| Home Dhjata e Re Lluka
kap 1
|
|
Lluka |
|
11 1 Njė ditė ishte nė njė vend e po lutej. Si mbaroi, njėri prej dishepujve tė Tij i tha: "Zot, na mėso tė lutemi, ashtu si i ka mėsuar Gjoni dishepujt e vet." 2 Ai u tha: "Kur tė luteni, thoni, O Atė, u shenjtėroftė emri Yt. Ardhtė mbretėria jote. 3 Na jep ēdo ditė bukėn tonė tė pėrditshme. 4 Falna mėkatet tona; sepse edhe ne i falim tė gjithė ata qė na detyrohen neve. Dhe mos na shtjer nė ngasje." 5 Ai u tha: "Mendo sikur njėri prej jush qė ka njė mik, ti shkojė atij nė mes tė natės e ti thotė: O mik, mė jep hua tri bukė, 6 sepse mė ka ardhur prej udhe njė miku im dhe nuk kam ēfarė ti vė pėrpara 7 dhe ai, nga brenda, duke u pėrgjigjur, ti thotė: Mos mė shqetėso; dera ėshtė tashmė e mbyllur, dhe fėmijėt e mi janė nė shtrat bashkė me mua; nuk mund tė ngrihem tė tė jap. 8 Po ju them, edhe po tė mos ngrihet pėr ti dhėnė gjė, pėr hir tė miqėsisė, megjithatė, i mėrzitur nga kėmbėngulja e tij, do tė ngrihet e do ti japė aq sa i nevojitet. 9 Edhe unė po ju them: Lypni dhe do tju jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokisni dhe dera do tju hapet. 10 Sepse kushdo qė lyp, merr; ai qė kėrkon, gjen, dhe atij qė troket, dera do ti hapet. 11 Dhe cili prej jush ėshtė atė i tillė qė, po ti kėrkojė djali peshk, nė vend tė peshkut do ti japė njė gjarpėr? 12 Ose, po ti kėrkojė vezė, do ti japė njė akrep? 13 Nėse ju pra, qė jeni tė ligj, dini tu jepni dhurata tė mira fėmijėve tuaj, sa mė tepėr Ati nė qiell do tu japė Frymėn e Shenjtė atyre qė e kėrkojnė Atė?" 14 Jezusi po nxirrte njė demon [qė ishte] i pagojė. Dhe ndodhi qė, kur demoni doli jashtė, i pagoji foli; turmat u mrekulluan. 15 Por disa prej tyre thanė: "Ai i dėbon demonėt me anė tė Beelzebulit, tė parit tė demonėve." 16 Tė tjerėt, duke u pėrpjekur ta vinin nė provė, kėrkonin prej Tij shenjė nga qielli. 17 Por Ai, duke i ditur mendimet e tyre, u tha: "Ēdo mbretėri e pėrēarė nė vetvete, shkatėrrohet, dhe shtėpia e pėrēarė shembet. 18 Madje edhe Satani, po tė jetė i pėrēarė nė vetvete, si do tė qėndrojė mbretėria e tij? Sepse ju thoni qė i dėboj demonėt me anė tė Beelzebulit. 19 Nėse Unė i dėboj demonėt me anė tė Beelzebulit, po bijtė tuaj me anė tė kujt i dėbojnė? Prandaj, vetė ata do tė jenė gjykatėsit tuaj. 20 Por nėse Unė i dėboj demonėt me gishtin e Perėndisė, atėherė mbretėria e Perėndisė ka ardhur te ju. 21 Kur njė njeri i fortė, i armatosur mirė, e ruan shtėpinė e vet, i gjithė malli i tij ėshtė i siguruar. 22 Por, kur njė mė i fortė se ai vjen dhe e mund atė, ia merr armėt te tė cilat ai kishte besim, dhe e ndan plaēkėn e grabitur. 23 Kush nuk ėshtė me Mua, ėshtė kundėr Meje, dhe kush nuk mbledh me Mua, shkapėrdan. 24 Kur fryma e papastėr del jashtė prej njeriut, shkon nėpėr vende tė thata e kėrkon tė prehet dhe, kur nuk gjen qetėsi, thotė: Do tė kthehem nė shtėpinė time prej nga kam dalė. 25 Dhe kur vjen, e gjen tė pastruar dhe tė rregulluar. 26 Pastaj shkon e merr edhe shtatė frymė tė tjera, mė tė liga se vetja; ato hyjnė e banojnė atje; gjendja e atij njeriu tani bėhet mė e keqe se mė parė." 27 Dhe ndodhi qė, kur po i thoshte kėto gjėra, njė grua nga turma i tha me zė tė lartė: "Lum barku qė tė mbajti dhe gjiri qė tė mėndi." 28 Por Ai i tha: "Pėr mė tepėr, lum ata qė dėgjojnė fjalėn e Perėndisė dhe e mbajnė." 29 Ndėrsa turmat po dyndeshin, Ai filloi tė thoshte: "Ky brez ėshtė njė brez i lig; kėrkon shenjė dhe shenjė nuk do ti jepet, veē shenjės sė Jonas. 30 Sepse ashtu sikurse Jona u bė shenjė pėr banorėt e Ninivės, po ashtu do tė jetė edhe Biri i Njeriut pėr kėtė brez. 31 Mbretėresha e Jugut do tė ngrihet ditėn e gjykimit me njerėzit e kėtij brezi dhe do ti dėnojė, sepse ajo kishte ardhur nga skajet e dheut pėr tė dėgjuar menēurinė e Solomonit, dhe ja, kėtu ka njė mė tė madh se Solomoni. 32 Ditėn e gjykimit burrat e Ninivės do tė ngrihen me kėtė brez dhe do ta dėnojnė; sepse ata u penduan nga predikimi i Jonas, dhe ja, kėtu ka njė mė tė madh se Jona. 33 Askush, pasi tė ketė ndezur kandilin, nuk e vė nė njė vend tė fshehtė [as nėn karroqe], por nė shandan, nė mėnyrė qė ata qė hyjnė, tė shohin dritėn. 34 Kandili i trupit ėshtė syri yt; po tė jetė syri yt i shėndoshė, i tėrė trupi yt ėshtė i ndriēuar; por po tė jetė i ligė, edhe trupi yt ėshtė nė errėsirė. 35 Prandaj, hap sytė se mos drita brenda teje ėshtė errėsirė. 36 Pra, nėse i tėrė trupi yt ėshtė i ndriēuar, pa pasur ndonjė pjesė tė errėt, do tė jetė i ndriēuar i tėri, si nė rastin kur kandili tė ndriēon me shkėlqimin e vet." 37 Dhe, ndėrsa po fliste, njė farize i kėrkoi qė tė hante drekė me tė; Ai hyri dhe u shtrua nė tryezė. 38 Por kur farizeu e pa, u habit qė Ai nuk bėri larjen para se tė hante. 39 Atėherė Zoti i tha: "Vėrtet, ju farizenjtė pastroni anėn e jashtme tė kupės e tė pjatės, ndėrsa pėrbrenda jeni tė mbushur me grabitje dhe ligėsi. 40 O tė pamend! Ai qė ka bėrė anėn e jashtme, vallė nuk ka bėrė edhe tė brendshmen? 41 Pra, jepni mė mirė si lėmoshė ato qė janė brenda, dhe ja, gjithēka do tė jetė e pastėr pėr ju. 42 Por mjerė ju, o farizenj! Sepse ju jepni tė dhjetėn e mendrės dhe tė ryzės e tė ēdo lloj barishteje dhe lini pas dore drejtėsinė dhe dashurinė e Perėndisė; kėto gjėra duhej tė ishin bėrė, pa i lėnė pas dore edhe ato tė tjerat. 43 Mjerė ju o farizenj! Sepse doni vendet e nderit nė sinagoga, si edhe pėrshėndetje nė treg. 44 Mjerė ju! Sepse u ngjani varreve qė nuk shihen, mbi tė cilat ecin njerėzit, pa e ditur." 45 Pastaj, njėri prej njohėsve tė ligjit, duke u pėrgjigjur, tha: "Mjeshtėr, duke thėnė kėto gjėra, po na fyen edhe ne." 46 Ai tha: "Mjerė edhe ju, o interpretues tė ligjit! Sepse u vini njerėzve barrė qė nuk mund tė mbahen, ndėrsa ju vetė nuk ngrini as gishtin pėr ti prekur. 47 Mjerė ju! Sepse ndėrtoni varret e atyre profetėve, qė etėrit tuaj i vranė. 48 Pra, ju jeni dėshmitarė dhe miratoni ato ēka kanė bėrė etėrit tuaj, sepse ata vėrtet i vranė, kurse ju u ndėrtoni varret. 49 Prandaj, edhe menēuria e Perėndisė tha: Do tu dėrgoj profetė e apostuj, disa prej tė cilėve ata do ti vrasin dhe disa do ti pėrndjekin, 50 prandaj, gjaku i tė gjithė profetėve qė u derdh, qė prej themelimit tė botės, ti kėrkohet kėtij brezi, 51 nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarisė, qė u vra midis altarit dhe tempullit. Po, po jua them, kėtij brezi do ti kėrkohet llogari. 52 Mjerė ju, o mėsues tė ligjit! Sepse ju keni marrė ēelėsin e dijes; ju vetė nuk hytė, por penguat ata qė donin tė hynin." 53 Dhe kur doli prej andej, skribėt dhe farizenjtė filluan ta marrin mėri keqas e ta sulmojnė me pyetje pėr shumė gjėra, 54 duke i ngritur kurth pėr tė kapur ndonjė gjė qė mund ti shpėtonte nga goja.
|
|||