1
1
Pali, apostull i Krishtit Jezus me vullnetin e Perėndisė, dhe Timoteu
vėllai ynė, kishės sė Perėndisė qė ėshtė nė Korint, si dhe tė
gjithė shenjtėrve nė mbarė Akainė:
2 Paēi hir dhe paqe nga Perėndia Ati ynė dhe Zoti
Jezus Krisht.
3 I bekuar qoftė Perėndia dhe Ati i Zotit tonė
Jezus Krisht, Ati i dhembshurisė dhe Perėndia i ēdo ngushėllimi,
4 i cili na ngushėllon nė ēdo mundim tonin, qė
edhe ne tė mund tė ngushėllojmė ata qė ndodhen nė ēfarėdo lloj
mundimi me anė tė ngushėllimit qė ne vetė kemi marrė nga
Perėndia.
5 Sepse ashtu siē mbushullojnė te ne vuajtjet e
Krishtit, po ashtu mbushullon edhe ngushėllimi ynė nėpėrmjet
Krishtit.
6 Por nėse mundohemi, kjo bėhet pėr
ngushėllimin dhe shpėtimin tuaj; nėse ngushėllohemi, kjo bėhet
pėr ngushėllimin tuaj qė shfaqet nė durimin e po atyre vuajtjeve qė
po heqim edhe ne.
7 Shpresa jonė te ju ėshtė e patundur, sepse e
dimė se ashtu siē merrni pjesė nė vuajtje, po ashtu do tė merrni
pjesė edhe nė ngushėllim.
8 Sepse nuk duam qė ju tė mos dini, vėllezėr, pėr
mundimin qė kaluam nė Azi, ku vuajtėm jashtė mase, tej fuqive tona,
saqė humbėm shpresėn edhe pėr jetėn.
9 Vėrtet, vendimin e vdekjes e ndjemė nė zemrėn
tonė. Por kjo ndodhi qė tė mos kishim besim nė veten tonė, por nė
Perėndinė qė ngjall tė vdekurit.
10 Ai na ka shpėtuar dhe do tė na shpėtojė nga
njė vdekje kaq e madhe. Tek Ai i kemi vėnė shpresat se do tė
vazhdojė tė na shpėtojė.
11 Edhe ju na ndihmoni duke u lutur pėr ne, qė
shumė veta tė falėnderojnė nė emrin tonė pėr dhuratėn qė na u
dha nėpėrmjet lutjeve tė shumė njerėzve.
12 Sepse mburrja jonė ėshtė kjo: ndėrgjegjja jonė
dėshmon se sjellja jonė nė botė, dhe sidomos ndaj jush, ka qenė me
thjeshtėsi dhe ēiltėrsi tė perėndishme, jo me menēurinė e mishit,
por me hirin e Perėndisė.
13 Sepse nuk ju shkruajmė tjetėr gjė veē atyre qė
lexoni e kuptoni dhe shpresoj se do ti kuptoni deri nė fund,
14 siē edhe na keni kuptuar deri diku, qė ju tė
mund tė mburreni me ne, siē do tė mburremi edhe ne me ju nė ditėn e
Zotit tonė Jezus.
15 Me kėtė besim tė sigurt desha mė parė tė vija
te ju, qė ju tė merrnit njė bekim tė dytė,
16 dhe pastaj nga ju tė kaloja nėpėr Maqedoni e
pėrsėri prej Maqedonisė tė vija te ju dhe prej jush tė pėrcillesha
pėr nė Jude.
17 Prandaj, kur mendova ta bėj kėtė, mos vallė kam
vepruar me mendjelehtėsi? Apo ato qė kam ndėr mend ti bėj, mos
vallė mendoj ti bėj sipas mishit, qė tė mund tė them nė tė
njėjtėn kohė Po, po dhe Jo, jo?
18 Por meqė Perėndia ėshtė besnik, fjala qė ne ju
dhamė, nuk ėshtė Po dhe Jo.
19 Sepse Biri i Perėndisė, Jezus Krishti, qė unė,
Silvani dhe Timoteu predikuam midis jush, nuk ishte Po dhe Jo, por nė
Atė ka qenė gjithmonė Po.
20 Sepse tė gjitha sa janė premtimet e
Perėndisė, janė Po nė Krishtin; prandaj nėpėrmjet Tij
ne themi Amen pėr lavdinė e Perėndisė.
21 Perėndia ėshtė Ai qė na bėn ne bashkė me ju
tė qėndrojmė fort nė Krishtin. Ai na ka vajosur,
22 na ka vėnė vulėn e Vet dhe na ka dhėnė kaparin
e Frymės nė zemrat tona.
23 Por unė po thėrres Perėndinė si dėshmitar pėr
shpirtin tim, se qėllimi im qė nuk u ktheva nė Korint, ishte tju
kurseja ju.
24 Jo se ne jemi zotėr mbi besimin tuaj, por jemi
bashkėpunėtorė nė gėzimin tuaj, sepse ju po qėndroni tė fortė
nė besimin tuaj.
|