė tjetrin, ose do ti ngjitet pas njėrit dhe do tė pėrbuzė tjetrin. Nuk mund ti shėrbeni edhe Perėndisė edhe pasurisė." 14 Dhe farizenjtė, qė ishin tė dhėnė pas parasė, i dėgjonin tė gjitha kėto gjėra dhe e pėrqeshnin. 15 Ai u tha: "Ju jeni ata qė e mbani veten tė drejtė para njerėzve, por Perėndia i njeh zemrat tuaja, sepse ēka ēmohet nga njerėzit, ėshtė e neveritshme para Perėndisė. 16 Ligji dhe Profetėt ishin deri te Gjoni; qė atėherė predikohet lajmi i mirė i mbretėrisė sė Perėndisė dhe gjithkush lufton tė hyjė me forcė nė tė. 17 Mė e lehtė ėshtė tė zhduket qielli dhe toka, sesa tė bjerė njė presje e vetme nga Ligji. 18 Kushdo qė lė gruan e vet dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn dhe kushdo qė martohet me njė tė lėnė nga burri, shkel kurorėn. 19 Ishte njė njeri i pasur dhe vishej me rroba tė purpurta e me tė linjta tė kushtueshme dhe i kalonte ditėt me dėfrime plot shkėlqim. 20 Te porta e tij dergjej njė lypės me emrin Llazar, mbushur me plagė tė mahisura. 21 Ky ishte i dėshiruar tė ngopej me thėrrimet qė binin nga tryeza e tė pasurit; madje vinin edhe qentė dhe i lėpinin plagėt. 22 Dhe ndodhi qė lypėsi vdiq dhe engjėjt e ēuan pranė Abrahamit; vdiq edhe i pasuri dhe e varrosėn. 23 Nė ferr, nė mes tė vuajtjeve, ai ngriti sytė dhe pa Abrahamin nga larg, si edhe Llazarin pranė tij. 24 Ai thirri e tha: O atė Abraham, ki mėshirė pėr mua, e dėrgo Llazarin qė tė zhytė nė ujė majėn e gishtit tė vet e tė mė freskojė gjuhėn, sepse po sfilitem nė kėtė flakė. 25 Por Abrahami i tha: Bir, kujtohu qė nė jetėn tėnde i ke marrė tė mirat e tua, kurse Llazari tė kėqijat; por tashmė ai kėtu po ngushėllohet, ndėrsa ti po sfilitesh. 26 Pėr mė tepėr, midis nesh dhe jush ėshtė hapur njė humnerė e madhe; kėshtu qė ata qė duan tė kalojnė prej kėtej te ju, nuk munden; as ata qė janė pėrtej, nuk mund tė kalojnė te ne. 27 Por ai i tha: Atėherė po tė lutem o atė, qė ta dėrgosh nė shtėpinė e tim eti, 28 sepse kam pesė vėllezėr, dhe le ti paralajmėrojė qė tė mos vijnė edhe ata nė kėtė vend mundimesh. 29 Abrahami tha: Ata kanė Moisiun dhe Profetėt; le ti dėgjojnė. 30 Ai tha: Jo, o atė Abraham; por po tu shkojė dikush prej tė vdekurve, ata do tė pendohen. 31 Abrahami i tha: Nėse nuk dėgjojnė Moisiun dhe Profetėt, nuk do tė binden, edhe sikur tė ngjallet ndonjė prej tė vdekurve."
|
|||