Home
Dhjata e Re
2Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13


2 Korintasve

11
1
Sa do tė doja qė tė duronit pak marrėzi nga ana ime dhe vėrtet ju po mė duroni.
2 Ushqej pėr ju njė xhelozi Perėndie; sepse ju fejova me njė burrė tė vetėm pėr t’ju paraqitur te Krishti si njė virgjėreshė tė dėlirė.
3 Por kam frikė se ashtu siē mashtroi gjarpėri Evėn me dinakėrinė e vet, po ashtu edhe mendimet tuaja do tė prishen duke u larguar nga thjeshtėsia dhe pastėrtia ndaj Krishtit.
4 Sepse, nėse vjen dikush qė predikon njė Jezus tjetėr nga Ai qė kemi predikuar ne, ose po tė merrnit njė frymė tjetėr nga ē’keni marrė, ose njė ungjill tjetėr nga ai qė keni pranuar, do ta duronit fort bukur.
5 Mendoj se kurrė nuk kam qenė mė i pakėt se apostujt mė tė lartė.
6 Mund tė jem i pastėrvitur nė fjalė, por megjithatė njohuri kam; nė fakt, jua kemi bėrė tė qartė me tė gjitha mėnyrat dhe nė gjithēka.
7 Apo kam bėrė ndonjė mėkat qė e ula veten pėr t’ju lartėsuar ju, duke jua predikuar falas ungjillin e Perėndisė?
8 Kam zhveshur kisha tė tjera, duke u marrė pagė pėr jetesė, me qėllim qė t’ju shėrbeja juve.
9 Kur isha me ju dhe, kur kisha nevojė, nuk iu bėra barrė askujt, sepse kur erdhėn vėllezėrit nga Maqedonia, m’i plotėsuan tė gjitha nevojat qė kisha. Nė ēdo gjė u ruajta dhe vazhdoj tė ruhem qė mos ju bėhem barrė.
10 Meqė e vėrteta e Krishtit ėshtė nė mua, askush nuk do ta pengojė kėtė mburrje timen nė krahinat e Akaisė.
11 Pse? Se nuk ju dua? Perėndia e di!
12 Por atė qė po bėj, do tė vazhdoj ta bėj, qė tė mos u jap shkas atyre qė presin rastin tė dalin njėsoj me ne pėr atė qė ata mburren.
13 Sepse njerėz tė kėtillė janė apostuj tė rremė, punėtorė hileqarė, qė hiqen si apostuj tė Krishtit.
14 Dhe nuk ėshtė ēudi, se edhe vetė Satani hiqet si engjėll drite.
15 Prandaj nuk ėshtė pėr t’u habitur, nėse edhe shėrbyesit e tij e heqin veten si shėrbyes tė drejtėsisė, por fundi i tyre do tė jetė sipas veprave tė tyre.
16 Pėrsėri po e them, askush tė mos mė quajė si tė marrė; por nė e bėfshi kėtė, edhe si tė marrė mė pranoni, qė edhe unė tė mburrem pakėz.
17 Atė qė flas, nuk e them siē do tė fliste Zoti, por siē do tė vepronte njė i marrė, me kėtė bindje qė kam se mund tė mburrem.
18 Meqenėse shumė veta mburren sipas mishit, atėherė do tė mburrem edhe unė.
19 Sepse me kėnaqėsi i duroni tė marrėt, ju qė jeni tė menēur.
20 Nė tė vėrtetė ju duroni ata qė ju bėjnė skllevėr, qė ju pėrpijnė, qė ju shfrytėzojnė, qė janė arrogantė, qė ju godasin nė fytyrė
21 Me turp e them se kemi qenė tė dobėt. Por pėr atė qė mund tė guxojė tė mburret dikush, po flas si i marrė, pėr atė edhe mua nuk do tė mė mungojė guximi tė mburrem.
22 Janė hebrenj? Edhe unė hebre jam. Janė izraelitė? Edhe unė izraelit jam. Janė pasardhės tė Abrahamit. Edhe unė i tillė jam.
23 Janė shėrbėtorė tė Krishtit? (Po flas si i marrė) Unė ca mė tepėr; jam munduar mė shumė, kam qenė mė shpesh nė burgje, jam i rrahur mė ashpėr, shpeshherė nė rrezik vdekjeje.
24 Pesė herė kam marrė nga judenjtė dyzet kamxhikė pa njė.
25 Tri herė mė rrahėn me shkopinj, njė herė me qėlluan me gurė, tri herė m’u mbyt anija, njė natė e njė ditė e kam kaluar nė det tė hapur,
26 shpeshherė nė udhėtime, nė rreziqe nga lumenjtė, nė rreziqe nga kusarėt, nė rreziqe prej njerėzve tė mi, nė rreziqe nga kombet, nė rreziqe nė qytet, nė rreziqe nė shkretėtirė, nė rreziqe nė det, nė rreziqe mes vėllezėrve tė rremė,
27 nė lodhje e nė mundim, shpeshherė pa gjumė, me uri dhe etje, shpeshherė pa bukė, nė tė ftohtė e nė lakuriqėsi.
28 Pėrveē gjėrave tė tjera, shqetėsimi im i pėrditshėm ėshtė kujdesi pėr tė gjitha kishat.
29 Kush ėshtė i dobėt, qė tė mos jem edhe unė i tillė? Kush ka shkandulluar dhe unė nuk jam djegur pėrbrenda?
30 Nėse duhet tė mburrem, do tė mburrem pėr ato qė lidhen me dobėsinė time.
31 Perėndia dhe Ati i Zotit Jezus, Ai qė ėshtė pėrjetė i bekuar, e di qė nuk po gėnjej.
32 Nė Damask qeveritari i mbretit Areta ruante qytetin e damaskasve qė tė mė kapnin.
33 Por mė zbritėn nga njė dritare nėpėrmjet murit, nė njė kosh, dhe shpėtova nga duart e tij.