1
1
Meqenėse shumė veta kanė marrė pėrsipėr tė renditin rrėfimin e
atyre gjėrave qė kanė ndodhur midis nesh,
2 ashtu siē na i kanė lėnė ata, tė cilėt qė
prej fillimit ishin dėshmitarė tė fjalės dhe u bėnė shėrbyes tė
saj,
3 mu duk me vend edhe mua, qė i kam ndjekur kėto
gjėra me saktėsi qė prej fillimit, qė ti shkruaj me radhė, fort
i nderuar Teofil,
4 qė ta marrėsh vesh vėrtetėsinė e atyre gjėrave
qė tė kanė mėsuar.
5 Nė ditėt e Herodit, mbretit tė Judesė, ishte
njė prift me emrin Zakaria, nga grupi i Abijas, dhe e shoqja e tij, qė
ishte nga tė bijat e Aaronit dhe quhej Elizabetė.
6 Dhe tė dy ishin tė drejtė pėrpara Perėndisė,
duke ndjekur pikė pėr pikė tė gjitha porositė dhe urdhėrimet e
Zotit.
7 Ata nuk kishin fėmijė, sepse Elizabeta ishte
beronjė, dhe tė dy ishin mjaft tė shtyrė nė moshė.
8 Dhe ndodhi qė, ndėrsa Zakaria po shėrbente si
prift pėrpara Perėndisė, sipas radhės nė grupin e vet,
9 sipas zakonit tė priftėrisė, i ra shorti tė
hynte nė tempullin e Zotit pėr tė djegur temjanin.
10 E gjithė gjindja po lutej pėrjashta nė orėn e
temjanit.
11 Atij iu shfaq njė engjėll i Zotit duke qėndruar
nė tė djathtė tė altarit tė temjanit.
12 Zakaria, kur e pa, u shqetėsua, dhe e pushtoi
frika.
13 Por engjėlli i tha: "Mos ki frikė, Zakari,
sepse lutja jote u dėgjua; jot shoqe Elizabeta do tė tė lindė njė
djalė, tė cilit do tia vėsh emrin Gjon.
14 Ai do tju sjellė gėzim e hare, dhe shumė do
tė gėzojnė pėr lindjen e tij.
15 Sepse ai do tė jetė i madh para Zotit; nuk do tė
pijė as verė e as pije tė forta, dhe do tė mbushet me Frymėn e
Shenjtė qė nė bark tė nėnės.
16 Dhe do ti kthejė te Zoti, Perėndia i tyre,
shumė nga bijtė e Izraelit.
17 Ai do tė shkojė para Tij me frymė dhe me fuqi
tė Elias, pėr ti kthyer zemrat e etėrve te fėmijėt, dhe tė
pabindurit te menēuria e tė drejtėve pėr tė bėrė gati njė
popull tė pėrgatitur pėr Zotin."
18 Zakaria i tha engjėllit: "Si do ta marr vesh
kėtė punė? Sepse unė jam i moshuar dhe ime shoqe ėshtė e shtyrė
nė moshė."
19 Engjėlli u pėrgjigj dhe i tha: "Unė jam
Gabrieli, ai qė qėndron pėrpara Perėndisė, dhe jam dėrguar tė
flas me ty e tė tė sjell kėtė lajm tė mirė.
20 Dhe, ja, ti do tė mbetesh i pagojė, e nuk do tė
mund tė flasėsh deri nė ditėn kur tė ndodhin kėto gjėra, sepse
nuk besove nė fjalėt e mia, tė cilat do tė pėrmbushen kur tu
vijė koha."
21 Populli po e priste Zakarinė, dhe habitej qė ai
po vonohej nė tempull.
22 Kur doli, nuk ishte nė gjendje tu fliste atyre;
ata e morėn vesh qė ai kishte parė njė vegim nė tempull; ua bėnte
me shenja dhe mbeti i pagojė.
23 Dhe ndodhi qė, kur u mbushėn ditėt e shėrbesės
sė tij, ai u largua pėr nė shtėpinė e vet.
24 Pas kėtyre ditėve, gruaja e tij, Elizabeta, mbeti
shtatzėnė dhe u fsheh pėr pesė muaj, duke thėnė:
25 "Kėshtu ka vepruar Zoti me mua nė ditėt kur
i ktheu sytė nga unė pėr tė ma hequr turpin midis njerėzve."
26 Dhe nė muajin e gjashtė Perėndia dėrgoi
engjėllin Gabriel nė njė qytet tė Galilesė, tė quajtur Nazaret,
27 te njė virgjėreshė e fejuar me njė njeri me
emrin Jozef, nga shtėpia e Davidit; emri i virgjėreshės ishte
Mari.
28 Engjėlli iu afrua asaj dhe i tha: "Tė
falem, o grua hirplote, Zoti ėshtė me ty."
29 Ajo u shqetėsua nga ajo fjalė dhe po vriste
mendjen ēlloj pėrshėndetjeje tė ishte kjo vallė.
30 Dhe engjėlli i tha: "Mos ki frikė Mari;
sepse ti ke gjetur hir pėrpara Perėndisė.
31 Dhe ja, do tė mbetesh shtatzėnė, e do tė
lindėsh njė djalė, dhe emrin do tia vėsh Jezus.
32 Ai do tė jetė i madhėrishėm dhe do tė quhet
Bir i Mė tė Lartit; dhe Zoti Perėndi do ti japė Atij fronin e
Davidit, atit tė Tij.
33 Ai do tė mbretėrojė pėrjetė mbi shtėpinė e
Jakobit e mbretėria e Tij nuk do tė ketė mbarim."
34 Maria i tha engjėllit: "Si do tė ndodhė
kjo, kur unė nuk njoh asnjė burrė?"
35 Engjėlli iu pėrgjigj dhe i tha: "Fryma e
Shenjtė do tė zbresė mbi ty dhe hija e fuqisė sė Mė tė Lartit do
tė tė mbulojė; prandaj edhe i shenjti qė do tė lindė, do tė quhet
Bir i Perėndisė.
36 Dhe ja, kushėrira jote, Elizabeta, edhe ajo
ėshtė shtatzėnė me njė djalė nė pleqėri tė saj, dhe tani, ajo
qė e quanin beronjė, ėshtė nė muajin e gjashtė.
37 Sepse asgjė nuk ėshtė e pamundur pėr
Perėndinė."
38 Atėherė Maria tha: "Jam shėrbėtore e
Zotit; u bėftė me mua siē thua ti." Dhe engjėlli u largua prej
saj.
39 Nė ato ditė, Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim
nė malėsi, nė njė qytet tė Judės.
40 Hyri nė shtėpinė e Zakarisė dhe pėrshėndeti
Elizabetėn.
41 Dhe ndodhi qė, kur Elizabeta dėgjoi
pėrshėndetjen e Marisė, foshnja lėvizi nė bark tė saj. Elizabeta u
mbush me Frymėn e Shenjtė dhe
42 thirri me zė tė lartė e tha: "E bekuar je
midis grave, dhe i bekuar ėshtė fryti i barkut tėnd.
43 E nga mė vjen kjo mirėsi, qė nėna e
Zotit tim po vjen tek unė?
44 Sepse, ja, sapo erdhi nė veshėt e mi zėri i
pėrshėndetjes sate, foshnja mė kėrceu me gėzim nė bark.
45 Lum ajo qė ka besuar, sepse ato qė Zoti i ka
folur asaj, do tė pėrmbushen."
46 Maria i tha: "Shpirti im madhėron Zotin,
47 dhe fryma ime ngazėllehet nė Perėndinė,
Shpėtimtarin tim,
48 sepse Ai i ktheu sytė te pėrvujtėria e
shėrbėtores sė Vet. Tani e tutje tė gjithė brezat do tė mė
quajnė tė bekuar,
49 sepse i Fuqishmi bėri gjėra tė mėdha pėr mua,
dhe i shenjtė ėshtė emri i Tij.
50 Mėshira e Tij kalon nga njėra brezni nė
tjetrėn tek ata qė ia kanė frikėn.
51 Ai bėri vepra tė fuqishme me krahun e Vet; i ka
pėrndarė ata qė mbahen krenarė thellė nė zemrat e tyre.
52 Ai zbriti tė fuqishmit nga fronet e tyre dhe
ngriti tė pėrvuajturit.
53 Tė uriturit i mbushi me gjėra tė mira; dhe tė
pasurit i dėboi duarbosh.
54 E ndihmoi Izraelin, shėrbėtorin e Vet, duke
kujtuar mėshirėn qė,
55 siē u foli etėrve tanė, i dha Abrahamit
dhe pasardhėsve tė tij pėr jetė."
56 Maria qėndroi me Elizabetėn rreth tre muaj e pastaj
u kthye nė shtėpinė e vet.
57 Kur i erdhi koha Elizabetės pėr tė lindur, ajo
nxori nė dritė njė djalė.
58 Fqinjėt dhe tė afėrmit e saj e dėgjuan qė Zoti
po ia shfaqte asaj madhėrisht mėshirėn e Vet, dhe ata gėzoheshin
bashkė me tė.
59 Dhe ndodhi qė ditėn e tetė, shkuan pėr ta
rrethprerė fėmijėn, dhe ia vunė emrin Zakari, sipas emrit tė tė
atit.
60 Por e ėma u pėrgjigj dhe tha: "Jo, jo! Do
tė quhet Gjon."
61 Ata i thanė: "Nuk ka njeri nga farefisi yt
qė tė quhet me kėtė emėr."
62 I bėnė me shenjė tė atit tė tij, pėr tė
marrė vesh se si donte ta quante ai.
63 Ai kėrkoi ti jepnin njė dėrrasėz dhe
shkroi kėtė: "Emri i tij ėshtė Gjon." Ata tė gjithė
mbetėn tė habitur.
64 Goja iu hap menjėherė, gjuha iu lirua, dhe
filloi tė fliste duke lėvduar Perėndinė.
65 Tė gjithė ata qė banonin rreth tyre, i zuri
frika, dhe nė mbarė malėsinė e Judesė flitej pėr tė gjitha kėto
punė.
66 Tė gjithė qė i dėgjonin kėto gjėra, i
ngulitėn nė zemrat e veta, duke thėnė: "Ēfėmijė do tė
jetė ky vallė? Sepse dora e Zotit ishte me tė."
67 I ati, Zakaria, u mbush me Frymėn e Shenjtė dhe
profetizoi, duke thėnė:
68 "I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Izraelit;
sepse erdhi tė shohė popullin e Vet dhe i dha shpengimin.
69 Ai ngriti pėr ne njė Shpėtimtar tė fuqishėm
nė shtėpi tė Davidit, shėrbėtorit tė Vet,
70 siē foli qėmoti me gojėn e profetėve tė Vet
tė shenjtė,
71 se do tė na shpėtojė prej armiqve tanė dhe nga
dora e tė gjithė atyre qė na urrejnė,
72 pėr tė shfaqur mėshirė ndaj etėrve tanė e
pėr tė kujtuar besėlidhjen e Tij tė shenjtė,
73 betimin qė Ai bėri para Abrahamit, atit tonė, se
do tė na lejojė,
74 pasi tė ēlirohemi nga dora e armikut, ti
shėrbejmė Atij pa frikė,
75 shenjtėrisht dhe me drejtėsi nė prani tė Tij,
gjatė gjithė ditėve tona.
76 Edhe ti, o fėmija im, do tė quhesh profet i Mė
tė Lartit, sepse ti do ti paraprish Zotit pėr tė pėrgatitur
udhėt e Tij,
77 pėr ti bėrė tė ditur popullit tė Tij
shpėtimin nėpėrmjet faljes sė mėkateve tė tyre;
78 falė mėshirės sė thellė tė Perėndisė sonė,
nėpėrmjet sė cilės do tė na vijė nga lart lindja e diellit,
79 pėr tu dhėnė dritė atyre qė qėndrojnė nė
errėsirė dhe nė hijen e vdekjes, pėr ti drejtuar kėmbėt tona
kah rruga e paqes."
80 Dhe fėmija rritej e forcohej nė frymė, dhe
qėndroi nė shkretėtirė deri nė ditėn kur iu shfaq hapur Izraelit.
|