Home
Dhjata e Re
2Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13


2 Korintasve

8
1
Tani, o vėllezėr, duam t’ju bėjmė tė ditur hirin qė Perėndi qė u ėshtė dhėnė kishave tė Maqedonisė.
2 Pa marrė parasysh provėn e gjatė tė mundimit, gėzimi i tyre i madh dhe varfėria e tyre nė kulm, janė shndėrruar nė pasurinė e bujarisė sė tyre.
3 Sepse dėshmoj qė ata kanė dhėnė sipas mundėsisė sė tyre, madje mė tepėr sesa kishin mundėsi. Kėtė e bėnė me dėshirėn e tyre,
4 duke na u lutur me gjithė shpirt qė t’u bėhej njė nder duke i lejuar tė merrnin pjesė nė kėtė shėrbim nė dobi tė shenjtėrve.
5 Madje, duke tejkaluar shpresat tona, ata iu dhanė mė parė Zotit dhe pastaj neve sipas vullnetit tė Perėndisė.
6 Kėshtu qė ne iu lutėm Titit, qė meqė e kishte filluar, ta pėrfundonte midis jush kėtė vepėr hiri.
7 Por siē dalloheni nė gjithēka, nė besim, nė fjalė, nė dije, nė ēdo pėrkujdesje dhe nė dashurinė tuaj pėr ne, ashtu dallohuni edhe nė kėtė vepėr bujarie.
8 Nuk po e them kėtė si urdhėr, por vetėm pėr tė vėnė nė provė ēiltėrsinė e dashurisė suaj nėpėrmjet kujdesit pėr tė tjerėt.
9 Sepse ju e dini hirin e Zotit tonė Jezus Krisht, qė megjithėse ishte i pasur, u bė i varfėr pėr ju, qė ju tė bėheshit tė pasur nėpėrmjet varfėrisė sė Tij.
10 Lidhur me kėtė po jap mendimin tim, sepse kjo ėshtė pėr dobinė tuaj; njė vit si sot ju ishit tė parėt qė jo vetėm filluat tė jepnit por edhe shprehėt dėshirėn pėr ta bėrė kėtė.
11 Por tani pėrfundojeni atė qė nisėt, qė siē ishit tė gatshėm pėr tė shprehur dėshirėn, po ashtu tė jeni tė gatshėm pėr ta realizuar brenda mundėsive tuaja.
12 Sepse kur njeriu tregohet i gatshėm, kjo gjė ėshtė e mirėpritur sipas asaj qė dikush ka, jo sipas asaj qė nuk ka.
13 Nuk duam qė disa tė shtrėngohen pėr tė lehtėsuar tė tjerėt, por qė tė ketė barazi.
14 Tani pėr tani bollėku juaj tė plotėsojė nevojėn e tyre, qė edhe bollėku i tyre tė plotėsojė nevojėn tuaj, nė mėnyrė qė tė ketė barazi,
15 siē ėshtė shkruar: "Ai qė mblodhi shumė nuk kishte me tepri dhe ai qė mblodhi pak nuk kishte mangėsi."
16 Por i qofshim falė Perėndisė, qė i shtiu nė zemėr Titit po atė pėrkujdesje pėr ju.
17 Sepse Titi jo vetėm qė e pranoi lutjen tonė, por meqė ishte shumė i zellshėm, me dėshirėn e vet doli pėr tė ardhur te ju.
18 Bashkė me tė dėrguam vėllanė, i cili ėshtė lėvduar nė tė gjitha kishat pėr shėrbimin e tij ndaj ungjillit;
19 dhe pėr mė tepėr, ai ėshtė zgjedhur prej kishave qė tė na shoqėrojė nė kėtė vepėr hiri, qė ne po kryejmė pėr lavdinė e Vetė Zotit dhe pėr tė treguar vullnetin tonė tė mirė.
20 Po marrim masa qė askush tė mos na qortojė pėr punėn tonė nė qeverisjen e kėsaj dhurate tė bollshme,
21 sepse ne kujdesemi qė tė bėjmė ē’ėshtė e mirė, jo vetėm para Zotit, por edhe para njerėzve.
22 Bashkė me ta kemi dėrguar vėllanė tonė, zellin e tė cilit e kemi provuar shpeshherė nė shumė punė, por tani ai ėshtė mė i zellshėm se asnjėherė, pėr shkak tė besimit tė madh qė ka nė ju.
23 Sa pėr Titin, ai ėshtė bashkėpjesėtar me mua dhe bashkėpunėtor nė shėrbimin tuaj; sa pėr vėllezėrit tanė, ata janė pėrfaqėsues tė kishave dhe lavdi e Krishtit.
24 Prandaj tregojuni atyre hapur pėrpara kishave provėn e dashurisė suaj dhe tė mburrjes sonė pėr ju.