Home
Dhjata e Re
2Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13


2 Korintasve

9
1
Sa pėr shėrbimin nė dobi tė shenjtėrve ėshtė e tepėrt pėr mua t’ju shkruaj,
2 sepse e di mirė gatishmėrinė tuaj dhe mburrem pėr tė para maqedonasve, duke thėnė qė ju nė Akai keni qenė gati pėr tė dhėnė qė vjet dhe zelli juaj i ka nxitur shumė prej tyre.
3 Por vėllezėrit i kam dėrguar, qė mburrja jonė pėr ju tė mos dalė e kotė nė kėtė pikė, qė, siē e kam thėnė, ju tė jeni tė pėrgatitur;
4 se mos vijnė maqedonasit me mua dhe ju gjejnė tė papėrgatitur; dhe neve tė na skuqet fytyra, pėr tė mos thėnė edhe juve, pėr kėtė besimin tonė te ju.
5 Prandaj e pashė tė domosdoshme t’u lutem vėllezėrve qė tė vijnė para meje te ju dhe tė pėrgatisin pėrpara dhuratėn bujare tė premtuar qė mė parė, qė kjo tė jetė gati si dhuratė bujare dhe jo si kėrkesė prej nesh.
6 Kėtė dua tė them, ai qė mbjell me koprraci, me koprraci do tė korrė dhe ai qė mbjell me bujari, me bujari do tė korrė.
7 Secili tė japė si ta ketė vendosur nė zemrėn e vet; jo me zemėr tė thyer ose me pahir, sepse Perėndia do atė qė jep me gėzim.
8 Perėndia mund tė bėjė qė hiri tė mbushullojė nė ju, sepse duke pasur gjithmonė gjėrat e nevojshme pėr gjithēka, tė mund t’i kryeni me bujari veprat e mira.
9 Siē ėshtė shkruar: "Ai shpėrndau, u dha tė varfėrve; drejtėsia e Tij mbetet pėr jetė."
10 Ai qė i jep farėn atij qė mbjell dhe bukėn pėr ushqim, do tė sigurojė dhe do tė shumojė edhe farėn tuaj dhe do tė rritė frytin e drejtėsisė suaj.
11 Kėshtu do tė jeni tė pasur pėr ēdo bujari, e cila pastaj do tė bėjė qė t’i ngrihet njė himn falėnderimi Perėndisė nėpėrmjet nesh.
12 Sepse kryerja e kėsaj shėrbese jo vetėm qė i pėrmbush nevojat e shenjtėrve, por gjithashtu ka vlerė mė tė madhe nėpėrmjet falėnderimeve tė shumta Perėndisė.
13 Pėr shkak tė provės qė ka dhėnė ky shėrbim, ata i japin lavdi Perėndisė pėr bindjen qė tregoni ndaj ungjillit tė Krishtit dhe pėr bujarinė e ndihmesės suaj ndaj tyre dhe ndaj gjithė tė tjerėve,
14 nė njė kohė kur edhe atyre, nė lutjen qė bėnin pėr ju, u digjet zemra pėr ju pėr shkak tė hirit tepėr tė madh qė ju ka dhėnė Perėndia.
15 I qofshim falė Perėndisė pėr dhuratėn e Tij tė parrėfyeshme!