Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

13
1
Po nė atė kohė erdhėn disa dhe e njoftuan pėr galileasit, gjakun e tė cilėve Pilati e kishte pėrzier me flijimet e tyre.
2 Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha: "A mendoni ju se kėta galileas ishin mė shumė mėkatarė se tė gjithė galileasit e tjerė, meqė kanė vuajtur nė kėtė mėnyrė?
3 Po ju them, aspak; por, po tė mos pendoheni, tė gjithė do tė vdisni po ashtu.
4 Apo ata tė tetėmbėdhjetė mbi tė cilėt ra kulla nė Siloam dhe i vrau, mendoni vallė se ishin mė shumė fajtorė se tė gjithė njerėzit e tjerė qė banonin nė Jeruzalem?
5 Po ju them, aspak; por, po tė mos pendoheni, tė gjithė do tė vdisni ashtu si ata."
6 Dhe u tregoi kėtė shėmbėlltyrė: "Dikush kishte njė fik tė mbjellė nė vreshtin e vet dhe shkoi pėr tė kėrkuar fryte nė tė, por nuk gjeti.
7 Pastaj i tha vreshtarit: ‘Ja, kam tre vjet qė vij pėr tė kėrkuar fryte nė kėtė fik dhe nuk gjej gjė; preje, pėrse tė zėrė kot edhe tokėn?’
8 Ai u pėrgjigj dhe i tha: ‘Zot, lėre edhe kėtė vit, sa ta gėrmoj pėrreth e t’i hedh pleh.’
9 Dhe po tė bėjė fryte mot, mirė, pėrndryshe do ta presėsh’."
10 Dhe njė tė shtunė Jezusi po mėsonte njerėzit nė njė nga sinagogat.
11 Dhe ja, aty ishte njė grua qė kishte prej tetėmbėdhjetė vjetėsh njė frymė lėngate, ishte krejt e kėrrusur dhe nuk mund ta drejtonte fare trupin.
12 Kur Jezusi e pa, e thirri dhe i tha: "Grua, je ēliruar prej lėngatės sate."
13 Vuri duart mbi tė dhe asaj menjėherė iu drejtua trupi dhe filloi tė pėrlėvdonte Perėndinė.
14 Por kreu i sinagogės, i zemėruar ngaqė Jezusi kishte shėruar ditėn e shtunė, duke iu drejtuar turmės, i thoshte: "Gjashtė janė ditėt nė tė cilat duhet tė punojė njeriu; nė ato ditė pra, ejani e shėrohuni dhe jo ditėn e shtunė."
15 Atėherė Zoti iu pėrgjigj dhe tha: "Hipokritė, a nuk e liron secili prej jush ditėn e shtunė kaun ose gomarin e vet nga grazhdi dhe e ēon pėr tė pirė?
16 Dhe kjo, qė ėshtė bijė e Abrahamit, tė cilėn e kishte mbėrthyer Satani plot tetėmbėdhjetė vjet, a nuk duhej ēliruar prej kėsaj zgjedhe ditėn e shtunė?"
17 Ndėrsa thoshte kėto, tė gjithė ata qė e kishin kundėrshtuar, mbetėn tė turpėruar dhe mbarė turma gėzohej pėr tė gjitha gjėrat e lavdishme qė bėnte Ai.
18 Prandaj thoshte: "Me kė ngjason mbretėria e Perėndisė? Me kė ta krahasoj atė?
19 Ėshtė si fara e sinapit, tė cilėn e mori dikush dhe e hodhi nė kopshtin e vet; ajo u rrit e u bė pemė dhe zogjtė e qiellit bėnė foletė nė degėt e saj."
20 Dhe pėrsėri tha: "Mė kė ta krahasoj mbretėrinė e Perėndisė?
21 Ajo ėshtė e ngjashme me majanė, qė njė grua e mori dhe e fshehu nė tri masa mielli, derisa erdhi i tėrė brumi."
22 Ai pėrshkonte qytete e fshatra, duke i mėsuar njerėzit, ndėrsa vazhdonte udhėn drejt Jeruzalemit.
23 Dikush i tha: "Zot, a janė tė paktė ata qė do tė shpėtohen?" Dhe Ai u tha,
24 "Mundohuni tė hyni nėpėr derėn e ngushtė, sepse, po ju them, shumė do tė kėrkojnė tė hyjnė dhe nuk do tė mundin.
25 Pasi tė ngrihet i zoti i shtėpisė dhe tė mbyllė derėn, ju, qė keni mbetur jashtė, do tė filloni tė trokitni nė derė, duke thėnė: ‘Zot, na e hap’, dhe Ai, duke u pėrgjigjur, do t’ju thotė: ‘Nuk ju njoh, as nuk e di nga jeni’.
26 Pastaj do tė filloni tė thoni: ‘Ne me Ty kemi ngrėnė e kemi pirė dhe nė rrugėt tona Ti i ke mėsuar njerėzit’.
27 Dhe do t’ju thotė: ‘Nuk e di nga jeni. Largohuni prej meje, tė gjithė ju, o njerėz qė keni bėrė paudhėsi’.
28 Atje do tė ketė kujė e kėrcėllimė dhėmbėsh, kur do tė shihni Abrahamin, Isakun, Jakobin dhe tė gjithė profetėt nė mbretėrinė e Perėndisė, ndėrsa ju vetė do tė flakeni jashtė.
29 Dhe do tė vijnė nga lindja dhe nga perėndimi, nga veriu e nga jugu, e do tė shtrohen nė tryezė nė mbretėrinė e Perėndisė.
30 Dhe ja, ka disa nga tė fundit qė do tė jenė tė parėt dhe ka disa nga tė parėt qė do tė jenė tė fundit."
31 Pikėrisht nė atė kohė iu afruan disa farizenj dhe i thanė: "Nisu e shko prej kėtej, sepse Herodi ka ndėr mend tė tė vrasė."
32 Ai u tha: "Shkoni dhe i thoni asaj dhelpre: ‘Ja, sot e nesėr po dėboj demonė e po shėroj njerėz dhe tė tretėn ditė do tė kem pėrfunduar.’
33 Megjithatė, mė duhet tė udhėtoj sot, nesėr dhe ditėn qė vjen, sepse asnjė profet nuk mund tė vdesė jashtė Jeruzalemit.
34 O Jeruzalem, Jeruzalem, qė vret profetėt dhe qėllon me gurė ata qė dėrgohen tek ti! Sa herė desha t’i mbledh fėmijėt e tu sė bashku, ashtu si klloēka tė vegjlit e vet nėn krahė, por nuk deshėt.
35 Ja, shtėpia juaj do t’ju mbetet e shkretuar; dhe po ju them, qė nuk do tė mė shihni derisa tė vijė koha qė tė thoni: ‘Lum Ai qė vjen nė emėr tė Zotit!’"