Home
Dhjata e Re
1Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

1 Korintasve

8
1
Sa pėr ato qė u flijohen idhujve, e dimė qė tė gjithė kemi njohuri. Njohuria tė krekos, por dashuria ndėrton.
2 Nėse dikush mendon se di diēka, ai ende nuk di ashtu siē duhet tė dijė.
3 Por, nėse dikush e do Perėndinė, Perėndia e njeh atė.
4 Pra, sa pėr ngrėnien e atyre qė flijohen pėr idhujt, e dimė se nė botė nuk ka asnjė idhull dhe se nuk ka asnjė Perėndi veē njėrit.
5 Sepse, edhe sikur tė ketė tė ashtuquajtur perėndi, qoftė nė qiell ose nė tokė (siē ka vėrtet shumė perėndi dhe shumė zota),
6 pėr ne ka njė Perėndi, Ati, prej tė cilit kanė ardhur tė gjitha gjėrat, dhe pėr tė cilin ne jetojmė; ka njė Zot, Jezus Krishti, nėpėrmjet tė cilit ekzistojnė tė gjitha gjėrat dhe nėpėrmjet tė cilit ne jetojmė.
7 Megjithatė, jo ēdo njeri e ka kėtė njohuri; disa, qė deri tani janė mėsuar me idhujt, e hanė ushqimin sikur tė jetė diēka qė ėshtė flijuar pėr idhull dhe kėshtu ndėrgjegjja e tyre, duke qenė e dobėt, mbetet e pėrlyer.
8 Nuk ėshtė ushqimi ai qė do tė na afrojė me Perėndinė; nuk ėshtė se, po tė mos hamė, do tė jemi mė pak tė kėqinj dhe, po tė hamė, do tė jemi mė tė mirė.
9 Shikoni se mos kjo liri juaja bėhet pengesė pėr tė dobėtit.
10 Sepse, po tė tė shohė dikush, qė e ka ndėrgjegjen tė dobėt, se ti, qė ke njohuri, je shtruar pėr tė ngrėnė nė njė tempull idhujsh, a nuk do tė marrė zemėr edhe ai pėr tė ngrėnė gjėrat qė u flijohen idhujve?
11 Sepse vėllai, qė ėshtė i dobėt, pėr tė cilin vdiq Krishti, do tė shkojė dėm nga njohuria jote.
12 Pra, kur mėkatoni nė kėtė mėnyrė kundėr vėllezėrve dhe u plagosni ndėrgjegjen e tyre tė dobėt, ju mėkatoni kundėr Krishtit.
13 Prandaj, nėse ushqimi im e bėn tė rrėzohet vėllanė tim, nuk do tė ha kurrė mė mish, qė vėllai im tė mos shkandullohet.