Home
Dhjata e Re
Lluka


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24


Lluka

10
1
Dhe pas kėtyre Zoti caktoi edhe shtatėdhjetė [e dy] tė tjerė, dhe i dėrgoi dy e nga dy para Tij nė ēdo qytet e vend ku kishte ndėr mend tė shkonte Ai vetė.
2 Dhe u thoshte: "Tė korrat janė tė shumta, por argatėt janė tė paktė; lutjuni Zotit tė tė korrave, qė Ai tė nxjerrė argatė nė tė korrat e Veta.
3 Shkoni! Ja, po ju dėrgoj si qengjat nė mes tė ujqve.
4 Mos merrni me vete as kuletė, as trastė e as opinga, dhe askėnd mos pėrshėndetni rrugės.
5 Dhe nė ēdo shtėpi qė tė hyni, mė parė thoni: ‘Paqja qoftė nė kėtė shtėpi’.
6 Dhe nė qoftė atje ndonjė bir i paqes, mbi tė do tė qėndrojė paqja juaj, pėrndryshe, do tė kthehet te ju.
7 Dhe qėndroni nė atė shtėpi, duke ngrėnė e duke pirė ēfarė t’ju japin; sepse punėtori e ka me hak pagėn e vet. Mos kaloni nga shtėpia nė shtėpi.
8 Dhe nė ēdo qytet ku do tė hyni dhe do t’ju presin, hani ēfarė t’ju vėnė pėrpara.
9 Shėroni tė sėmurėt qė janė atje dhe u thoni: ‘Mbretėria e Perėndisė ju ėshtė afruar’.
10 Por nė atė qytet ku do tė hyni dhe nuk do t’ju presin, dilni nėpėr rrugėt e tij dhe thoni,
11 ‘Edhe pluhurin e qytetit tuaj qė na ėshtė ngjitur ndėr kėmbė, po e shkundim kundėr jush; veēse ta dini qė mbretėria e Perėndisė po afrohet’.
12 Po ju them qė nė atė ditė mė e lehtė do tė jetė pėr Sodomėn, sesa pėr atė qytet.
13 Mjerė ti, Korazin! Mjerė ti, Betsaida! Sepse po tė ishin bėrė nė Tir e nė Sidon mrekullitė qė janė bėrė te ju, ata do tė ishin penduar prej kohėsh, duke u veshur me thasė e duke ndenjur nė hi.
14 Por po ju them se nė ditėn e gjykimit Tiri e Sidoni do ta kenė mė tė lehtė se ju pėr tė duruar.
15 Dhe ti, Kapernaum, mos vallė do tė lartėsohesh deri nė qiell? Poshtė nė ferr do tė gremisesh.
16 Ai qė ju dėgjon ju, mė dėgjon Mua, dhe ai qė ju pėrbuz ju, mė pėrbuz Mua dhe ai qė mė pėrbuz Mua, pėrbuz Atė qė mė ka dėrguar Mua."
17 Dhe ata tė shtatėdhjetė [e dy] u kthyen tė gėzuar, duke thėnė: "Zot, edhe demonėt po na nėnshtrohen nė emrin Tėnd."
18 Ai u tha: "E shihja se si binte Satani nga qielli si njė vetėtimė.
19 Ja, ju kam dhėnė fuqi qė tė shkelni mbi gjarpėrinj e akrepa dhe tė mposhtni ēdo fuqi tė armikut dhe asgjė nuk do t’ju dėmtojė.
20 Megjithatė mos u gėzoni qė frymėt ju nėnshtrohen; por gėzohuni qė emrat tuaj janė shkruar nė qiej."
21 Nė po atė orė Ai u ngazėllua nė Frymėn e Shenjtė dhe tha: "Po tė lėvdoj Ty, O Atė, Zot i qiellit dhe i dheut, qė ua ke fshehur kėto gjėra tė menēurve dhe tė zgjuarve dhe ua ke zbuluar tė vegjėlve. Po, o Atė, sepse kėshtu tė ka pėlqyer Ty.
22 Gjithēka mė ėshtė dorėzuar nga Ati Im dhe askush veē Atit nuk e di se kush ėshtė Biri dhe askush nuk e di se kush ėshtė Ati pėrveē Birit dhe atij tė cilit Biri dėshiron t’ia zbulojė."
23 Dhe duke u kthyer nga dishepujt, u tha mėnjanė: "Lum sytė qė shohin ato qė shihni ju.
24 Sepse, po ju them, qė shumė profetė dhe mbretėr kanė dashur t’i shohin ato qė shihni ju dhe nuk i kanė parė, tė dėgjojnė ato qė dėgjoni ju dhe nuk i kanė dėgjuar."
25 Dhe ja, njė njeri i ligjit u ngrit pėr ta vėnė nė provė, duke thėnė: "Mjeshtėr, ēfarė duhet tė bėj qė tė trashėgoj jetėn e amshuar?"
26 Ai i tha: "Ēfarė ėshtė shkruar nė Ligj? Si e lexon ti?"
27 Ai u pėrgjigj dhe tha: "Duaje Zotin, Perėndinė tėnd me tėrė zemrėn tėnde, me tėrė shpirtin tėnd, me tėrė forcėn tėnde e me tėrė mendjen tėnde, duaje edhe tė afėrmin tėnd ashtu si veten tėnde."
28 Jezusi i tha: "Drejt u pėrgjigje; bėje kėtė dhe do tė jetosh."
29 Por ai, duke dashur t’i jepte tė drejtė vetes, i tha Jezusit: "E kush ėshtė i afėrmi im?"
30 Dhe Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: "Njė njeri, qė zbriste nga Jeruzalemi nė Jeriko, ra nė duar tė kusarėve, tė cilėt, pasi e zhveshėn dhe e rrahėn, u larguan duke e lėnė gjysmė tė vdekur.
31 Rastėsisht, njė prift qė po zbriste asaj rruge, e pa dhe kaloi nė anėn tjetėr rrugės.
32 Po ashtu edhe njė levit, qė erdhi nė atė vend, e pa dhe kaloi nė anėn tjetėr.
33 Ndėrsa njė samaritan, qė po udhėtonte, i shkoi pranė dhe, kur e pa, i erdhi keq.
34 Iu afrua, ia lidhi plagėt duke ia lyer me vaj e verė, e vuri mbi kafshėn e vet, e solli nė njė bujtinė dhe u kujdes pėr tė.
35 Tė nesėrmen, nxori dy denarė, ia dha bujtinarit dhe tha: ‘Kujdesu pėr tė dhe ēfarėdo shpenzimi tė tepėrt qė tė bėsh, do tė ta paguaj kur tė kthehem’.
36 Cili prej atyre tė treve, mendon ti se ishte i afėrmi i atij qė ra nė duar tė kusarėve?"
37 Ai tha: "Ai qė tregoi mėshirė pėr tė." Jezusi i tha: "Shko e bėj edhe ti tė njėjtėn gjė."
38 Kur ishin nė rrugė e sipėr, Ai hyri nė njė fshat, ku e priti nė shtėpinė e saj njė grua me emrin Marta.
39 Kjo kishte njė motėr qė quhej Mari. Edhe kjo u ul tek kėmbėt e Zotit e po dėgjonte fjalėn e Tij.
40 Por Marta, qė ishte e zėnė me punėt e shumta tė shėrbimit, iu afrua dhe i tha: "Zot, a nuk tė vjen keq qė ime motėr mė la vetėm tė shėrbej? Thuaji pra asaj qė tė mė ndihmojė."
41 Dhe Zoti, duke u pėrgjigjur, i tha: "Marta, Marta, kujdesesh dhe shqetėsohesh pėr shumė gjėra.
42 Por njė gjė ėshtė e nevojshme. Maria zgjodhi pjesėn e mirė, qė nuk do t’i merret."