Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

15
1
Jezusit iu afruan tė gjithė tagrambledhėsit dhe mėkatarėt pėr ta dėgjuar.
2 Si farizenjtė ashtu edhe skribėt pėshpėritnin, duke thėnė: "Ky po pranon mėkatarėt e po ha me ta."
3 Ai u tregoi kėtė shėmbėlltyrė, duke thėnė,
4 "Kush ėshtė ai njeri midis jush, qė po tė ketė njėqind dele dhe po t’i humbė njėra prej tyre, nuk i lė tė nėntėdhjetė e nėntė delet e tjera nė njė vend tė shkretė dhe nuk shkon pas asaj qė ka humbur, derisa ta gjejė?
5 Me ta gjetur, e vė mbi supe i gėzuar.
6 Kur vjen nė shtėpi, thėrret miqtė dhe fqinjėt dhe u thotė: ‘Gėzohuni bashkė me mua, sepse e gjeta delen qė mė kishte humbur’.
7 Po ju them, qė mė i madh do tė jetė gėzimi nė qiell pėr njė mėkatar qė pendohet, se pėr nėntėdhjetė e nėntė njerėz tė drejtė qė nuk kanė nevojė pėr pendim.
8 Ose, cila grua qė ka dhjetė drahme, po tė humbasė njė drahme, nuk ndez kandilin, nuk fshin shtėpinė e nuk e kėrkon me kėmbėngulje derisa ta gjejė?
9 Dhe kur e gjen, thėrret miqtė e fqinjėt dhe u thotė: ‘Gėzohuni bashkė me mua, sepse e gjeta drahmen qė mė kishte humbur’.
10 Po ju them se, po ashtu gėzohen engjėjt e Perėndisė pėr njė mėkatar qė pendohet."
11 Pastaj tha: "Njė njeri kishte dy djem.
12 Mė i riu i tha tė atit: ‘O Atė, mė jep pjesėn e pasurisė qė mė takon. Dhe ai ua ndau pasurinė.
13 Nuk kaluan shumė ditė dhe djali mė i ri mblodhi gjithė ē’kishte, mori udhėn pėr nė njė vend tė largėt dhe atje e shkapėrderdhi pasurinė e vet, duke bėrė njė jetė tė shthurur.
14 Dhe pasi i kishte bėrė tė gjitha rrush e kumbulla, nė atė vend ra njė zi e madhe buke dhe ai filloi tė ndihej ngushtė.
15 Atėherė, shkoi dhe u pajtua te njė qytetar i atij vendi, i cili e dėrgoi nė arat e veta qė tė ushqente derrat.
16 Dhe donte ta kėnaqte barkun edhe me lendet qė hanin derrat, por askush nuk ia jepte.
17 Kur erdhi nė vete, tha: ‘Sa e sa mėditėsve tė tim eti u tepron buka, kurse unė kėtu po vdes nga uria.
18 Do tė ngrihem e do tė shkoj tek im atė dhe do t’i them: "O atė, kam mėkatuar kundėr qiellit dhe pėrpara teje.
19 Nuk jam mė i denjė tė quhem biri yt; mė bėj si njė nga mėditėsit e tu."’
20 Dhe u ngrit e shkoi tek i ati. Ndėrsa ishte ende larg, i ati e pa dhe iu dhimbs, vrapoi drejt tij, iu hodh nė qafė dhe e puthi.
21 I biri i tha: ‘O atė, kam mėkatuar kundėr qiellit dhe pėrpara teje, nuk jam mė i denjė tė quhem biri yt’.
22 Por i ati u tha shėrbėtorėve tė vet: ‘Shpejt, nxirrni petkat mė tė mira dhe vishjani, vėrini unazė nė dorė dhe sandale nė kėmbė.
23 Dhe sillni viēin e majmur, thereni dhe tė hamė e tė gėzohemi.
24 Sepse ky biri im ishte i vdekur, dhe u kthye nė jetė, ishte i humbur dhe u gjet’. Dhe nisėn tė festonin me hare .
25 Ndėrkohė djali i tij i madh ishte nė arė dhe, kur iu afrua shtėpisė, dėgjoi kėngė e valle.
26 Thirri njė nga shėrbyesit dhe filloi ta pyeste se ē’ishte gjithė kjo.
27 Ai i tha: ‘Ka ardhur yt vėlla, dhe yt atė ka therur viēin e majmur, sepse iu kthye shėndoshė e mirė’.
28 Ai u zemėrua dhe nuk deshi tė hynte; atėherė doli i ati dhe po e luste.
29 Ai iu drejtua tė atit dhe i tha: ‘Ja, kaq shumė vjet qė po tė shėrbej si skllav, kurrė nuk e kam shkelur urdhrin tėnd dhe ti asnjėherė nuk mė dhe njė kec qė tė gėzohesha me miqtė e mi.
30 Por, kur erdhi yt bir, qė e shkapėrderdhi pasurinė tėnde me gra tė pėrdala, ti pėr tė there viēin e majmur’.
31 I ati i tha: ‘O bir, ti je gjithmonė me mua dhe gjithēka imja ėshtė jotja.
32 Por duhet tė gėzohemi e tė lumturohemi, sepse yt vėlla ishte i vdekur dhe u kthye nė jetė, kishte humbur dhe u gjet.’"